“Kushëriri i preu kokën shqiptarit për 20 mijë euro”

AnGeLiC

VIP
V.I.P
bledar-terpollari-3-650x330-620x3141.jpg
Dy autorët e dyshuar për vrasjen e shtetasit shqiptar në Greqi janë lënë në burg. Gjykata greke dha sot masën e sigurisë “Burg pa afat” për Emiljano Nanën dhe Pajtim Jaupin, të dyshuar si autorë të vrasjes së Bledar Tërpollarit. Po kështu “Burg pa afat” në mungesë është dhënë edhe për Krenar Tërpollarin, kushëri i viktimës dhe i dyshuari kryesor për vrasjen.

Viktima punonte si bari prej dy muajsh në Gliki dhe shkak i vrasjes dyshohet të jetë prishja e pazareve të drogës. CNN grek shkruan se Tërpollari kishte mbajtur 20 mijë euro nga trafiku i kokainës. Ai ishte kërcënuar disa herë për t’u dhënë paratë. Një nga dy të arrestuarit ka dëshmuar se autor i vrasjes është Krenar Tërpollari.

“Shkuam të tre te kasollja dhe i ramë portës, ndërkohë që ai hyri brenda e ne ndenjëm jashtë. Dëgjuam një të shtënë arme e më pas pamë që doli me trupin e Bledarit. Nxori një thikë dhe i preu kokën. Më pas e futi atë në një thes duke na thënë se do ta çonte në Shqipëri, t’ia tregonte atij që e kishte porositur”, deklaroi i arrestuari.

Mësohet se autoritet greke kanë konfirmuar me palën shqiptare për arrestimin e Krenar Tërpollarit. Ndërkaq Pajtim Jaupi vijon të mos e pranojë akuzën. Bledar Tërpollari u gjet i vrarë dhe me kokën e prerë në 9 maj në Gliki të Greqisë. Koka e 26 vjeçarit ende nuk është gjetur nga policia. Ndërkohë policia greke bën me dije se po hetohet edhe ndaj një personi të katërt.

Policia greke po heton edhe ndaj një personi të katërt. Dyshohet se bëhet fjalë për një rrjet të mirëorganizuar të trafikut të drogës Shqipëri-Greqi. Ende nuk është zbuluar se ku është fshehur koka e shqiptarit që u vra më 9 maj në Igumenicë, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur më tej vrasjen makabre.

/Shekulli Online
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top