Ky është gafi i parë i Presidentes Jahjaga për vitin 2016

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka vizituar në paraditen e sotme Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Gjatë kësaj vizite Jahjaga ishte e shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani.

Por, presidentja e vendit Jahjaga në postimin e saj në Facebook ka bërë gafën e parë për vitin 2016, ajo e ka quajtur Rrahmanin zëvendësministër
largea_633276s15b1451656569.jpg
http://botasot.info/
 
Titulli: Ky është gafi i parë i Presidentes Jahjaga për vitin 2016

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, vizitoi sot Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Presidentja Jahjaga e shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani fillimisht u takuan me drejtorin e QKUK-së, Curr Gjoci dhe me drejtoreshën e Gjinekologjisë, Myrvete Paçarada ku u njoftuan për punën këtij reparti.

Po ashtu, Jahjaga ka vizituar nënën që lindi fëmijën e parë ne vitin 2016 në këtë qendër, duke i dëshiruar jetë të gjatë dhe të lumtur djalit dhe nënës.

"Jemi këtu në Qendrën Klinike Universitare, në klinikën e Gjinekologjisë. Kam ardhur këtu që ta përcjellim traditën tonë të përvjetshme që të vizitojmë fëmijën e parë të lindur. Unë së pari pata një takim me zëvendësministrin, me drejtorin e QKUK-së dhe me drejtoreshën Paçarada. U njoftova për së afërmi me punën e mbrëmshme të të gjithë personelit mjekësor dhe shfrytëzova rastin që në emër të të gjithë qytetarëve të Kosovës t’i falënderoj për një punë të jashtëzakonshme dhe profesionale që kanë treguar, jo vetëm gjatë natës së mbrëmshme të ndërrimit të motmoteve, por gjatë tërë vitit që e lamë pas. Poashtu vizitova edhe nënën Jetmirën e cila kishte kaluar një lindje të mirë gjatë natës së mbrëmshme dhe e urova për lindjën e fëmijës. Poashtu bebes së vogël i dëshirova jetë të gjatë, fat, shëndet dhe gëzime në jetën e tij së bashku me gjithë familjen e tij. Poashtu shfrytëzoj edhe njëherë rastin që t’i uroj te gjithë qytetarët e Kosovës për një vit të mbarë dhe të suksesshëm", ka thënë Jahjaga./A.M

largea_jahjaga-1j1451651060.jpg
 
Back
Top