Kushtet që duhet të plotësojë e dashura!

Love

βeℓℓe â๓e
jesica.jpg

1. Nocionet e bazës “One night stand”

Përpiqu të kesh aventura, të themi brenda një nate, por është e rekomandueshme që çdo natë ta kalosh te krevati bashkëshortor me gruan tënde, në mënyrë që mos t’i japësh asaj mundësinë për dyshim.

Me pak fjalë, mos u tako me një femër disa herë dhe përpiqu ta bësh këtë gjë përgjatë ditës atëherë kur duhet të jesh në orarin e punës. Pjesa me punën është e rrezikshme kur gruaja jote njeh kolegët dhe mund të mësojë aksidentalisht që ti ke munguar për disa orë, në një ditë pune.

Në qoftë se ndodh kjo gjë dhe ajo mëson që nuk ke qenë në punë disa orë, përpiqu t’i japësh asaj argumente të forta: “kam dashur të të blej diçka të bukur dhe u largova ta gjej”. Për të qenë i përgatitur, duhet të mbash përgjatë gjithë kohës, në makinë apo në zyrë apo diku tjetër një dhuratë të vogël. Mos apelo në shërbimet me pagesë! Evito sa të mundesh prostitutat.

Indiferenca ndaj pastërtisë dhe kujdesit mund të të kushtojë: mos harro se SST-të (Sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme) janë tejet të përhapura. Edhe në qoftë se përdor prezervativ, ekzistojnë sëmundje që mund të transmetohen përmes seksit oral. Plus që duhet të justifikosh paratë e shpenzuara atje, përballë gruas tënde.

2. Kushtet që duhet të plotësojë e dashura

Në qoftë se ke filluar një marrëdhënie jashtëmartesore, duhet të jesh tejet i kujdesshëm kur zgjedh femrën me të cilën po tradhton gruan.

Duke kaluar mbi idenë “të jetë e re, e bukur dhe seksi”, një e dashur duhet të jetë një femër e pavarur nga ana ekonomike, e cila nuk pret shumë kujdes nga ty që ta mirëmbash. Duhet të jetë një femër inteligjente, pasi është e rëndësishme që po e informon se keni thjesht një marrëdhënie strikte seksuale.

Duhet ta dijë se je i martuar, pasi do të duhet të vendosësh disa rregulla që nga fillesat e aventurës tënde. Duhet të banojë në një apartament të sajin, në mënyrë që të shkosh ti te ajo. Hotelet janë një alternativë tjetër, por do të jetë tejet e vështirë që t’i justifikosh gruas paratë e harxhuara atje.

3. Si të ruash sekretin

Mos i thuaj as mikut tënd më të ngushtë që ke një të dashur. Mos dil kudo me të për krahu, apo në qoftë se është absolutisht e nevojshme dhe e pashmangshme, takojeni më parë dhe informojeni se nuk do të silleni si dy të dashuruar.

Në qoftë se puna jote ka të bëjë me shumë udhëtime në interes të punës, mund të gjesh një të dashur në një qytet tjetër të cilin e viziton vazhdimisht. Bli një kartelë me parapagim, të cilin do ta fshehësh nga gruaja dhe përdore për të komunikuar me të dashurën. Mos i jep asnjëherë numrin e telefonit që e përdor çdo ditë kur jeni së bashku.

Përpiqu të evitosh sa më shumë informata përreth vendit ku punon, ku e kalon kohën me gruan e shumë të tjera. Mos diskuto asgjë me të dashurën se çfarë po ndodh me ty, me gruan tënde apo me familjen, ndonëse është tejet tunduese t’i shprehësh pakënaqësitë në tymin e cigares, pas një seksi të nxehtë. Përpiqu sa të mundesh ta mbash adresën sekrete.

Ki kujdes të mos të hapë portofolin kur jeni së bashku, pasi atje mund të marrë vesh adresën tënde. Ndoshta po mendon se përse po ju themi që të mbani sekrete për sa i përket adresës dhe familjes!
Burimi: Individi
 
Pe: Kushtet që duhet të plotësojë e dashura!

Sa bukur,keshilla taman te ''vlefshme''...
 
Pe: Kushtet që duhet të plotësojë e dashura!

uuuaaaaaa do i them burrit te futet te lexoje kete temen se qenka me interes ....hahahahahhaaa ....ca jane keto!!!!!!!!
 
Titulli: Kushtet që duhet të plotësojë e dashura!

Sot te mesojne edhe si te tradhtosh lol. Eshte prishe dunjaja
 
Pe: Kushtet që duhet të plotësojë e dashura!

Gjoja si keni dit juve??..Ju dini me shume se kaq,se sa ju ecin,se ju zbulojne apo se nuk keni guxim eshte dicka tjeter...
 
Pe: Titulli: Kushtet që duhet të plotësojë e dashura!

Sot te mesojne edhe si te tradhtosh lol. Eshte prishe dunjaja

edhe mos te te shkoj kurre ne mendje po lexove nje teme te tille perben rrezik....:)
 
Pe: Titulli: Kushtet që duhet të plotësojë e dashura!

qyqa mi love me fute ne mendime thua pastaj me ble cdo jave nga nje dhurate ky timi aaa :mad:
 
Pe: Kushtet që duhet të plotësojë e dashura!

DASHNORE...kjo quhet DASHNORE...e dashura eshte nje faze me larte!
 
Pe: Kushtet që duhet të plotësojë e dashura!

Mos i thuaj as mikut tënd më të ngushtë që ke një të dashur. Mos dil kudo me të për krahu, apo në qoftë se është absolutisht e nevojshme dhe e pashmangshme, takojeni më parë dhe informojeni se nuk do të silleni si dy të dashuruar.

Read more: http://ForumiVirtual.Com/dashuri-dh...het-te-plotesoje-e-dashura.html#ixzz1Rf0Bxa92

Nderkoh qe ne hiqemi si jo te dashuruar kemi mundsin te zem ndo nje tjeter per mos te ren ne sy qe une dhe ti jemi te dashuruar :p :p :p LOL LOL
 
Pe: Kushtet që duhet të plotësojë e dashura!

Po del ajo qe thash me lart,ju dini me shume se kaq,vec per keta gjera sju mungon fantazia...Rendex,ti po e verteton me se miri:p
 
Pe: Kushtet që duhet të plotësojë e dashura!

Rendex foli nga eksperienca personale:p
 
Pe: Kushtet që duhet të plotësojë e dashura!

hahahahhahahahh sa kam qeshur me temen....:) Love LOL
 
Pe: Kushtet që duhet të plotësojë e dashura!

Po mire sduhet te thuash me asgje, cfare ishte per te kuptuar u kuptua:p

Gjithsesi, nuk eshte bukur te beni gjera te tilla, nqs ju pelqen njeri tjeter thuajni se pari mirupafshim te dashures qe keni ne shtepi e filloni lidhje te re. Mos lozni ne 2 plane sepse ju po t'jua benin te njejten gje nuk do ju pelqente e as nuk do ju vinte mire te ishit te tradhtuar dhe t'ju dilnin brire:D
 
Pe: Kushtet që duhet të plotësojë e dashura!

Normal qe sesht bukur aspak sepse me gabime te tilla madje lendon dhe mund te largosh nga zemra jote personin qe do me shum se cdo gje dhe qe veshtir ta rikthesh me ne gjirin tend , por fatkeqsist e kemi kte instik sa do do duam ta ndalim per momentin nuk e mendojm gjat ,jan gabime momentale por me pesh te rend .............
 
Pe: Kushtet që duhet të plotësojë e dashura!

Sinqerisht kjo "e kemi ne instinkt" me duket nje pretekst per te justifikuar vepren qe beni. Aq kohe sa ke nje njeri qe e do, pse mund te besh dicka qe do i bej keq me siguri? As qe behet fjala mos e lendosh, sepse asnje femre sdo i pelqente te jete e tradhetuar, sic besoj qe as ju meshkujve.
Gjithsesi, nqs e keni "instinktin" kaq te forte, me mire ndahuni nga njeriu qe doni, se sa te vrisni e ta lendoni sa here i bini pre instinktit....
 
Pe: Kushtet që duhet të plotësojë e dashura!

Ja se sflas me tani ate qe kisha e thash c`te shtoj me nga ajo :p :p LOL

Shprehu lirshem Rendex...Kane nevoje per mendime te reja...
 
Titulli: Kushtet që duhet të plotësojë e dashura!

Të na merrni të keqen , ka edhe plot meshkuj ''gomerë'' si puna ime që edhe nëse i luten nuk e tradhëton dashurinë e tij . Të dashurosh do të thotë të jepesh me gjithçka kundrejt një personi , nëse jo atëherë kot që e mban këtë lidhje . Sigurisht ky artikull duhet të jetë për ata që kanë aq vjet martuar sa j'u është bërë gruaja si motër edhe janë bërë hi . Ngushëllojnë veten duke thënë gjithmonë : ''Sot jam hi, dikur isha zjarr'' Nuk kanë faj që shumë femra e lëjnë zjarrin të shuhet .
 
Te kesh shume vite te martuar ca do te thote??Te eshte bere gruaja moter??Apo femra paska fajin per shuarjen e zjarrit??Po ju per cfare jeni??A nuk eshte martese e martese do te thote mbeshtetje reciproke,jep-merr,nje bashkejetim i dy jeteve ne nje shkrije totale ne nje te vetme...Pse duhen cilesu gjerat vec me pamje te marredhenies ne sex,apo sepse gruaja bie pak me shpejt se meshkujt...
 
Pe: Kushtet që duhet të plotësojë e dashura!

Shume te vlefshme flm :p
 
Titulli: Kushtet që duhet të plotësojë e dashura!

Hem nje martese monotone dhe nje bashkejetese e lodhshme con ne nje konkluoizn te tille...dmth ne gjetjen e ketyre kerkaseve si nga femrat edhe nga meshkujt per te patur nje "te dashur" jashte maseetr dhe per te gjetur nje kenaqesi ne jete sic thuhet.
Eshte edhe ajo shprehja: "Nuk hahet e njejtja gjelle perdite" . Nuk e kam provuar martesen qe te jap nje konkluzion timin por nese do ishte e nevojshme nuk do ishte keq dhe keshiallt jane shume te vlefsemh por... kujdes!!! Nuk duhet ta mbash gjate "te dashurin" espse sa me gjate te shkonte marredhenia me te do kishte edhe me shume afeksion dhe kjo mund te shkaterronte martesen.
 
Uroj qe me gjithe zemer ky postim te jete ironik!
 
Pe: Kushtet që duhet të plotësojë e dashura!

Shprehu lirshem Rendex...Kane nevoje per mendime te reja...

Do te shtoja vetem qe nuk haet nje gjell nat per nat do nderruar nje her ne kaq koh menuja :p :p :p
 
Titulli: Pe: Titulli: Kushtet që duhet të plotësojë e dashura!

Uroj qe me gjithe zemer ky postim te jete ironik!

Tema kishte qellim keshillimin e ketyre meshkujve dhe pse mos t'u japim nje dore si femra (inteligjente) qe jemi LOL

Nese burri im do e bente... e ka rrugen e lire, por nese une nuk do e merrja vesh cfare t'i bej...ndoshta nuk dita ta mbaj...
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Kushtet që duhet të plotësojë e dashura!

Sa dem i paska bere dielli disave .....
 
Pe: Kushtet që duhet të plotësojë e dashura!

Sa dem i paska bere dielli disave .....

hahahahahahahahahahahahaha sidomos jne qe jemi ne shqiperi apo cesht dhe nje djelli nxet ktej :p :p :p
 
Pe: Kushtet që duhet të plotësojë e dashura!

Do te shtoja vetem qe nuk haet nje gjell nat per nat do nderruar nje her ne kaq koh menuja :p :p :p

Shpresoj qe kjo te vleje edhe per femrat apo jo???
 
Pe: Kushtet që duhet të plotësojë e dashura!

Love qeka rikthyer fuqishem....:p
Me pak fjale....Too good to be true :p
 
Pe: Kushtet që duhet të plotësojë e dashura!

2. Kushtet që duhet të plotësojë e dashura

Në qoftë se ke filluar një marrëdhënie jashtëmartesore, duhet të jesh tejet i kujdesshëm kur zgjedh femrën me të cilën po tradhton gruan.

Tashi po tallet ai qe e ka shkruar :D
 
hahahahahhaa,ku jane ata qe tradhtojne te mesojne. :p
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top