Ky është Alban Semaku, ish-anëtari i bandës së Lushnjes që u gjet i vrarë në Peqin

WhatsApp-Image-2021-10-17-at-16.33.38.jpeg
Ky është Alban Semaku, 38-vjeçari që u gjet i vrarë me armë zjarri paraditen e sotme në Peqin. Trupi i pajetë u gjet në lagjen Çezmë, pranë lumit Shkumbin.

Pas verifikimeve të policisë rezultoi se viktima ishte Alban Semaku, emër i njohur për drejtësinë, pasi ka qenë pjesë bandës së Aldo Bares në Lushnje. 38-vjeçari ka dalë nga burgu në maj të këtij viti.

Sipas uniformave blu ai është arrestuar disa herë. Fillimisht në vitin 2006 është ekstraduar nga Italia, pas një vendimi të gjykatës së Lushnjes, pasi ishte dënuar për vrasje, si pjesë e një grupi kriminal.


Disa vite më vonë, në 2015, Semaku është arrestuar në flagrancë, pasi në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, për motive të dobëta, ka kanosur për jetën, me armë zjarri, shtetasin M. T. Gjithashtu, në nëntor të 2015 është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake” dhe “Kanosja”. Ndërsa në maj të këtij viti Semaku ka lënë qelinë e burgut të Peqinit ku ka vuajtur dënimin.

Kujtojmë se trupi i tij u gjet pranë një muri me blloqe. Nga hetimet e para dyshohet se ai mund të jetë vrarë në vend tjetër dhe është hedhur aty.



g.v/abcnews.al
 
Top