polisi_tajrush
Struga zemra Ilirides
Ish-krerët e UاK-së dhe njohësit e saj japin vlerësimet e tyre
Kush janë njerëzit që kanë rikthyer UاK-në
Deri tani nuk po dihet se kush po qëndron zyrtarisht pas grupit të armatosur që po mban emrin e Ushtrisë اlirimtare Kombëtare (UاK), disa javë pas konfrontimit me policinë e Maqedonië në Studenë të Karadakut të Shkupit.
Ish-krerë të UاK-së si në Maqedoni, ashtu edhe në Kosovë theksojnë se nuk dinë akoma se kush janë personat që kishin siguruar arsenalin e sofistikuar të armëve për t`i futur në brendi të territorit të Maqedonisë, me tendencë për fillimin e një konflikti të ri.
“Nuk mund të themi se kush janë këta individë, por sigurisht janë njerëz të pakënaqur me politikat në Maqedoni, apo mund të ketë edhe qëllime të tjera. Por kryesisht politika e Gruevskit me provokimet e saj që nga ardhja në pushtet ka krijuar një situatë të tillë. Arsyet e tjera janë edhe burgosjet, hapja e rasteve të Hagës, Brodeci, Sopoti dhe projektet e ndryshme antishqiptare kanë krijuar një situatë të tillë”, thekson Afrim Mustafa, bibliografi i luftës në Kosovë dhe i autori i librit me biografitë e gjithë dëshmorëve të tre luftërave të fundit çlirimtare shqiptare në Ballkan.
Ish-komandanti i UاK-së, Xhezair Shaqiri, i cili është i strehuar në Tanushë, për shkak të një fletëarresti, mohon kategorikisht ndonjë lidhje me UاK-në e rishfaqur. Ai pohon se nuk ka dijeni as për njerëzit e armatosur që janë përleshur me UاK-në, por edhe as për komunikatën Nr.1 të publikuar me emrin e UاK-së.
“Unë një dua të them se në Maqedoni ka hyrë armatim. Por nuk dij se kush kanë qenë ata që janë përleshur me policinë në Studenë të Karadakut të Shkupit. Nuk e dij as që kush qëndron prapa tyre, por megjithatë besoj se komunikatat e tilla të UاK-së janë të vonuara, sepse Nikolla Gruevski ka katër vite që nuk jep ndonjë arsye apo as që mundohet që me dialog të përmirësojë marrëdhëniet ndëretnike”, ka theksuar Xhezair Shaqiri, i cili për agjencinë e lajmeve INA thekson se ende është edhe kryetar i Partisë Demokratike Kombëtare (PDK).
Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha thekson se mediat maqedonase kanë keqpërdorur deklaratat e tij, duke shtrembëruar ato. Në radhët e ish-pjesëtarëve të UاK-së gjithashtu nuk dinë gjë se kush mund të qëndrojë prapa grupit të armatosur që po synon të rindezë një konflikt të armatosur në Maqedoni. E
dhe pas lajmit për arrestimin e shtatë personave në Kaçanik dhe Prishtinë, për gjoja involvim në rastin e armatimit në Bllacë, autoritetet kosovare por edhe ato në Shkup nuk kanë bërë të ditur asnjë detaj lidhur me këtë ngjarje. Ministria e Brendshme ka kumtuar se Komunikata Nr.1 e UاK-së është dërguar nga Zvicra, duke mos dhënë detaje të tjera plotësuese. Derisa grupi i armatosur ka ngelur tejet mister, pa u shfaqur në publik, opinioni në Maqedoni është i vërshuar nga hutia, se kush mund të qëndrojë pas gjithë tendencave për të reprizuar 2001-shin. (INA)