Kush kalon ne biznes te madh

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
1.Sherbime hotelerie,argetuese,sportive,artistike,mediatike,elektronike

2.Restorante,bar-kafe,markete,minimarkete,me sip mbi 200 M katrore,duke prefshire dhe siperfaqet ekstra pa mbulim apo perreth ambjentit kryesor te sherbimit

3.Servise makinash dhe mjetesh motorike me mbi dy sipermarres

4.Pikat shitjes se karburanteve,gazit,vajrave lubrifikante dhe pjeseve te ndryshme te kembimit per automjete

5.Nen kontraktoret e ndertimit me fonde private e publike

6.Transportuesit e mallrave me tonazh me 20 ton kapacitet mbajtes apo grup automjetesh udhetaresh e taksish me mbi 3 automjete

7.Tatimpaguesit qe rezultojne si kliente te shoqerive qe jane te regjistruara ne drejtorite rajonale te tatimpaguesve te medhenj

8.Prodhuesit industriale,agro-industriale dhe ushqimor te natyrave te ndryshme.

Keto jane ndryshimet te bera nga qeveria per ligjin''Per tatimin mbi bleren e shtuar te subjekteve qe ushtrojne aktivitete sherbimi dhe qe pervec ambjenteve te mbyllura kane ne posedim ehe ambjente publike si lulishte ,veranda ose trotuare,do te taksohen si subjekte te biznesit te madh.

Me keto ndryshime shume biznese qe jane regjistruar ne bashki si ''biznes i vogel'' u kalojne serish nen administrimin Tatimeve dhe klasifikuar si subjekte tatimpaguese te TVSH-se.
Pervecse biznesi do te shtoje TVSH-ne dhe do te rrise tatimin mbi fitimin per do ti detyroje te rrisin cmimet,te rrisin numrin e punetoreve dhe pagat e tyre ti ndryshojne.

Me ato pak biznese qe do te ekzistojne do te rriten cmimet dhe fatura e shtrenjte do te shkoje ne dem te qytetareve.Ndryshimet cojne ne rritje direkte te produkteve,gje qe ndikon direkt ne xhepat e konsumatoreve.
•imperial•
 
Titulli: Kush kalon ne biznes te madh

Po si do mbahet shteti ne vend ti uli i ngren cmimet duke filluar nga dritat e per me teper kalimi i taksimit pfffffff
 
Titulli: Kush kalon ne biznes te madh

nuk e dija se shteti e vendos kush eshte biznes i vogel apo i madh
me aqe sa e kame une iden gjithcka varet nga xhiroja qe ti ben ne vite dhe ti pastaj quaje si te doje qefi ndac biznes i vogel ndac kompani madhe

ngaqe shteti nuk ka fuqin per zbatimin e ligjit dhe korrupsioni dhe nxierr ligje te tilla ,ne angli cdo biznes apo dyqan ka kasen ku gjthcka regjistrohet dhe mbas xhiros taksohet ,tani a ka marifete dihet qe ka por po u kap te fundos zyra etaksave dhe nuk e ngre koken me
 
Titulli: Kush kalon ne biznes te madh

nuk e dija se shteti e vendos kush eshte biznes i vogel apo i madh
me aqe sa e kame une iden gjithcka varet nga xhiroja qe ti ben ne vite dhe ti pastaj quaje si te doje qefi ndac biznes i vogel ndac kompani madhe

ngaqe shteti nuk ka fuqin per zbatimin e ligjit dhe korrupsioni dhe nxierr ligje te tilla ,ne angli cdo biznes apo dyqan ka kasen ku gjthcka regjistrohet dhe mbas xhiros taksohet ,tani a ka marifete dihet qe ka por po u kap te fundos zyra etaksave dhe nuk e ngre koken me

dhis iz ë mirakëll of fridom shoku
 
Titulli: Kush kalon ne biznes te madh

Po keto pune behen per ti falimentuar dhe ato pak biznese qe punojne ndershmerisht.Shteti ne shqiperi u futet ne pjese bizneseve duke u marre ne te shumten e rasteve mbi 10% qe eshte norma e lejuar.Nderkohe shteti nuk siguron asnje mbrojtje minimale per keto biznese ne raste sulmesh keqberesish apo fatkeqsish natyrore.
 
Titulli: Kush kalon ne biznes te madh

normal te shpenzosh miliarda per fushata elektorale
te paguash shaljeten per minute/kenge
normal qe buxheti i shtetit te cpohet
ngaqe ka ngel keq buxheti ku do rikuperohen keto para
sdo ndonje llogjike te madhe
te ne te mekurit(populli)
 
Hyn ne fuqi kalimi i nje pjese te biznesit te vogel ne sistemin e TVSH-se.

Nga data 1 janar, tatimet kane nisur regjistrimin e bizneseve me xhiro mbi 5 milione leke, duke i futur ne proceduren e pageses se 20 % TVSH. Per t’iu shmangur detyrimeve te reja administrative, nje pjese e konsiderueshme e bizneseve te vogla kane preferuar te mbyllin aktivitetin, duke kerkuar cregjistrim ne QKR dhe Tatime.
Mbyllja e aktivitetit dhe hapja nje biznesi te ri qe ndryshon nga i vjetri vetem nga emri, i cliron subjektet nga detyrimi per te paguar TVSH-ne. Kete shpjegim e japin shume eksperte kompanish private. Te dhenat operative flasin per rreth 4 mije subjekte private te vogla, te cilat kane deklaruar mbylljen e aktivitetit. Numri mund te jete me i madh po t’i referohemi situates kritike qe po kalon ekonomia.
Nderkaq administrata tatimore ka ngritur grupe pune te posacme per te perballuar me sukses procesin e kalimit te bizneseve ne sistemin e ri tatimor. Ligji i miratuar nga qeveria ka hyre ne fuqi qe me 1 janar dhe afati per regjistrim shkon deri me 15 janar. Per te pasur nje menaxhim sa me pozitiv, drejtori i pergjithshem i Tatimeve, Artur Papajani, u ka shperndare degeve neper rrethe udhezimin mbi proceduren qe duhet ndjekur.
Edhe pse konsiderohet nje takse qe nuk e rendon direkt biznesin, TVSH me shkalle tatimore 20 % shikohet nga subjekti i vogel si barre e rende qe con ne faliment. Kalimi ne TVSH rrit disa detyrime administrative, si bilanci, numri i punonjesve apo ekonomisti, por jo taksat direkte, pasi ato do te vijojne te jene te njejtat. Administrata tatimore parashikon se ligji i ri i TVSH-se prek rreth 13 mije biznese te vogla, me xhiro vjetore mbi 5 milione leke.
Keto biznese si dhe te tjerat me xhiro deri ne 8 milione leke do te vijojne te jene subjekte te vogla nen administrimin e njesive vendore. Ulja e pragut behet thjesht per zgjerimin e skemes se TVSH-se. Megjithate nje problem i madh vazhdon te mbetet bilanci dhe llogaritja e te ardhurave, pasi subjektet e njesive vendore kane punuar me sistemin e bashkive dhe tani qe kalojne me TVSH u duhet te futen ne te tjera procedura, te panjohura per to. Cregjistrimi i 4 mije subjekteve mund te konsiderohet nje proces normal i stadit te biznesit, por ne rastin konkret eksperte te ndryshem e shikojne si mjet per t’iu shmangur ligjit te ri.
Bizneset qe tejkalojne ose parashikohet te tejkaloje 5 milione leke per kete vit kalendarik jane te detyruar te kerkojne te regjistrohen per TVSH-ne qe nga 1 janari i vitit 2010, brenda 15 diteve.
Kjo kategori tatimpaguesish do te vazhdoje te jete subjekt i tatimit mbi te ardhurat personale per biznesin e vogel, takses vendore prane bashkive apo komunave dhe per kontributet e sigurimeve shoqerore e shendetesore si dhe TAP-in, detyrimi ndaj te cilit per deklarim do te vazhdoje te jete cdo tre muaj. Deklarimi i pare per TVSH-ne per tatimpaguesit e regjistruar ne janar 2010 do te jete me 1-14 shkurt 2010. Edhe pse ndryshon status, biznesi qe kalon me TVSH do te vazhdoje te mbaje te njejtin numer identifikimi te personit te tatueshem (NIPT).
Bizneset qe kalojne me TVSH, qofte me 8 apo me 5 milione leke xhiro, kane detyrimin ligjor per mbajtjen e librave te blerjes dhe shitjes per TVSH-ne e plotesimin e tyre.

•infoalbania•
 
Back
Top