Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ky është kundërgrusht shteti... Me një gur vret tre zogj

Analisti i gazetës “Sِzcü”, Bekir Coşkun, ka shkruar sot një analizë në lidhje me përpjekjen për grusht shteti në Turqi

Komedi…

Ky është kundërgrusht shteti…

Njësoj si t’i vësh pengesë vetes…

Civilët shpëtuan ushtarakët prej ushtarakëve…

*

A nuk bëhet ndaj qeverive civile grushti i shtetit?.. Shyqyr që nuk pati asnjë ministër, burokrat apo politikan të arrestuar…

Presidenti kishte dy ditë tashmë që nuk dukej gjëkund...

Pasi erdhi në Stamboll dhe tha, “Unë u largova nga Marmarisi, por ata kishin hedhur bombë atje” dhe u kuptua mirë fare që ishte në Stamboll tashmë, kryengritësit iu drejtuan hotelit ku kishte qenë duke pushuar në Marmaris…

Nuk kishte diçka të tillë…

*

Po kanë edhe një huq të keq ata që duan t’i bëjnë atentat apo grusht shteti këtyre; shkojnë në vend për ta kryer atentatin apo grushtin e shtetit pasi të jetë larguar nga vendi personi në fjalë…

Dhe kjo, për Bylent Arënçin është si ajo historia me atentat mes marangozit dhe kuzhinierit…

*

Lëre pastaj që orari është fare i papërshtatshëm për grusht shteti; 10:15…
Pse në kinema je duke shkuar?…

Pikërisht në kohën kur lëvizja është duke falur jatsinë e së premtes mbrëma…

*

E morën nën kontroll RTT-në (TRT), për shembull, po në këtë vend ka plot 65 televizione. Cili është më pak i shikuari? …

RTT-ja…

Plan i paparë deri këtu…

*

Diç e ndërlikuar…

Ta zëmë se u hodh një bombë ndanë Pallatit Presidencial, po nuk ke nga ta kuptosh se e kanë bërë për t’i marrë frytet te Kuvendi? Kush e kupton dot?

*

Unë dhe gjithë shokët e mi në gazetë nuk i kemi aprovuar kurrë grushtat e shtetit dhe e besojmë fort se ata sjellin veç errësirë nga pas…

*

Mirëpo bëhet fjalë për po të njëjtin rrezik:

Ishte një provë force nga tabani i pushtetit…

Dhe u pëlqeu…

S’e fut dot më në shtëpi…

Ajo shtresë për të cilën Erdogani thoshte se “me zor po e mbaj në shtëpi” tani ka dalë në rrugë… Që këtej e tutje ata do të vijnë kudo, në park, në Gezi, në universitet, në shesh, kudo që të ketë ndonjë përpjekje antidemokratike, ata do të vijnë “për të shpëtuar” demokracinë…

*

Ezanët dhe thirrjet që dëgjohen pandërprerë prej xhamive, gjatë gjithë natës… Turma njerëzish që derdhen rrugës duke thirrur tekbir-e, të gatshëm për t’i vënë zjarrin çdo - gjëje rreth e rrotull… Njerëz me uniformë, që rrihen, të bërë copë e çikë, dhe që shtyhen sa andej këtej, por që janë duke qarë… Tanket që vjen e i largon bashkia…

Ushtarë me kokë të prerë…

Një Turqi e trembur dhe e frikësuar…

*

Me një gur vret tre zogj:
Kështu fillon edhe spastrimi që do të bëhet në radhët e Këshillit Ushtarak…
por bëhesh edhe hero, çka do të thotë se e ke të hapur edhe rrugën për “Kryetar” të shtetit…

Po u bë edhe prova e një kryengritjeje me bazë fetare…

Hë, do më?

Kaq është e gjitha…
Noa.al
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back