Doktrina e Dëshmitarëve të Jehovait i pati fillimet e veta rreth vitit 1870, kur 18-vjeçari Çarlls Teiz Rasëll (Charles Taze Russell) filloi një studim biblik i cili fokusohej në kronologjinë biblike dhe në ardhjen e dytë të Krishtit. Si rezultat i këtyre studimeve, Rasëll (Russell) publikoi disa libra dhe prezantoi lektorata formale përgjatë 1870-tave. Në vitin 1879, ai themeloi publikimet mujore “Kulla e Rojës së Zionit” (Zion’s Watch Tower) dhe Lajmëruesi i Prezencës së Krishtit (Herald of Christ’s Presence). “Kulla e Rojës së Zionit dhe Shoqata e Trakteve” u formua zyrtarisht në 1884-ën, në të cilën Rasëll qëndroi si president deri në vdekjen e tij në 1916-ën. Përgjatë kësaj periudhe, Rasëll shkroi një seri librash me titullin “Studime në Shkrimet,” të cilat u bënë bazat e teologjisë së Dëshmitarëve të Jehovait. Sot, organizata ‘teokratike’ e Dëshmitarëve të Jehovait, Bibla e Kullës së Rojës dhe Shoqata e Trakteve (BKRShT), drejtohet nga disa persona në Bruklin të Nju Jork-ut (Brooklyn, New York). A është ky sekt një organizatë terroriste dhe ekstremiste? Gjykata Supreme ruse vendosi se “Dëshmitarët e Jehovait” janë një organizatë ekstremiste dhe të gjitha pronat e saj duhet t’ia dorëzojë shtetit. Lajmi u dha mediet ruse, sipas të cilave, vendimi i gjykatës u konfirmua nga përfaqësues të kësaj feje në Rusi, të cilët thanë se do ta apelojnë vendimin në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Autoritetet ruse kanë vendosur disa nga materialet e publikuara të grupit në një listë literature ekstremiste të ndaluar dhe prokurorët në vend, prej kohësh e kanë cilësuar si një organizatë që shkatërron familjet, nxit urrejtje dhe kërcënon jetë. “Dëshmitarët e Jehovait” janë një organizatë e krishterë që nuk pranon doktrinën tradicionale të trinisë dhe njihen për predikimin derë më derë, apo për kundërshtimin e shërbimit ushtarak dhe transfuzioneve të gjakut. Ata thonë se, përshkrimi që i bëjnë autoritetet ruse është i rremë. Organizata është përhapur në botë dhe ka 8 milionë ndjekës aktivë, ndërsa në Rusi rreth 175 mijë. “Dëshmitarët e Jehovait” janë përballur me gjykatat në disa vende, por Rusia është më e zëshmja në cilësimin e tyre si një kult ekstremizmi.
Lind pyetja a duhet të ndalohet me ligj edhe në Shqipëri kjo organizatë !?
Shiko fotografinë 1746450
Web.
Lind pyetja a duhet të ndalohet me ligj edhe në Shqipëri kjo organizatë !?
Shiko fotografinë 1746450
Web.