Kush po kërcënon jetën e Lulzim Bashës?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Kush po kërcënon jetën e Lulzim Bashës?

blendi.jpeg?zoom=1.jpg

Nga Blendi Fevziu

Kush e kërcënon Lulzim Bashën? Kjo ishte pyetja që bënte dje një media e rëndësishme në vend, duke ju referuar faktit që eskorta e Bashës ishte përforcuar edhe me efektive të një policie private. Basha nuk e komentoi lajmin, por sot në mëngjes, befas, masat ndaj tij ishin përforcuar ndjeshëm nga vetë Grada e Republikës, që është përgjegjëse për sigurinë e tij fizike. Masat janë shtuar në kohën që ai është në lëvizje por edhe në banesë. Opinion.al ka tentuar prej disa ditësh të zbulojë misterin e këtyre lajmeve, sipas një kronologjie që ka qenë befasuese edhe për ne vetë.

Mbrëmjen e së hënës, një burim i besueshëm i yni, nga një prej vendeve fqinjë, i tha Opinion.al se në ditët e fundit, pa e përcaktuar ekzaktësisht kur, shërbime të specializuara të sigurisë ishin informuar se ndaj kreut të opozitës shqiptare po organizohej një atentat për eleminim e tij fizik. Po sipas të njëjtit burim, atentati synonte destabilizimin e situatës politike në vend dhe me gjasë, ishte organizuar diku jashtë Shqipërie. Për 48 orë ne u interesuam në gjithë burimet tona dhe mësuam në linjë konfidenciale se informacioni kishte mbërritur realisht në Shqipëri, në një rrugë pak të çuditshme dhe të largët. Por ndryshe nga raste të tjera të ngjashme, ai kishte emrat konkretë të personave të kontaktuar për atëntatin, madje sqaronte se për të qenë kontaktuar dy grupe të ndryshme, pa pasur dijeni për njëri – tjetrin. Emrat konkretë të personave janë në informacionin zyrtar, i tha Opinion.al një burim i rezervuar. Personi më i përfolur dhe më rrezikshëm është një individ me rekorde kriminale, vrasës me pagesë, që jeton jashtë Shqipërie dhe që ka vënë edhe një herë tjetër në gadishmëri policinë shqiptare në vitit 2011 pas një informacioni se donte të godiste një tjetër politikan të rëndësishëm të saj kohe në Tiranë. Informacioni duhet t’i jetë përcjellë strukturave të sigurisë në Shqipëri dhe sipas informacioneve tona, është zyrtarizuar edhe me letërkëmbim midis tyre.

Për të pasur një informacion më të sigurtë ne ju drejtuam disa burimeve zyrtare, madje njëri prej tyre, ai i Presidentit të Republikës, sqaroi se një informacion i tillë është në duart e strukturave të sigurisë në vend. Asnjë prej burimeve nuk sqaron më shumë, por pardje, Shefi i SHISH ka pasur një takim urgjent me Presidentin e Republikës dhe më pas, siç mëson Opinion.al ai ka takuar po kaq urgjent Ministrin e Brendshëm Xhafa dhe Kryeministrin Rama.

Pak orë pas takimit Basha është vënë në masa të shtuara sigurie dhe po ashtu nga organet e specializuara po hetohet për të vërtetuar informacionet. I njëjti burim që informoi Opinion.al të hënën shtoi se kjo çështje ju është referuar në një vend jashtë Shqipërisë edhe shërbimeve partnere që po merren mjaft seriozisht me informacionin.

Nuk ka dyshim që çështja është tejet serioz dhe duhet vlerësuar me maksimumin e seriozitetit. Por njëkohësisht , përdorimi politik i saj, pra qoftë edhe i informacionit do ishte tejet i papranueshëm në një [ështje të tillë kaq delikate.

Nuk dihet se kush qëndron pas një plani të tillë dhe nëse ai ishte në fazë ekzekutimi apo thjeshtë ideje, por dihet që interes për këtë mund të ketë çdo vend apo shërbim që i intereson destabilizimi i vendit në një moment delikat.opinion.al
 

Attachments

  • blendi.jpeg?zoom=1.jpg
    blendi.jpeg?zoom=1.jpg
    34.6 KB · Shikime: 0
Hajer jarepi, nje vemje me pak. Biles amin terheqte kemben zvarre dhe per te tjeret Salen, Ramen, Meten. Bo vaki nuk nodh.
 
Kush tjeter mund ta doje per te bere nje tjeter martir?
Po gjynah i ziu se eshte i ri ende
 
اgjynah aman, me mire te ngordhe nje i ri e te shpetoje gjindja se sa te rroje nje e te ngordhin mijera.
 
Ketij lulit i kane thene se po zgjati zerin nuk ngjiret apo eshte me bindes kshu?
Atje jashte nami zi...ky rama ik me 50 veta....ejjjjj bela lol
 
Ketij lulit i kane thene se po zgjati zerin nuk ngjiret apo eshte me bindes kshu?
Atje jashte nami zi...ky rama ik me 50 veta....ejjjjj bela lol

Kam idene se nuk do e lej me aq, eshte kredibiliteti i tij personal ne gjithe kete histori.
 
Kam idene se nuk do e lej me aq, eshte kredibiliteti i tij personal ne gjithe kete histori.

Po cdo bejne lufte? Po budallej ata qe ndjekin pas keta per te tilla kauza.
Destabilizon nje vend per veten e tij.....kush ja pa hajrin ktyre aman
Po 21 janar pse u quajt grusht shteti dhe su rrezua qeveria..e ky me cader ne mes te bulevardit u dashka te marri qeverine ne tavoline?
Cka basha qe se kishte edi?
 
Behu realiste se po shoh simpati te majta dhe nese je e tille (ska asgje te keqe) nuk mund te arsyetosh drejt.
Ka shume ndryshim ajo proteste nga kjo.
Ju the une e dime qe atehere u tentua te merrej pushteti me dhune, sot lulushi se ben ate gabim pasi e di qe se njeh kush, ai po perdor taktika bllokuese, ngerçi, krize institucionale, etj.
A eshte i afte Rama ta perballoje kete loje, mbetet per tu pare. Gjasat jane ne kufijte e absurdes pasi Meta po luan piset me te dyja palet, duket sikur tallet me ta dhe lulushi dhe rama rrine e shohin si bufa.
Por dhe Meta ka arsyet e veta sepse pa PD-ne eshte i fikur vetem me Ramen, ai e di mjaft mire qe Rama eshte i pabese te ngul thiken sapo te kete rastin.
Si perfundim, Une besoj se Rama/Meta po luajne lojen sebashku per ta futur lulushin ne parlament, por deri tani lulushi spo e ha karremin, dhe Rama/Meta luajne bllofin sikur si kane punet mire.
Koha do ta tregoje shume shpejt, besoj data 18 eshte afati fundit.
 
Lufte nervash me pak fjale....por ama pasojat jane mbi ne dhe ky eshte fakt!
 
Po me beni te dyshoj tek ju :p Sot e keni marre vesh ju qe faturat i paguani ju dhe une !?

Jo jo faturat i kemi paguar ne cdo kohe.....po flas per gjendjen aktuale meqe trumbetohet kjo "republika e re...me kapele te vjetra"
 
Back
Top