Kushti i Athinës: "Na jepni Ujërat, që të forcojmë stabilitetin dhe marrëdhëniet"

Love

βeℓℓe â๓e
ATHINث -

timthumb.php


“Në mjedisin e ri të miqësisë dhe bashkëpunimit të ngushtë, që është formuar mes Shqipërisë dhe Greqisë, është e rëndësishme për të adresuar direkt, me vullnetin e duhur politik, problemet kronike dhe çështjet e pazgjidhura që ekzistojnë, duke i dhënë përparësi zgjidhjes së delimitimit të Marrëveshjes së Zonave Detare midis dy vendeve”, është shprehur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Gregori Delavekuras, gjatë një konference për shtyp, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve.

Duke theksuar se "adresimi sa më parë i kësaj çështjeje kërkon vullnet politik".
Athina zyrtare ka përdorur në mënyrë të tërthortë se për ujërat do t'ju shpërblejmë me 'forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe stabilitet në rajon"..

"Zgjidhja sa më parë e marrëveshjes së ujërave detare me Shqipërinë do të ishte një hap vendimtar drejt forcimit të marrëdhënieve tona dypalëshe, si dhe garant për forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në të gjithë rajonin", ka theksuar Delavekuras.

Duke shtuar se "javën e kaluar kemi pasur një vizitë shumë të suksesshme të ministrit të Jashtëm të Shqipërisë në vendin tonë, vizitën e parë pas disa vitesh. Dëshira e qeverisë greke dhe ministrit të Jashtëm, Dimitris Avramopulos, është për të inaguruar një shtysë të re në marrëdhëniet tona me Shqipërinë dhe për të krijuar kushtet për bashkëpunim strategjik me këtë vend, në të gjitha nivelet”, deklaroi ai.

Ndërkaq Delavekuras ka qenë në sinkron edhe me atë çfarë ka deklaruar edhe ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, duke vlerësuar se çështja e ujërave duhet të zgjidhet në bazë të ligjeve ndërkombëtare.

E në këtë frymë të re të marrëdhënieve mes dy vendeve, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke e ka vlerësuar të sukseshme vizitën e një jave më parë në Athinë të ministrit Panariti.
Burimi: Shekulli
 
Titulli: Kushti i Athinës: "Na jepni Ujërat, që të forcojmë stabilitetin dhe marrëdhë

Greqia nuk e ka kuptuar akoma se ku po merr ne thu,,,rajoni
 
Titulli: Kushti i Athinës: "Na jepni Ujërat, që të forcojmë stabilitetin dhe marrëdhë

Shqiperia me kete krize qe ndodhet Greqia duhet t'ja kishte rimar detin dhe territoret (Camerine),por s'esht kurre vone,se Greqis do i duhen dekada qe te shlyej borxhet e BE. Interesi rritet cdo dite...
Po kush t'ja marri? Ai psikopati qe vishet me antiplumb e ka 400 gardist me vete ne Deçan? E bejn edhe qytetar nderi ne Deçan... "Kriminel Nderi" do i shkonte me shume.
 
Titulli: Kushti i Athinës: "Na jepni Ujërat, që të forcojmë stabilitetin dhe marrëdhë

Shqiperis i duhen lek te thata,,e per ti marre duhen vegla
 
Back
Top