Kush po e ngushëllon Katy Perryn?

GLOOM

Catch me if you can...
Los Angeles, 8 shkurt - Katy Perry pas shkurorëzimit nga Russell Brand, sipas medieve britanike, po ngushëllohet nga ish - i dashuri i saj, muzikanti Travie McCoy. Frontmeni 30-vjeçar i bendit “Gym Class Heroes” dhe 27-vjeçarja Katy lidhjen e tyre e përfunduan në vitin 2009.

"Gjithmonë do të jetë një lidhje mes nesh. Unë gjithmonë do të jem aty për të. Pas lidhjeve të tilla siç ishte e jona, ju gjithmonë do të gjeni kohë për atë person. Edhe Katy ishte me mua kur isha keq," tha Travie për gazetën britanike “Daily Mirror” dhe shtoi se "Jeta vazhdon, edhe pse më vjen keq për mënyrën se si ne përfunduam." Megjithatë, shkëndijat e dashurisë në mes tyre nuk u rindezën.

Ditë më parë mediet amerikane raportuan se këngëtarja 27-vjeçare nuk ka humbur kohë shumë që nga ndarja me aktorin Russell Brand, pasi që ajo tanimë është në një lidhje me lojtarin e futbollit amerikan, Tim Tebow, të cilin edhe prindërit e Katyt e adhurojnë jo vetëm si sportist, por edhe si person.
Burimi Koha
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top