Kush na përmbyti?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Kush na përmbyti?
-----------------------
Kujtoni ju se përmbytjet ndodhën nga shirat që ranë!!!
Posi ore posi!
Kujtoni se përmbytjet ndodhën sepse ndokush nuk kishte kompetenca veritkale për të administruar grykat e lumenjve!
Posi ore posi!
Kujtoni se nuk punoi hidrovori, zhavori, a ku e di unë !!!
Posi ore posi!
Përmbytjet ndodhin sepse territori shqiptar është boshatisur demografikisht.
Prandaj përmbytet herë nga shirat, herë nga lumenjtë, herë nga kanabisi!
Një territor i boshatisur nga fuqia e punës, nga banorët, nga aktiviteti ekonomik, është mall pa Zot, rrënohet, kanalizimet bllokohen, tokat nuk drenohen, rrënjët shkulen,askush nuk kujdeset më.
Ska qeveri që ja del Zot veç popullsisë së organizuar.
Por, kur territori boshatiset se mileti përplas derën dhe ikën nga sytë këmbët në dhera të huaj, sigurisht vendi do të përmbytet.
Kur dhjetra kulla ndërtohen në Tiranë, ato sigurisht do të çpopullojnë territorin.
Pra, përmbytje, kanabis, korrupsion, vjedhje tokash buzë detit nga pushtetarë maskarenj.
Ja pra, çpopullimi dhe përmbytjet janë të lidhura ngushtë me njera tjetrën.
Ja përse duhen analiza demografike, urbane, sociologjike.
Këta kujtojnë jo zhavori, jo hidrovori!!!
Por, politika nuk i gjen dot shkaqet. Ato i gjen shkenca.
Por, shkencës politika në këto dekada i ka dhënë dërmën.
Universitetet për ibret!
Akademia në ditë të hallit.
Shkenca sociale??? Hahahaha! Më kollaj gjen punë sot po të përfundosh studimet si hoxhe, dervish, a prift, sesa si filozof, sociolog, politolog, psikolog, e ku e di unë tjetër.
Kujtoni ju se midis kullave si kunja dhe përmbytjeve nuk ka lidhje?
I përmbysim nga Tirana, pastaj i ndihmon Tirana me batanije leshi për t'u mbuluar gjatë përmbytjeve.
Ne na kanë mbledhur të gjithë buzë Lanës ore miq!
Si minjtë!
Miq minj.
Minj miq.
Ku je shqiptar me kokën te retë, kryelartë si shqiponja ku je?
Me këmbët në ujë.
Kuvendon me malet!
Kujdes kur ecën nëpër gropa.
Me lisat e gjatë.
Catia fut ujë.
Me gërxhet.
Gërnetë e çarë.
Hahesh me shqiponja që futurojnë lart!
Bretkocat nga pellgjet thërrasin.
Territori përmbytet sepse njeriu e braktisi, nuk jeton atje.
Vjen buzë Lanës së pisët plot shurrë!
Emigrion në Siri a Srilanka!
Nga sytë këmbët për të shpëtuar!
Si rrënohet një shtëpi e pabanuar.
Pse ikën njeriu nga territori?
Sepse nuk e lidh gjë me të, sepse ndjehet i braktisur, i harruar, i fyer atje.
Përmbytja e territorit ndodh nga përmbytja e vlerave në shpirt!
Këta thonë zhavori, hidrovori, eskavatori.
Hakmerru natyrë ndaj njeriut hakmerru!
Derisa t'u vijnë mendtë!


Artan Fuga
 
Si perfundim kush i permbyti ? Serbi Greku ... nuk i kam degjuar, qe te ankohen me per k;to .. loool
 
Dhe fuga si filozof qe esht e din fiks kush. Aman o si nuk folen njeher eksperetet tamam ne vendin tone. Nuk e permbyten njerezit qe iken more filozof por njerezit qe bllokojne kanalet me plehera dhe qeveria qe hedh beton pa kanalizime.
 
Kush na permbyti??? Makuteria jone!!!!!!!!!

Njerez qe kane shkaterruar natyren dhe natyra i ktheu reston.
Padashur te justifikoj qeverine (kete dhe ate te meparshme), kujtoj se njerezit jane aq te pandergjegjeshem sa nuk kane ekzistuar kurre me pare.
Ndertuan shtepi pa nje plan urbanistik, gje toke e nderto...mbi dhe' e mbi kodra, mbi kolektore e kanale, mbi keneta e mocale.
Eshte e pafalshme ajo cka i kemi bere natyres.....
 
Qe te dyja palet kshu kane qene, qe nga koha/ikja e Dulles.... Por ne te vertete kush i permbyti ? looool
 
Prite te largohet dhe profesori se qeveria e la pa rroge :P

Do te duhet ta sakrifikojme kete brez per te patur nje politik per shqiptaret dhe jo per politikanet.
 
Qeverisja e keqe....

Ka edhe populli pjesen e tij te fajit.fill pas komunizmit,Shqiptaret,u leshuan nga "zinxhiri"..prishen,shkaterruan gjithcka gjeten.fabrika,kanalet e kullimit,kanalet vaditese,etj etj.dhe harruan qe demi ishte po i tyri.
 
Ka edhe populli pjesen e tij te fajit.fill pas komunizmit,Shqiptaret,u leshuan nga "zinxhiri"..prishen,shkaterruan gjithcka gjeten.fabrika,kanalet e kullimit,kanalet vaditese,etj etj.dhe harruan qe demi ishte po i tyri.

Fabrika nuk eshte problemi ....Por zhveshen pyjet nga pemet, shkaterruan shtreterit e lumenjve duke i perdorur zhavorrin, e ai shi ne toke do bjere...e nese se thith pema , do vij tek ti e te une ne shtepi.

Kush i preu pemet??? Ata qe mendon vetem per sot dhe aspak per neser...ata qe menduan per veten e jo per te gjithe ne...
E pra makuteria na permbyti!!!!!
 
Presori fol per nje permbytje me thelle se sa ajo me cizme e not neper keneta.
 
Kush na permbyti??? Makuteria jone!!!!!!!!!

Njerez qe kane shkaterruar natyren dhe natyra i ktheu reston.
Padashur te justifikoj qeverine (kete dhe ate te meparshme), kujtoj se njerezit jane aq te pandergjegjeshem sa nuk kane ekzistuar kurre me pare.
Ndertuan shtepi pa nje plan urbanistik, gje toke e nderto...mbi dhe' e mbi kodra, mbi kolektore e kanale, mbi keneta e mocale.
Eshte e pafalshme ajo cka i kemi bere natyres.....

Te "Akuzoj" per plagjiature, keto jane mendimet e mia, ku i vodhe, pse i vodhe, çoje llaçin ku e more.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top