Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kutia e fundit, Rama 66 vota më shumë, PS-PD: Fituam KQZ: Rezultati nesër

Rezultati i numërimit te votave ne 8 kutive të fundit në KZAZ 49 të Njësisë nr 5, ne Tiranë do të përcaktojnë se kush do të jetë kreu i bashkisë së kryeqytetit në 4 vitet e fundit. ثshtë numëruar kutia e fundit në KZAZ 49 ndërkohë pritet qe rezultati nga ana e KQZ të shpallet nesër. Një situatë e pazakontë është krijuar në selitë e dy partive PD-PS ku mbështetësit partiak janë në festë. Kutia e fundit sipas të dhënave të procesverbalit të KZAZ nr.49, nxjerr fitues Ramen me nje diference 66 vota.

REZULTATI FINAL JEPET NESثR
Ora 18:13-
Edhe numërimi i kutisë së fundit në njësinë nr.5 nuk solli kryebashkiakun e ri për Tiranën. Kandidati i Aleancës për të Ardhmen Edi Rama mori 220 vota në këtë kuti, ndërsa kandidati i Aleancës për Qytetarin Lulzim Basha mori 154 vota. Ndersa Hysni Milloshi ka marrë vetëm 4 vota gjithmonë sipas procesverbalit të kësaj njësie. Në total Rama ka marrë 19107 vota në këtë njësi, ndërsa Basha 14442 vota, me një diferencë në favor të Ramës me 4465.

Diferenca mes tyre është 66 vota në favor të zotit Rama. Por rezultati final pritet të dalë vetëm ditën e nesërme pasi KQZ të përllogarisë edhe njëherë të gjitha rezultatet e procesverbaleve për secilën prej 11 njësive bashkiake. Nga ana tjetër, të dyja forcat politike PD e PS kanë shpallur fitues kandidatët e tyre, bazuar në databeizin e tyre, ndërsa festa e mbështetësve vazhdon përpara selive kryesore. Kryeministri Berisha thirrje për qetësi: Të presim rezultatin e KQZ-së. Rama: Fitoren ua kam borxh shqiptarëve.

MBLEDHJA E KQZ-Sث SHTYHET PثR NESثR
Ora 17:57-
Gazetarja e NEWS24 Ina Mëhilli deklaron se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka shtyrë mbledhjen për nesër në orën 10:00 të paradites, duke bërë kështu që edhe rezultati final për kryetarin e Bashkisë të dalë nesër. Ndërkohë që në të dyja selitë, atë të Partisë Demokratike dhe atë të Partisë Socialiste festa vazhdon ende.

REZULTATI FINAL DO SHPALLET NGA ARBEN RISTANI
Ora 17:32-
Gazetarja e NEWS24 Ina Mehilli deklaron se KQZ-ja nuk ka nxjerrë ende rezultatet përfundimtare, pasi po bën një përllogaritje të fundit të rezultateve për 11 njësitë bashkiake në Tiranë, gjithmonë për votat e kandidatëve për krytar Bashkie. Pritet që të jetë vetë kreu i KQZ-së Arben Ristani që do shpallë rezultatin në një dalje publike.

Gjithashtu pritet që rreth orës 18:00 të ketë një mbledhje të KQZ-së ku do të diskutohet edhe në lidhje me ankimimet për këto 11 njësi bashkiake, të ardhura këto nga parti të ndryshme.

BalkanWEb
 

Attachments

  • kqz-bllokimet.jpg
    kqz-bllokimet.jpg
    12 KB · Shikime: 36
Titulli: Kutia e fundit, Rama 66 vota më shumë, PS-PD: Fituam KQZ: Rezultati nesër

Fitoi perseri ky plehu !!!!!!!!!!!!!! Pa pa pa pa e gezofshi dhe per kater vjet kryetarin o qytetar te Tiranes !
 
Pe: Kutia e fundit, Rama 66 vota më shumë, PS-PD: Fituam KQZ: Rezultati nesër

Personalisht skam qene me asnjerin, thjesht per inat te ILIR METES kisha qef ta fitonte EDI, dhe nga ana tjeter kisha qef te fitonte LULI per faktin se do kish bere goxha per tiranen per faktin se qeveria do i jepte pasaporten per unazen apo per shume gjera te tjera qe per inat nuk ia ka dhene EDIT, dhe sbesoj se do ja jap pasarpoten per shume gjera . hihihiih

p.s mendim asnjeanes. [tamam analiste hiiih]
 
Pe: Kutia e fundit, Rama 66 vota më shumë, PS-PD: Fituam KQZ: Rezultati nesër

Trixie nuk i mjaftojne Lulit te vogel pasaportat qe ka do akoma te tjera ?? Te ishte dikush tjeter qe nuk do i kishte duart me GJAK sdo kisha problem por per kete madherfakerin kam shume jo se ky madherfakeri qe ngeli eshte me i mire por nga dy te keqija Tiranasit zgjodhen me te keqen me te mire.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back