Kushtuar femrave: “Çfarë do të ndodhte, nëse të gjithë do të vinin re personalitetin para siluetës sonë?”

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Kushtuar femrave: “Çfarë do të ndodhte, nëse të gjithë do të vinin re personalitetin para siluetës sonë?”​

1657107848129.png
“Nëse një femër nuk i lyen thonjtë e këmbëve, apo nuk i pastron thëmbrat, ajo konsiderohet e ngathët. Ndërkohë që për meshkujt, mjafton që thjesht t’i kenë këmbët të pastra. Nëse një femër nuk i depilon këmbët, nuk e hidraton lëkurën me krem apo nuk hedh parfum, as që ia hedhin sytë. Nuk kemi dëgjuar ndonjëherë të flitet për këmbët jo të depiluara të një mashkulli.

Femrat ndërkohë duhet të kenë të pasme të dobëta, ama të rrumbullakëta dhe pse jo, edhe të forta. Femrat duhet të kenë bark të sheshtë dhe të tonifikuar, edhe kur moshohen, edhe kur kanë kaluar një apo mëshumë shtatzëni. Nga ana tjetër, një mashkull as që komentohet, edhe kur vendos bark, apo ështëmbipeshë.

Femrat duhet të kenë një fytyrë të lëmuar, të grimuar, me një hundë të vogël, dhëmbë të bardhë dhe lëkurëpa qime e pa rrudha. Ndërkohë që meshkujt konsiderohen simpatikë, edhe kur kanë rrudha, edhe kur e kanë hundën të madhe apo kur janë tullacë.

Komenti i parë që bëhet për një femër, ka të bëjë gjithmonë me pamjen e saj të jashtme, edhe nëse ajo është politikane, kuzhiniere, gazetare, mjeke, apo bën çfarëdo profesioni tjetër që nuk ka lidhje me pamjen e jashtme. Pamja e një mashkulli përmendet vetëm, nëse ai është simpatik.

Ky model i të menduarit është ngulitur aq thellë në shoqëri, saqë edhe vetë ne femrat shajmë njëra-tjetrën, nëse këto “rregulla” të pashkruara nuk realizohen. Por çfarë do të ndodhte sikur vetëm për një ditë, tëgjithë të vinin re fillimisht personalitetin tonë përpara siluetës sonë? Për fat të keq, këtë gjë nuk ka për ta ditur as gjenerata jonë dhe ndoshta, as ajo e vajzave tona.

Sigurisht që në luftën për barazi ka çështje më të rëndësishme se kjo, por e vërteta është se, përderisa një femër duhet të duket perfekte së jashtmi për t’u vlerësuar, ndërsa një mashkull mjafton vetëm të marrë frymë për t’u vlerësuar, nuk kemi për të shkuar askund si shoqëri...” – Mauri
b.bota.al
 
Kjo shoqeri jemi! :D
Por ndryshimi fillon duke pranuar veten sic je!
Love your self, like Soli veten e vet! 😁
 
Po tani nga vetja fillon gjithmon. Kurse te tjeret duhet te na duan zembren jo kuleten per te dépértu ne silhoueten .😬😝
 
o goca ju qe keni shkruar ketu, dmth kush vjen poshte meje ne poste, jeni te bukura me verte. lool
Normal do e doni veten! :p
 
Ky model i të menduarit është ngulitur aq thellë në shoqëri, saqë edhe vetë ne femrat shajmë njëra-tjetrën, nëse këto “rregulla” të pashkruara nuk realizohen. Por çfarë do të ndodhte sikur vetëm për një ditë, tëgjithë të vinin re fillimisht personalitetin tonë përpara siluetës sonë? Për fat të keq, këtë gjë nuk ka për ta ditur as gjenerata jonë dhe ndoshta, as ajo e vajzave tona.
Kur ne vete te heqim dore nga kjo ,edhe mund te kerkojme te te tjeret te na shohin personalitetin!
Filloni ndryshimin nga vetja , pastaj merruni me te tjeret!
Personalisht , perpara pamjes me merrem me karakterin e dikujt dhe sado e bukur te jete qenia para meje , kur ka nje karakter cope cope , bukuria eshte thjesht nje aset i parendesishem
 
Ka qenë një periudhë e jetës time ku e lashë veten pas dore.
Nuk lyeja thonjtë,të hiqja qimet e fytyrës vetullat apo të lyeja flokët.
Një ditë të bukur më vjen një kushërirë dhe më sheh sesi isha katandisur.
Filloi ajo me moral.
Unë isha bosh nga brenda.
Kur ti je bosh nga brenda,pamja e jashtme as që të hyn në sy.
Ndaj në rrallë të parë kushtoni rëndsi shëndetit mendor,e atëherë pamjes së jashtme....
 
Një protestë e vogël, faleminderit.
Femra është krijuar të jetë e bukur dhe bukuria si çdo gjë tjetër, ka një çmim, që unë p.sh. me dëshirë e paguaj.
As që diskutohet se brendësia peshon më shumë, por edhe pamja pasqyron personalitetin. Jo më shumë se të jesh e larë, e mirëmbajtur në stilin natyral. Këmbët e pa depiluara, thembrat e pa rregulluara, pastërtia e gojës, e ca detaje tjera, flasin shumë për veset higjienike, jo vetëm estetike. Ngjyerja është diçka tjetër.
Pastaj pëlqimet dhe paragjykimet janë dy gjëra ndryshe. 🤷🏻‍♀️
 
Njeriu duhet te kujdeset per trupin nga ana pastertise dhe shendetit padyshim. Por,
Ajo qe ne verejme sot eshte se e kapim veshin rreth e qark kokes. Duke mos u rritur ne menyre te shendetshme qe femije, me shume na shqeteson si na duket fustani me kilogram teper, sesa marrja e frymes sone kur ngjisim shkallet.

Per bese nuk do e vendosja kurre kremin puder ne fytyre po te mos ishte per anen estetike. Por, ja qe ndonjehere njeriu u detyronka te beje si Romaket kur ndodhet ne Rome. Dhe jo jo, kjo s'ka te beje fare me mirembajtjen. Ka te beje me dukjen ne kete dreq shoqerie paragjykuese! :D The Ugly truth!
Emma Stone Shrug GIF by The Academy Awards
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top