Kutitë e kontestuara, KQZ vendos në orën 19:00 për Laçin, shtyn Fierin

WxP

Staf në FV.AL
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka zhvilluar në orën 14:00 mbledhjen vendimtare për të proceduar me kutitë që kanë mbërritur në këtë institucion nga KZAZ e Laçit. Po kështu KQZ ende nuk ka marrë asnjë vendim për çështjen aq të debatuar të Fierit, për të cilën kishte lajmëruar një mbledhje në orën 17:00. Burime nga ky institucion thonë se anëtarët e KQZ do të mblidhen në orën 19:00 për kutitë e kontestuara në Fushë-Kuqe (Laç), ndërkohë që nuk është vendosur orari i mbledhjes se KQZ-se për 3 kutitë e Libofshës (KZAZ e Fierit).
Kontestimi, kutitë e KZAZ nr. 20 në Fier, mbërrijnë në KQZ

ora 16:20
FIER- Pas një nate plot tension, 3 kutite e KZAZ nr. 20 te Fiert kane mberritur ne KQZ rreth ores 16:00 dhe pritet te vijne edhe të tjerat. Zëdhënësi i KQZ tha se ky institucion mblidhet në orën 17:00 për të vendosur se si do të procedohet me këto kuti që nga KZAZ e Fierit u shpallen të pavlefshme.
Në të gdhirë të ditës së sotme, situata në KZAZ-në nr 20 në Fier ishte më e qetë. Kjo u arrit pas negociatave mes përfaqësuesve të PS-së dhe KQZ-së për transportimin e 103 kutive kutive të votimit gjatë ditës së sotme, dhe jo gjatë orëve të natës. Nga të dhënat paraprake, mësohet se kutitë do të transportohen sot, me shoqërinë e komsionerëve të dy forcave politike.

"Vota është e drejtë dhe pronë e votuesve, ndaj do të doja që gjithë qytetarët shqiptarë të vihen në mbrojtje të votës së tyre", tha për mediat dje në mbrëmje kandidati i PS-së për qarkun e Fierit Gramoz Ruçi, duke komentuar në këtë mënyrë reagimin e simpatizantëve të PS-së.
Ndërkohë, kandidati për deputet, Sokol Olldashi ka akuzuar për këtë situatë tensioni PS-në, e cila sipas tij angazhoi militantët e saj dhe i drejtori drejta KZAZ-së. "Përfaqësues të PD-së në KZAZ-në nr. 20 janë marrë peng nga drejtuesit e PS-së, mes tyre dhe Kastriot Islami, të cilët nuk i lejojnë ata që të dalin nga VNV. Në mjediset e KZAZ-së kanë hyrë dhe militantë të PS-së, mes të cilëve dhe persona në kërkim dhe të armatosur", tha Olldashi. Deklarata që u kundërshtuan sakaq nga kandidatët e PS-së, të pranishëm mbrëmë në qendrën, vendosur në mjediset e shkollës së mesme "Perikli Ikonomi" të qytetit.
Akuza për këtë qëllim u shkëmbyen në orët e para të mëngjesit të sotëm edhe nga selitë e partive, ku zëdhënëset bënë përgjegjëse të situatës partitë kundërshtare. Mallinda Bregu sqaroi se deputetët e PD-së ishin atje vetëm për të negociuar, ndërkohë që Armela Imeraj, nga selia e PS-së i bëri thirrje PD-së që të tërheqë ministrat e saj nga KZAZ nr. 20, pasi siç u shpreh ajo "ata po mbajnë peng mbarëvajtjen e procesit zgjedhor".

1 korrik/ ora 22.33
Përkeqësohet situata në Fier, qytetarët nuk lejojnë transferimin e kutive në KQZ
FIER- Simpatizantë të Partisë Socialiste në Fier nuk lejojnë të transferohen kutitë e votimit që KZAZ nr. 20 vendosi t'i dërgojë në Tiranë. Me dhjetëra vetë i kanë zënë rrugën makinës që është vendosur para KZAZ-së. Ata protestojnë që kutitë të mos dërgohen në KQZ, por të numërohen në Fier. "Këto kuti janë dëmtuar nga komisionerët e PD-së vetëm e vetëm për t'i quajtur të pavlefshme. Vota brenda tyre është votë e vlefshme është vota jonë", thotë njëri prej protestuese.
Ndërkohë edhe kandidatja për deputete në këtë qark Ermelinda Meksi thotë se kutitë janë të rregullta dhe është i paarsyeshëm vendimi i KZAZ për ti dërguar në KQZ. Kjo bëhet thotë Meksi për të mos lejuar daljen e kandidatit të 10 të PS-së në Fier.

*****

Procesi, 73 qendra të panumëruara. Kutitë e Fierit transferohen në KQZ

TIRANث- Deri në orën 21:00 raportohen nga KQZ se kanë mbetur kutitë e 73 QV (qendra votimi) pa u numëruar. Mësohet se kutitë e kontestuara në Fier do të dërgohen nga KZAZ nr.20 për tu numëruar në Komisionin Qendror të Zgjedhje. Ky është vendimi më i fundit pas problemeve që lindën atje për vlefshmërinë e këtyre kutive dhe thirrjes së kreut socialist për të zhbllokuar situatën. Ky eshte vendimi qe mori sefundmi KZAZ nr.20. Po kështu në Tiranë kanë ardhur për numërim edhe kutitë e votimit të zonës së Fushë-Kuqes në Laç, edhe ato të shpallura me probleme në dokumentacion e votuesve. Ndersa Bushati vazhdon numerimin normalisht, ku kane mbetur edhe 18 kuti për tu numëruar deri në këtë orë.


Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top