Kush pengon evakuimin do të ndiqet penalisht, paralajmërimi i kryebashkiakit
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, paralajmëroi me ndjekje penale të gjithë ata që do të pengojnë uniformat e shtetit në evakuimin e banorëve nga godinat e klasifikuara të rrezikshme prej tërmetit.
“E kuptoj se në një vend si Shqipëria, edhe kur je në ditë të fatkeqësisë, edhe kur je në një situatë të vështirë emergjence dhe fatkeqësie natyrore, politika e vjetër nuk heq dorë; skenat që pashë mbrëmë, ku një ish-deputete shkonte dhe therej me policinë dhe zjarrfikësen, ishin të pashembullta. Ky nuk është momenti për të bërë politikë.
Do të vijnë në 2023 zgjedhjet lokale dhe le të fitojë më i miri, nëse nuk e bëjmë mirë këtë punë. I bëj thirrje të gjithë aktorëve politikë, deputetë, ish-deputetë, çfarëdo qofshin, na lini të bëjmë punën, ky është menaxhim i emergjencës, kjo nuk është fushatë elektorale, kështu që nëse më parë këta personazhe i kam çuar dhe i kam paditur në gjykatë për shpifje dhe i kam fituar ato beteja, kësaj here do t’i padis penalisht, nëse dikush pengon zjarrfikësen apo policinë që të bëjë evakuimin dhe rrezikon jetën e banorëve do të paditet penalisht.
Lini forcat e rendit, zjarrfikëset dhe stafin me uniforma të bëjë detyrat sipas ligjit dhe të respektojë vendimet e Këshillit Bashkiak, pastaj bëni politikë sa të doni”, tha Veliaj.
©Copyright Gazeta SHQIP