Kresha
A pretty face can never trick me
Kuvajti ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe do të nisë shkëmbimin e përfaqësuesve diplomatikë në nivel Ambasadorësh
Shteti i Kuvajtit ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe do të nisë shkëmbimin e përfaqësuesve diplomatikë në nivel Ambasadorësh, ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kuvajtit ditën e hënë, raporton agjencia e lajmeve kuvajtiane, Kuna.
Ministri shtetëror për marrëdhënie me kabinetin, Ali Al-Rashed, sipas agjencisë Kuna, tha se “Qeveria zyrtarisht e njeh Republikën e Kosovës pas udhëzimeve të marra nga Kryeministri Amir Sheikh Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, dhe do të bëhet shkëmbimi i përfaqësuesve diplomatikë në nivel ambasadorësh”.
“Gjatë takimit të kabinetit, kryeministri Sheikh Nasser Mohammad Al-Sabah, i dha detyrën ministrit të jashtëm që t’i merr masat e duhura për forcimin e marrëdhënieve me Kosovën”, tha Al-Rashed, raporton agjencia Kuna. //mesazhi