Kushtet që favorizojnë demokracinë

WxP

Staf në FV.AL
Shekullli i XX ka qene i mbushur plot me deshtime per demokracine, ne me shume se 70 raste regjimet totalitare kane sunduar mbi demokracine. Por gjithashtu shek. XX ka shenuar dhe ate qe quhet triumfi i demokracise.

Qe ne vitet e para te shekullit te njezete regjimet qe u shihnin si rivale te demokracise deshtuan perballe saj. Monarkia, aristokracia, oligarkia etj. rane ne menyre fatale dhe duke humbur cfare do lloj legjitimiteti ideologjik perballe demokracise. Gjithashtu eshte e vertete qe keto regjime me pas u zevendesuan nga regjime te tjere antidemokratike sic ishte fashizmi apo nazizmi e leninizmi por keto regjime zgjaten pak. Fashizmi dhe nazizmi u goditen forte gjate luftes se dyte boterore, regjime te tjera te tipit ushtarako-diktatorial sic ishin p.sh regjimet ne vendet e amerikes latine, shume shpejte rane viktima te krizave te medha ekonomike, ideologjike e diplomatike te shkaktuara nga ata vete. Ndersa rivali i fundit i demokracise leninizmi i shnderruar ne komunizmin e tipit sovjetik u shemb pa pritur si shkak i presioneve te medha nga brenda dhe jashte ne vitet e fundit te shekullit te njezet. Por pavaresisht qe keto rivale te regjimit demokratike nuk ekzistojne me sot perseri nuk mund te thuhet qe demokracia ndodhet e sigurte ne te gjithe planetin, fitorja e fundit e dokracise ende nuk ka ardhur dhe as nuk eshte afer. Nje supefuqi tjeter boterore, KINA, ende nuk eshte demokratizuar, madje ky vend me popullsine me te madhe ne bote as nuk ka eksperimentuar qofte dhe nje here demokracine dhe duket te jete disi larg nje perspektive te tille. Por pervec Kines dhe shume vende te tjera jo demokratike si vendet e Afrikes ato te lindjes se mesme, nje pjese e ish republikave sovjetike si dhe shume vende te jug-lindjes aziatike. Ne nje pjese te mire te ketyre shteteve kushtet nuk jane aspak te favoreshme per te zhvilluar demokracine. Por cilat jane keto kushtet qe favorizojne demokracine??? Studiues e politologe te ndyshem si Huntington, Linz, Sartori, Walter, Bobbio jane perpjekur qe t'i japin nje pergjigje kesaj pyetetje dhe per kete kane publikuar dhe shume studime te tyre, por me sa duket studimi i cili eshte me koherent eshte ai i bere nga shkencetari i politikes Robert Dahl i cili i ndan faktoret qe ndikojne ne zhvillimin e demokracise ne dy grupe:
1-Ne faktoret e dmosdoshem per zhvillimin e demokracise
2-Ne kushtet qe favorizojne demokracine.

Ne faktoret qe jane te domosdoshem per demokracine ai permend:

a)ZGJEDHJEN NE MENYRE DEMOKRATIKE TE FUNKSIONAREVE QE DREJTOJNE FORCAT E ARMATOSURA.
Kjo eshte nje pike shume e rendesishme thekson Dahl pasi emerimi i krereve te forcave te armatosura jashte procedurave demokratike dhe drejtperdrejt nga leader-at politike do te thote qe keto leader kontrollojne drejtperdrejt mjetet e dhunes dhe te shtypjes duke pasur ne dore keshtu mundesine per te shtypur cfare do lloj opozicioni te kundrejte.

b)PRANIA E IDEVE DHE E KULTURES DEMOKRATIKE.
Dhe ky faktor vlen per tu theksuar sipas Dahl pasi shpesh here shtetet dhe ato me institucione demokratike gjenden perballe krizave te ndryshme dhe eshte e rendesishme qe ne keto raste jo vetem udheheqesit politike po dhe vete populli duhet te japin ide dhe te mendoje qe cfare do lloj zgjidhje ketyre problemeve duhet te dali brenda parametrave te demokracise dhe jo te formave te tjera sic jane dhe ato te dhunes, te cilat demtojne rendin, sistemin dhe institucionet. Gjate shekullit te njezete kemi pare qe zgjidhje te tipit radikal te problemeve sollen ne pushtet dy regjime diktatoriale si Nazizmin dhe Fashizmin.

c) MUNGESA E INFLUENCES SE JASHME NGA ANA E SHTETEVE TE TJERA ANTIDEMOKRATIKE.
Eshte vene re qe eshte shume here me lehte qe institucionet demokratike te zhvillohen normalisht ne ato vende ku influenca e shteteve te tjera antidemokratike nuk ekziston ose eshte e paperfilleshme. Keshtu p.sh nese Bashkimi Sovjetik nuk do te kishte ushtruar infuencen e tij ne vendet e lindjes shume shtete si Polonia, Cekosllovakia apo Hungaria sot do te benin pjese ne ato vende qe quhen me demokraci te vjeter.

Kushtet qe favorizojne demokracine:

a)EKONOMIA E TREGUT DHE SHOQERIA MODERNE

Historikisht zhvillimi i demokracise eshte lidhur ngushte dhe me ate forme regjimi ekonomike qe gjeresisht mund te quhet Ekonimi e tregut. Kjo lloj forme ekonomie ka treguar qe e ndihmon me teper individin te jete i lire dhe te kerkoje vete mireqenjen e tij, megjithese ka dhe shume kundershtime qe thone se ekonomia e tregut shkakton dhe shume pabarazi politike por ky eshte nje argument i cili mund te trajtohet me mire ne nje kateder tjeter.

b)MOS PRANIA OSE PRANIA SHUME E VOGEL E KONFLIKTEVE ETNIKO-KULTURORE.

ثshtë vënë re që istitucionet demokratike kanë perspektivë më të mirë për t'u zhvilluar në shoqëritë homogjene. Në këto shoqëri individët duke qenë se kanë të njëjtat karakteristika etniko-kulturore, pra bëjnë pjesë në të njëjtin grup, kanë mundësi për të zhvilluar më mirë raportet e tyre miqësore. Ndërsa në shoqëritë heterogjene ku ndodhen më shumë se një grup, secili nga këto grupe do të përpiqet të sundojë mbi tjetrin apo të ruajë karakteristikat e tij ku në këtë mënyrë do të gjeneroheshin dhe konfliktet e dhunshme, elementet më të rrezikshëm të demokracisë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top