Kush po i drogon shqiptarët?

Guest2

Antarë i Respektuar
Përhapja masive e lëndëve narkotike në Shqipëri, rritja e numrit të përdoruesve çdo ditë e më shumë, është një fenomen shqetësuesi i cili po e çon vendin dhe rininë në rrugë pa krye, dhe për këtë duhen marrë masa konkrete. Ardhmëria e një vendi është ngushtësisht e lidhur me gjendjen aktuale të rinisë. Sipas Aristotelit, neglizhimi më i vogël i treguar ndaj edukimit dhe arsimimit të rinisë, ndryshon dhe shkatërron të ardhmen e një vendi. ثshtë e lehtë të imagjinosh Shqipërinë e pas 30 viteve vetëm po të ekzaminosh me kujdes gjendjen aktuale të rinisë. Sepse, Shqipëria e sotme nuk është gjë tjetër veçse një rini e rritur tashmë e para 30 viteve.


Niveli arsimor, dëshira për punë, kontributi në shoqëri, konsumi i alkoolit dhe drogës, respekti ndaj vetes dhe tjetrit, sjellja me prindërit, raporti me shkollën e ligjin janë veç disa nga indikatorët nga ku mund të kuptohet ku është rinia jonë. Rinia është veçse pasqyra jonë reale. Rinia nuk aktron, nuk gënjen, nuk bën hipokrizi. Ajo nxjerr në shesh se ku jemi ne të mëdhenjtë; si sillemi, sa e respektojmë nënën apo babain e fëmijës, çfarë bëjmë për shoqërinë dhe vendin tonë, sa dhe si punojmë, sa e duam tjetrin, sa alkool e drogë përdorim?

– Përgjigjen na e jep rinia. E gjithë shoqëria shqiptare bashkohet në mendimin se, në vendin tonë përdorimi i drogës është në nivele shqetësuese. Ajo ku nuk bashkohemi është adresimi për zgjidhje i këtij problemi të madh individual e social. اdo qelizë e shoqërisë ka përgjegjësinë e saj në zgjidhjen e problemeve të rinisë. Rruga më e lehtë që gjendet shpesh është fajësimi i shtetit, shoqërisë, shkollës, medias, klerit fetar etj. Si besimtar, prind dhe qytetar i këtij vendi, mendoj se asnjë element nuk mund ta zgjidhë i vetëm këtë problem. Zgjidhja më e mirë e një problemi, ndoshta dhe e vetmja, është parandalimi i saj që në gjenezë.

Pra, edukimi dhe arsimimi i prindërve, rrjedhimisht ndikon edhe fëmijën. ثshtë vërtetuar që prindi ka ndikim të pakontestueshëm në edukimin e fëmijës. Adoleshenti mund të mos dëgjojë, por është një vrojtues dhe imitues perfekt. Ai ndjek me kujdes gjatë gjithë fëmijërisë së tij sjelljet e prindërve. Ai prind që pret t’i zgjidhë problemet e fëmijës në moshë madhore, zor se mund t’ia dalë. Studimet perëndimore tregojnë se fëmijët e prindërve të cilët abuzojnë me alkoolin, cigaren apo substancat e drogës, janë më të rrezikuar për t’u bërë pre e kësaj të fundit. Mungesa e parandalimit ose të vonuarit në zgjidhjen e problemit të drogës, mund të rezultojë fatal për fëmijën. Rrjedhimisht, çdo hap që hidhet në arsim dhe edukim është jetik për individin, shoqërinë dhe vendin.

اdo përpjekje në këtë rrugë është e shenjtë edhe fetarisht dhe e afron më shumë individin me dashurinë ndaj tjetrit dhe Zotit. Shqiptarët e pasviteve ‘90 e shihnin të ardhme të largët një rini shqiptare kaq pranë drogës sa ç’është sot. Megjithatë, po të njëjtët shqiptarë nxisnin (dhe vazhdojnë të nxisin) fëmijë të vegjël që të konsumojnë alkool si shenjë e burrërimit, apo edhe konsumojnë alkool në prani të fëmijëve. Shifrat e përfolura në jetën e përditshme janë të frikshme për të gjithë ne si prindër, si besimtarë, si qytetarë të thjeshtë. Sipas ISHP-së, një në tre të rinj të moshës 14-15-vjeçare ka konsumuar një herë duhan në jetën e tij, ndërsa më shqetësues është konsumimi i alkoolit. Raportohet se dy në tre nxënës kanë konsumuar një herë alkool dhe një në pesë nxënës është dehur të paktën një herë në jetën e tij.

Për sa i përket drogës: Rreth 7 për qind kanë konsumuar të paktën një herë marijuanë dhe rreth 15 për qind kanë konsumuar të paktën një herë substanca të tjera droguese. Të mos harrojmë se këto janë shifra për nxënësit e klasave të 9-ta dhe se në realitet duket të jetë edhe më e lartë, atëherë kambanat e emergjencës kanë rënë me kohë. Globalisht rreth 210 milionë njerëz çdo vit përdorin drogë, dhe pothuaj 200 mijë prej tyre vdesin. Rritja e madhe e përdoruesve të drogës ndër të rinj, duhet të na nxisë të mendojmë për vendin që u kemi siguruar atyre në shoqëri. Prindi duhet të rishikojë rolin e tij model, mësuesi të mos harrojë amanetin e madh, institucionet fetare duhen mbështetur që të jenë pjesë e rëndësishme e zgjidhjes së këtij problemi etj.

Sipas studimeve në SHBA, ajo që s’duhet të bëjnë prindi dhe shkolla, është hedhja e përgjegjësisë tek institucionet shtetërore, shoqëria e keqe etj. Bashkëpunimi i suksesshëm i shkollës me prindin, mund të jetë parandaluesi më efikas i përdorimit të drogës në moshë të re. Profeti Muhamed (Paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi Të) solli zgjidhje origjinale për problemet e rinisë së asaj kohe. Ai tregoi një tolerancë të jashtëzakonshme ndaj adoleshentëve dhe i bëri pjesë të shoqërisë, duke i angazhuar edhe në poste drejtuese, kërkonte prej të moshuarve t’i kuptonin të rinjtë e të kishin dhembshuri ndaj tyre, si dhe përdori mjeshtërisht metodën e zgjidhjeve të problemeve me anë të edukimit shpirtëror.

Lidhja me Zotin, përgjegjësia për të kaluar një jetë produktive, ruajtja e amanetit të trupit e jetës, përgatitja për botën tjetër, të punuarit për një jetë më të mirë dhe dashuria për tjetrin, janë disa nga dimensionet e porosive fetare të cilat mund të shërbejnë që rinia t’u qëndrojë larg drogës dhe alkoolit. Dimensioni shpirtëror dhe botëkuptimi që i përfton besimi dhe feja individit, është një kurë më se e provuar për miliona të rinj, duke i shpëtuar ata nga “prehja” dhe “qetësia” në konsumimin e drogave. Arsimimi, i ndërthurur me vlerat tona të vyera kombëtare e fetare, mendoj se është një mjet më se efikas në trajtimin dhe parandalimin e kësaj gangrene të shoqërisë sonë. Sa bukur e ka thënë Fishta: Oh! Po, shkolla, qe lidhun me fe, Bijvet t’njeriut u ep msime të mbara, Ajo vetëm sod popujt përpara, Kah lumnija me u njitun i ban.
GAZMEND AGA
 
Shikon "rrushi-rrushin,edhe piqet"..eshte shoqeria ajo qe ndikon ne perhapjen e ketij fenomeni!
 
Shume te vegjel ne klase te nente ncnc!

Ma kujtoi ate humorin e zi qe i sheh plaka ne rruge disa femije duke u bo dru.

Cka po beni ketu?
Po pijme marihuane gjyshe.
Ani lum nona, por mos rrini ulur ne cement se mundeni me u ftoh.
 
Back
Top