Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kuvend, Anduel Xhindi merr mandatin e deputetit

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
48188_9.jpg

TIRANث- Kuvendi i Shqipërisë nisi seancën e sotme plenare me betimin e Anduel Xhindi, djalit të deputetit të vrarë të PS-së Fatmir Xhindi. Anduel Xhindi merr mandatin e deputetit në Kuvend, pasi deputetja e PS-së Ermelinda Meksi u emërua si anëtare e Këshillit të Bordit të Bankës së Shqipërisë.

Deputeti i ri Adnuel Xhindi do të jetë deputeti i Partisë Socialiste në të njëjtën zonë elektorale, të të atit.

DISKUTOHET PR/LIGJI “PثR SIGURINث E PRODUKTEVE JOUSHQIMORE”
Ora 10:55 Deputeti i PS-së Ditmir Bushati foli për pr/ligjin mbi “sigurinë e produkteve joushqimore”, duke nënvizuar rëndësinë e zhvillimit të një fushatë paraprake, edukative dhe informuese, në lidhje me këtë çeshtje.
“Më i rëndësishëm se sa ligji është nevoja për një fushatë edukative informuese dhe t’u jepet kohë subjekteve të përgatiten për të hedhur në treg produktet” –u shpreh Bushati.
Duke përmendur dështimin e ligjit kundër duhanit, Bushati nënvizoi se ligjin nuk e bën të zbatueshëm vetëm parashikimi i ndëshkimeve.

Deputeti i PD-së Osman Metalla theksoi se pr/ligji “për “sigurinë e produkteve joushqimore”, detyron prodhuesit që të vendosin në treg vetëm produktet e sigurta dhe të sigurojnë informacionin e nevojshëm për konsumatorët, i cili duhet të jetë në gjuhën shqipe.
Metalla nënvizoi se mbikëqyrja e tregut do të bëhet nga struktura përgjegjëse.

PRODUKTET JOUSHQIMORE, NACO: Tث SIGURTA, SHALSI: NUK KA STRUKTURث MBIKثQYRثSE
Ora 11:00 Ministri i Ekonomisë, Nasip Naço në interpelancën e kërkuar nga deputeti socialist Eduart Shalsi në lidhje me pr/ligjin “Për sigurinë e përgjithshme të produkteve joushqimore”, u shpreh se ky ligj për mban gjithë sigurinë e kërkuar me ligj.
Ndërkohë deputeti i PS-së Eduart Shalsi deklaroi se opozita do e votojë këtë pojektligj, por ai kërkoi nga minsitri sigurinë për produktet joushqimore.
“Ne do ta miratojmë ligjin. ثshtë një ligj i domosdoshëm dhe siguria e produkteve është një ligj i rëndësishëm. Ne nuk jemi thjesht për të bërë ligjin, por për të miratuar një ligj efikas. ثshtë i pamjaftueshëm miratimi i tij nëse nuk do sigurohet me masat përkatëse”

Sipas Shalsit, ne nuk kemi një strukturë mbikeqyrëse për këto produkte, ndërkohë akuzoi qeverinë si të paftë për të bërë ligje të konrollueshme.
“Nuk ka një strukturë mbiëkqyrëse për sigurinë te produkteve. Në vitin 2007 parlamenti ka miratuar një ligj, por eende nuk ka një strukturë kontrolluese. Por, ca garancie kemi nëse nuk arrijmë të kontrollojmë. Unë e kam kuptuar paaftëinë e qeverisë për tëtë bërë ligje të kontrollueshme. Si është e mundur që shqiptarët nuk e dinë kush janë produktet”,- theksoi Shalsi.

Kuvend, sot në fokus reforma zgjedhore dhe ligjet me 3/5
Ora 10:45 Kuvendi në seancën e sotme plenare pritet të miratojë projektvendimin "Për ngritjen e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore", si dhe dy projektligje që lidhen me ndryshimet në kodin hekurudhor dhe kodin ajror.

Marrëveshja dypalëshe PD-PS e 14 nëntorit për çështjet e reformës zgjedhore, reformës parlamentare dhe axhendën e ligjeve me shumicë të cilësuar, pritet të konkretizohet sot në Kuvend me votën konsensuale për ngritjen e komisionit të posaçëm zgjedhor dhe disa ndryshimeve ligjore në kodin ajror dhe kodin hekurudhor, këto të fundit të miratuara më parë në komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese.

Në axhendën e sotme të parlamentit, krahas këtyre pikave, pritet të shqyrtohen dhe p/ligjet "Për sigurinë e përgjithshme të produkteve joushqimore" dhe ai "Për Bankat në Republikën e Shqipërisë", si dhe dy interpelanca: ajo me Ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, kërkuar nga deputetja e PS-së, Arta Dade dhe interpelanca me Ministrin e Ekonomisë, Nasip Naço, kërkuar nga deputeti socialist Eduard Shalsi.

(el.me/er.nu/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • Gëzuar ditëlindjen dashuri

    Votat: 4 23.5%
  • Fjalë drite nga babagjyshi

    Votat: 9 52.9%
  • Diku.. Aty ...

    Votat: 8 47.1%
Back
Top