Kushti për në BE, Hahn: Shqipëria të ndëshkojë politikanët e korruptuar

Guest2

Antarë i Respektuar
Hahn.jpg


Shqipëria dhe vendet e tjera kandidate për anëtarësimin në BE duhet të dëshmojnë me veprime konkrete zbatimin e reformës në drejtësi dhe ndëshkimin e politikanëve apo njerëzve me pushtet të përfshirë në afera korruptive.


Përpara parlamentarëve në Strazburg, komisioneri për Negociatat e Zgjerimit, Johanes Hahn, duke iu referuar edhe Shqipërisë tha se, miratimi thjesht me votë i ligjeve nuk mjafton.

Duke u ndalur tek vendet që aspirojnë Brukselin, Hahn tha se ndaj politikanëve duhet një hetim pasuror i plotë dhe transparent nga njerëzit e rinj që do të punësohen në sistemin e ri të drejtësisë. Në Shqipëri ky proces do realizohet nga vettingu.

“Komisioni Evropian nuk do ta ngadalësojë procesin e negocitave të zgjerimit, por na duhet të verifikojmë arritjet në zbatimin e angazhimeve në funksionimin e institucioneve demokratike, për t’i paraprirë kapitujve 23 e 24 që hapen në fillim të bisedimeve dhe që përfshijnë reformën në gjyqësor, lirinë e medias dhe të drejtat e njeriut. Vetëm në pranëverën e vitit 2019 do të publikohen progres-raportet e radhes, ndaj kjo periudhë mbetet kohë prove për vendet kandidate për anëtarësimin në BE”, deklaroi Hahn.

Komisioneri përmendi rastin e Shqipërisë, ku mbetet e domosdoshme ndërhyrja e Komisionit të Venecias që reforma në drejtësi të mos hasë më pengesa ligjore nga anikimi i palëve.

Një pjesë të rëndësishme në fjalimin e komisionerit Hahn para parlamentarëve zuri çështja e politikës së re unike që vendet e BE do të zbatojnë së shpejti për refuzimin në bllok të kërkesave për azil nga vendet e Ballkanit Perëndimor, që tashmë janë pjesë e listës së vendeve të sigurta.

Në këtë mënyrë, me këto vende ku përfshihet edhe Shqipëria do të nënshkruhen marrëveshjet për kthimin e të gjithë azilkërkuesve në vendlindje. (TCh)
 
Titulli: Kushti për në BE, Hahn: Shqipëria të ndëshkojë politikanët e korruptuar

Mos ju gezoni gjithaq hyrjes ne UE, po kane dhimbje barku keta qe jane mbrenda prandaj rrini sa me larg derisa Ue te ndryshoje politiken qe ka ndjekur deri tani. Vetem do shtrydheni si limoni para kohe.
 
Back
Top