Kushtetuesja, Fatmir Hoxha betohet para Topit

eGo0sTyle

System Engineer
betimi-fatmir-hoxha-300x200.jpg

TIRANE- Anetari me i ri i Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha ka bere betimin para presidentit te Republikës dhe njëkohësisht Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Bamir Topit.
Betimi eshte bere ne nje ceremoni te zhvilluar ne Presidence, ku kane qene te pranishëm Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, zoti Bashkim Dedja, anëtarë të tjerë të kësaj gjykate si dhe të Kabinetit të Presidentit.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit e tekstit të betimit nga Sekretari i Përgjithshëm, zoti Aleksandër Flloko, Kreu i Shtetit i dorëzoi dekretin e emërimit anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha, duke i uruar suksese në përmbushjen e detyrës së rëndësishme e me përgjegjësi në sistemin e drejtësisë.
Hoxha, u votua pak seanca me pare nga Kuvendi i Shqiperise si anetari me i ri i Kushtetueses, nderkohe qe u kalua me votat e maxhorances ne komisionin e Ligjeve, pas propozimit nga kreu i shtetit.

Panorama.
 
Back
Top