Kush ishte Elvis Pista?

Arfenilla

Themelues i Forumit
Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Rahovec. Pas përfundimit të gjimnazit ka studiuar për ekonomi në Universitetin e Prishtinës dhe më pas në juridik po në këtë universitet. Magjistri në degën e juridikut në Selanik. Punoi fillimisht në Norwegian Refugee Council më pas në Procredit Bank dhe në Postë Telekomin e Kosovës.

Në Partinë Demokratike të Kosovës ka hyrë në vitin 2007. ndërsa në strukturat udhëheqëse që nga viti 2012.

Sipas rezultateve preliminare në zgjedhjet e fundit parlamentare, Elvis Pista ka marrë mbi 8 mijë vota.

ثshtë njohur si bukëdhënës, bamirës dhe plot vullnet për jetë.

Elvisi la pas gruan e tij Besartën me të cilën ishte martuar një vit më parë ndërsa po priste të bëhet baba pasi që Besatra është shtatzënë.


Biografia është lexuarn gjatë ceremonisë së varrimit nga profesori, Sabaudin Cena.
 
Titulli: Kush ishte Elvis Pista?

Qindra mijëra qytetarë i kanë dhënë lamtumirën e fundit Elvis Pistës, kandidat për deputet i PDK’së.

Sot, Rahoveci është në zi. Qytetarët e këtij vendi kishin dalur nëpër rrugët e qytetit, të cilat ishin bllokuar.



B. Express

foto-48_3334-620x330.jpg


foto-50.jpg


foto-70.jpg
 
Francë, familja shqiptare me 2 fëmijë përfundon në një qendër nukleare


franca.jpg

Një familje shqiptare me dy fëmijë që udhëtonin klandestinë me destinacion Anglinë kanë mbetur të bllokuar në një zonë radioaktive në Francë.

Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” mëson se familja ishte nisur në këtë udhëtim me një anije, por shumë vonë kanë mësuar se kanë arritur në një zonë të rrezikshme, më radioaktiven në Evropë, konkretisht në Areva të Beaumont-Hague në Francë.

Familja klandestine u zbulua e fshehur në një rimorkio të një kamioni që shkarkonte ngarkesa në centralin Areva të Beaumont-Hague.

“اifti dhe dy fëmijët e tyre nën moshën 10 vjeç u zbuluan në një zonë të rrezikshme vetëm 100 metra nga qendra e armëve nukleare-bërthamore”, tha Drejtori i Komunikimit nga kjo bazë bërthamore të rrethit, Argant Catherine.

Sipas policisë, kamioni i cili erdhi nga porti i Ouistreham (Calvados), fatmirësisht transportonte material jo-bërthamor. Ndërsa. sipas një burimi gjyqësor, familja ishte detyruar nga shteti ta lëshonte territorin brenda dy muajve te ardhshëm.

Yannick Rousselet, përgjegjës për çështjet bërthamore të Greenpeace Francës, tha se kjo ishte skandaloze.

“Kjo është katastrofike. Fabrika ndodhet përballë portës kryesore në një zonë të klasifikuar si “BNI”, rreth njëqind metra nga ndërtesën BST1 ku ndodhet një pjesë e plutoniumit të depozituar në Hagë “, tha për AFP aktivist anti-bërthamore, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Philippe Launay, nga unoni i FO, gjithashtu shprehu habinë e tij.

“ثshtë e pabesueshme që kjo familje shqiptare me dy fëmijë të jetë futur në këtë zonë të rrezikshme”, tha ai.

Qendra nukleare Areva është një fabrikë për ripërpunimin e karburantit të harxhuar bërthamor, kryesisht në zonën franceze të energjisë bërthamore. Kjo fabrikë njihet si qendra me përqëndrim më të lartë të materialit radioaktiv në Evropë.
 
Titulli: Kush ishte Elvis Pista?

Elvis Pista, një prej menaxherëve kryesor në PTK dhe kandidat për deputet nga radhët e PDK’së, u vra në orët e hershme të mëngjesit. Deri më tash, policia, familjërët dhe bashkëpunëtorët kanë thënë se ai nuk kishte probleme me askënd.

Megjithatë, Gazeta Express ka mësuar një detaj që, ndoshta, mund të hedh dritë në këtë vrasje të mistershme.

Elvis Pista është pajisur me leje një muaj më parë për armëmbajtje!!!

Për këtë, gazeta posedon e gjithë dokumentacionin.

2_4071.jpg
A është kjo shenjë se Elvis Pista po frikësohej për jetën e tij meqenëse mori leje për armbëmbajtje?

Njerëz të afërt më Pistën kanë treguar për Gazetën Express se ai ka pasur revole edhe me herët, dhe sipas tyre, në atë kohë ka pasur edhe disa telashe. Por nuk kanë mundur të sqarojnë se për çfarë telashesh bëhet fjalë.

Por ata kanë treguar se momentalisht nuk kanë qenë në njohuri për ndonjë kërcenim apo diçka të tillë. Mirëpo, sipas tyre, lejen për revole Pista e ka marr tani pasi kjo i është kërkuar edhe nga ligji PTK’së.

Pista, përveç se ishte Menaxher i Financave në PTK, ka qenë edhe kryetar i klubit futbollistik “Rahoveci”
4_2064.png


Elvis Pista para një muaji ia kishte blerë xhamisë së qytetit një furgon për bartjen e kufomave. E me të njëjtin automjet, ai sot është sjell në banesën e tij të fundit..

Elvis Pista ka qenë i njohur në qytetin e tij, në Rahovec, edhe për aktet e bamirësisë që bënte. Kështu, një muaj më parë ai me paratë e tij ia kishte blerë xhamisë një furgon (kombi) për bartjen e të vdekurve. Kjo i është konfirmuar Expressit nga hoxhallarët e kësaj xhamie, të cilët ndjehen të trishtuar me vrasjen e Elvisit
elvisti_4032.JPG


2_3080.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top