Kush nuk paguan energjinë rrezikon punën në shtet

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
dërmarrjet shtetërore kërcënojnë punonjësit që janë debitorë ndaj OSSH-së

Të mos kesh lekë për të paguar rrymën elektrike tashmë përbën jo vetëm një borxh por një kërcënim serioz për largim nga puna. Drejtues të OSSH-së në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe Prefekturën në Kukës, kanë rënë dakord që ndaj të gjithë punonjësve të sektorit buxhetor të merren masa për largimin nga puna, nëse nuk paguajnë energjinë elektrike të konsumuar, përfshi të gjithë borxhin e krijuar në vite. Burime të zyrës rajonale të OSSH-së tregojnë se një masë e tillë merret pas presionit që ushtrohet nga drejtuesit e kësaj strukture në qendër. Duke studiuar borxhet e konsumatorëve, ku shumica e tyre vijnë nga sektori buxhetor, në Kukës gati të gjithë punëdhënësit, siç janë bashkia, drejtoria e arsimit etj., kanë vendosur të përdorin këtë argument për kërcënuar për largim nga puna të punonjësve. Nga rreth 4 mijë familje debitore pranë elektrikut në Kukës, mbi 2300 prej tyre i përkasin sektorëve buxhetorë, ku në shumicën e rasteve është vetëm një person i punësuar. Masa të tilla nuk duket se shkojnë në përputhje më ligjet dhe Kodin e Punës, por një masë e tillë ka nisur të zbatohet me urdhrin, siç thuhet, të vetë Kryeministrit. Burme lokale tregojnë se nga kjo fushatë rrezikojnë vendin e punës të paktën 1300 punonjës.

Gazeta Shqip
 
Cfare do te thote OSSH?

Gezohem qe do ja fillojne qe nga ato te punesuarit e administrates. te gjithe duhet qe ta paguajne ne baze te asaj qe shpenzojne, perndryshe do te vazhdojme te jemi ne erresire sic kemi qene per 18 vitet e kaluara.
 
me fal por institucionet shteterore nuk paguajn energjin elektrike qe prej 18 vjetesh.

mjer populli per njerzit ce ka ne pushtet
 
Back
Top