Ky është Arjan Sala, roja hero që sakrifikoi veten për të shpëtuar punonjësit e magazinës tek CASA ITALIA

B25D91CD-AD4E-43A2-BD0F-0E53A69A770A.jpg

Heronjtë janë të rrallë në Shqipëri, e deri më tani janë cilësuar si të tillë ata të cilët kanë pak pushtet e para dhe përpiqen të ndihmojnë të varfërit.

Mirëpo, ndodh që hero, bëhet edhe dikush, që vjen nga një profesion i thjeshtë, i cili me zemrën e madhe dhe me dëshirën për të bërë mirë, humb veten. I tillë është edhe rasti i Arjan Salës, i cili për të shpëtuar punonjësit e magazinës në qendrën tregtare të Casa Italias, mbeti vetë i bllokuar mes flakëve që kanë shkrumbuar gjithçka.


Sipas familjarëve dhe punonjësve, Arjani ishte i pari që vrapoi për të nxjerrë jashtë punonjësit e magzinës dhe u përpoq më pas për të shuar flakët që sa vinin edhe shtoheshin.
Kanë kaluar më shumë se 40 orë dhe ende nuk ka asnjë shenjë jete nga Arjani, por tek të gjithë qytetarët shqiptarë shihet lutja për të gjetur trupin e tij dhe respekti i madh për gjestin që ka bërë.

Mësohet se zjarrfikësit kanë gjetur bombulat që mendohet se ka tentuar të fikë zjarrin Arjan Sala. Ata kanë thyer soletën dhe kanë hapur vrima për nxjerrjen e tymit që ka pushtuar magazinën, por nuk dihet se në cilën pjesë të saj mund të ketë qenë për herë të fundit Arjani.

/AKreport
 

Attachments

  • B25D91CD-AD4E-43A2-BD0F-0E53A69A770A.jpg
    B25D91CD-AD4E-43A2-BD0F-0E53A69A770A.jpg
    64.6 KB · Shikime: 0
  • B25D91CD-AD4E-43A2-BD0F-0E53A69A770A.jpg
    B25D91CD-AD4E-43A2-BD0F-0E53A69A770A.jpg
    64.6 KB · Shikime: 0
Po cfare ka ndodhur tek C.i?
 
Te pakten te gjendej trupi.Nese ka vdekur Zoti e cofte ne Xhennet!
 
si klodian rasha, si ky do e kem 1 lidhje fisi se s'ben.
Jam e lumtur qe pervec shembullit qe lane pas, paten dhe qindra -mijera vete qe u luten per shpirtin e tyre!
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top