Ky është parashikimi i motit pë gjithë javën, vjeshta po vjen

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Masa ciklonike që ka depërtuar mbi Mesdhe, ditëve të ardhshme pritet të kalojë edhe nga rajoni ynë, duke sjellur mot të ftohtë, kryesisht me vransira dhe me të reshura shiu.

Ndërsa nga mesi i javës, masa më të ftohta ajrore polare nga Rusia do të depërtojnë mbi rajon duke zbritur temperaturat dukshëm nën vlera mesatare, që njëherësh është edhe depërtimi i parë për këtë periudhë i masave polare kontinentale.

Sipas “Prishtina Weather”,gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i ngrohtë, me vransira dhe intervale me diell, më vonë gjatë mbrëmjes priten edhe reshje lokale shiu.

Edhe të hënën do të mbajë mot me vransira dhe intervale me diell, kohëpaskohe me shi, që vende-vende mund të shoqërohen edhe me bubullimë.

Të martën do të mbajë mot i ftohtë kryesisht i vranët me rrebeshe shiu, derisa të mërkurën priten edhe intervale me diell.

Të mërkurën pasdite vransirat do të shtohen, e në mbrëmje priten reshje shiu që do të vazhdojnë edhe paraditen e ditës së enjte, ku më pas gjatë ditës reshjet pushojnë, por që do të mbajë mot më i ftohtë.

Të premten do të ketë intervale më të gjata me diell.

Temperaturat do të pësojnë rënie të theksuar, ku minimalet do të zbresin nga 13C, të hënën, deri në 4C, të premten, ndërsa ato maksimale nga 22C do të zbresin në 15C deri 17C.

Të hënën era do të fryejë nga jugperëndimi 4-7m/s, ndërsa nga dita e martë nga veriu 2-6m/s.

Shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale, e më pas gradualisht do të rritet

mo_1474195638-8078158.png
http://www.gazetaexpress.com/
 
Titulli: Ky është parashikimi i motit pë gjithë javën, vjeshta po vjen

Me duket eshte hera e par se postohet nje teme e till!!legjend je i pa konkurrent:yje:
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top