Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kush nuk regjistron vendbanimin do ta ketë të pamundur mbijetesën

Guest2

Antarë i Respektuar


Çdo qytetar që nuk ka regjistruar vendbanimin do ta ketë të pamundur të mbijetojë në Shqipëri. Kështu u shpreh Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, teksa njoftoi një paketë iniciativash ligjore, për të cilat tha se po punon dikasteri që ai drejton. Lleshaj u shpreh se kjo paketë ka si synim inkurajimin e shqiptarëve për të regjistruar vendbanimin e saktë të tyre.

“Ministria e Brendshme së shpejti do të paraqesë një paketë të plotë iniciativash ligjore të cilat do të pamundësojnë mbijetesën në Shqipëri për një njeri që nuk e ka të regjistruar vendbanimin. Pra ne do të sjellim një paketë e cila kushtëzon çdolloj shërbimi në Republikën e Shqipërisë me pasjen e një adrese të përditësuar në regjistrin kombëtar të gjendjes civile dhe mungesa e këtij përditësimi do t’i bëjë qytetarët që të mos mund të marrin shërbime elementare; shkollash, spitali, banka e të tjera me radhë. Nevoja për ta forcuar procesin e regjistrimit është e lartë, shqiptarët duhet të regjistrohen plotësisht, por kjo iniciativë besoj që synon në inkurajimin e tyre dhe jo në frenimin”./tvklan.al
 
Lleshi, kumandari i ushtris se vdekun.. :P

pse o katnar si kena mbijetu deri me sot.. :P :P
 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top