Kush janë ata qe shfaqin urrejtie ndaj Islamit.

braziljania

Anëtar i Nderuar
Nëse i shqyrtojmë me kujdes ata të cilët hapur shfaqin armiqësi ndaj Islamit, ne mund ti kategorizojmë në një nga këto kategori:

1) Politeistët dhe injorantët, pasiqë Islami është religjion i të vërtetës i cili nuk lejon adhurimin dhe shfaqjen e përulësisë ndaj tjerëve përvec All-llahut.

Allahu thotë: Thuaj: "O ju injorantë, a mos më thirrni të adhuroj tjetër, në vend të All-llahut?" (Kur’an Zumer: 64)

2) Ata të cilët dispozita natyrore iu është falsifikuar, pasiqë Islami është fe e cila pajtohet me dispozitë natyrore të njeriut.

Allahu thotë:
Përqëndro vetveten tënde sinqerisht në fenë, i larguar prej çdo të kotë, (e ajo fé), feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit, s'ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë. Kur’an (Rum: 64)

3) Njerëz të padrejtë, meqë Islami është fe e drejtësisë dhe barazisë.

Allahu thotë:
All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim. Kur’an (Nahl: 90)

4) Ata të cilët mundohen të shpërndajnë ligësi dhe keqbërje, meqë Islami është fe e drejtësisë, ndershmërisë dhe e përmirësimit.

Allahu thotë:
Jehuditë thanë: "Dora e All-llahut është e shtrënguar!" Qofshin të shtangura duart e tyre dhe qofshin të mallkuar, pse thanë atë. Jo, duart e Tij janë të shlira. Ai furnizon ashtu si të dojë. Kjo që t'u zbrit ty do t'u shtojë disave nga ata (nga paria fetare) shumë largimin dhe mohimin. Ne ndërmjet tyre hodhëm armiqësi dhe urrejtje që do t'u vazhdojë deri në ditën e kijametit. Sa herë që ndezën zjarr për luftë, All-llahu e shuajti atë, e ata përpiqen për shkatërrimë në tokë. All-llahu nuk i do ngatërrestarët. Kur’an (Maide: 64)

5) Ngatërestarët, meqë Islami është fe e paqes..

Allahu thotë:
Dhe luftoni në rrugën e All-llahut kundër atyre që ju sulmojnë e mos e teproni se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë (e fillojnë luftën). Kur’an (Bekare: 190)

6) Fanatikët dhe ekstremistët, meqë Islami është fe e drejtë.

Allahu thotë:
Dhe ashtu (siç ju udhëzuam në fenë islame) Ne u bëmë juve një pupull të drejtë (një mes të zgjedhur) për të qenë ju dëshmitarë (në ditën e gjykimit) ndaj njerëzve, dhe për të qenë i dërguari dëshmitar ndaj jush. E Kiblen nga e cila ti u drejtove nuk e bëmë për tjetër, vetëm se për të provuar atë që shkon pas të dërguarit, nga ai që kthehet prapa, ndonëse kjo ka qenë vështirë (për disa), por jo edhe për ata që All-llahu i drejtoi. All-llahu nuk është që t'ua humbë besimin tuaj. S'ka dyshim se All-llahu është shumë i butë dhe mëshirues ndaj njerëzve. Kur’an (Bekare: 143)

7) Njërëz të cilët shprehin qejfe shtazarake dhe djallëzore, meqë Islami është fe e dëlirësisë, pastërtisë.

Allahu thotë:
Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe. Kur’an (Isra: 32)

8) Ata të cilët shkojnë pas kësaj jetë materiale, meqë Islami është fe e mbështetjes reciproke dhe mëshirës e cila lufton shpërdorimin e njerëzve në nevojë dhe të dobëtit.

Allahu thotë:
Dhe mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, e as mos u paraqitni me te (me ryshfet) te gjykatësit për të grabitur në mënyrë të padrejtë një pjesë të pasurisë së njerëzve, kur ju e dini (se pa të drejtë po e hani atë). Kur’an (Bekare: 188)

9) Ata të cilët përbuzin dhe nënvlerësojnë humanizmin dhe i japin vetës mendim për racë të zgjedhur, meqë Islami është fe e barazisë e cila lufton të gjitha format e racizmit dhe paragjykimit.

Allahu thotë:
O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s'ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë. Kur’an (Huxhurat: 13)

Kush janë ata qe shfaqin urrejtie ndaj Islamit., Teologjia, Forumi Islam, Forumi Krishtere, Libraria Islame, Muhamedi a.s, Muslimanet, Mysliman, I Krishter, Jezu Krishti, Kisha Katolike, Kisha Ortodokse, Protestande, Hinduizmi, Budizmi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top