Kush është xhihadisti i arrestuar në Mitrovicë?

Lauri

Anunnak
Prishtinë, Mitrovicë, 18 qershor - Bajram Asllani, 29-vjeçar, nga Mitrovica, dyshohet se në bashkëpunim me Hysen Sherifin, po planifikonin të ndërtonin një bazë operacionesh në Kosovë, ku do të rekrutonin persona për xhihad të dhunshëm, ka bërë të ditur Departamenti Amerikan i Drejtësisë.
Asllani, i cili është arrestuar të enjten në Mitrovicë nga Policia e Kosovës, nën mbikëqyrjen e Prokurorit Special të EULEX-it dhe 5 agjentëve të FBI-së, siç shkruan sot "Koha Ditore", kishte vënë kontakte të vazhdueshme me një grup xhihadistësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët ishin arrestuar në korrik të vitit të kaluar.
Asllani, që sipas padisë së ngritur nga autoritetet amerikane, njihet edhe me nofkën "Ebu Hatab", është i akuzuar për furnizim me material përkrahës për terroristët dhe për komplot për vrasje, kidnapim, gjymtim dhe lëndim të personave në vende të huaja.
Ai është arrestuar në bazë të një fletarrestimi, të lëshuar nga Qarku Lindor i Karolinës Veriore dhe në rast të vërtetimit të të gjitha akuzave, ai mund të dënohet deri në 40 vjet burgim, ka bërë të ditur Departamenti i Shtetit.
Urdhër-kontrolli dhe arresti, si dhe bastisja e shtëpisë së të dyshuarit janë autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, Klaus Jung. Në fletarrestimin e lëshuar nga Gjykata e Karolinës së Veriut thuhet se i dyshuari ka kryer vepër penale sigurimi i përkrahjes materiale terroristëve, që është në kundërshtim me kapitullin e 18-të të Kodit penal të SHBA-së, seksioni 2339 A, me çka është paraparë si vepër penale me nenin 112 të Kodit Penal të Kosovës, lehtësim i kryerjes së terrorizmit dhe marrëveshjeve për të vrarë, rrëmbyer, gjymtuar apo lënduar personat apo për të dëmtuar pasurinë në shtetet e huaja në kundërshtim me kapitullin e 18-të të Kodit Penal të SHBA-së, seksioni 596.

Në korrik të vitit të kaluar, tetë persona të dyshuar ishin akuzuar nga Qarku Lindor i Karolinës Veriore, në mesin e tyre edhe kosovari Hysen Sherifi, për komplot për ofrim të materialit në përkrahje të terroristëve, konspiracion për vrasje, kidnapim dhe lëndim të personave të huaj dhe shkelje të tjera. Këta të akuzuar janë: Daniel Patrick Boyd, qytetar amerikan, banor i Karolinës Veriore, Hysen Sherifi, kosovar me leje qëndrimi të përhershme në Karolinën Veriore, Zakariya Boyd, Dylan Boyd, Jude Kenan Mohammad, Mohammad Omar Aly Hassan dhe Ziyad Yaghi, që të gjithë qytetarë amerikanë nga Karolina Veriore.
Një aktakuzë zëvendësuese, e ngritur më 24 shtator 2009, ka shtuar akuzat ndaj Daniel Patrick Boydit, Hysen Sherifit dhe Zakariya Boydit. Sipas aktakuzës dyshohet në mes tjerash që Daniel Boyd dhe Sherifi kanë bërë komplot për vrasje të personelit ushtarak amerikan si pjesë e një komploti për të sulmuar trupat në Bazën e Marinës Corps në Quantico Va. Këta tre të dyshuar, po ashtu, ishin të akuzuar për posedim të armëve, mbështetje në një rast kriminal dhe Daniel Boydi ka qenë i akuzuar edhe për ofrim të armës një krimineli të dënuar.
Më 19 prill 2010, janë shfaqur dyshimet se Asllani ka qenë i përfshirë si anëtar në komplot bashkë me të akuzuarit e tjerë. Më saktësisht, sipas padisë, i arrestuari nga Mitrovica, Asllani, ka komunikuar vazhdimisht me të dyshuarit, ka kërkuar para nga komplotistët për të ndërtuar një bazë të operacioneve në Kosovë me qëllim që të përhapte xhihad të dhunshëm, i ka ngarkuar me punë komplotistët në kompletimin e punës për t'i arritur këta objektiva dhe ka pranuar fonde nga komplotistët për t'i ndihmuar atij të udhëtonte.
Për më tepër, sipas aktakuzës, kosovari tjetër, Hysen Sherifi, thuhet se ka udhëtuar nga Raleigh i Karolinës Veriore për në Prishtinë, më 30 korrik 2008 që të ushtronte xhihad dhe derisa ka qëndruar në Kosovë, Sherifi supozohet se ka krijuar lidhje me Asllanin. Sherifi, shpesh i është referuar Asllanit si "vëlla" në Kosovë. Sipas padisë, Asllani është arrestuar nga autoritet kosovare në vitin 2007 dhe është mbajtur në arrest shtëpiak për një kohë të caktuar. Më vonë ai është dënuar në mungesë nga një gjykatë në Serbi në shtator të vitit 2009 për planifikim të sulmeve terroriste dhe është dënuar me 8 vite burgim.
Sipas padisë, Asllani i ka ofruar Sherifit video që kanë të bëjnë me xhihad të dhunshëm me qëllim që t'i përkthente dhe t'i përdorte për rekrutim të personave të tjerë për xhihad të dhunshëm apo për t'i motivuar ata që tashmë ishin xhihadistë dhe Sherifi thuhet t'i ketë përkthyer këto video. Më tutje, sipas padisë, Asllani e ka udhëzuar Sherifin që të mblidhte para me qëllim që të blente tokë, e më vonë të krijonte një komunitet në Kosovë, ku do të mund të mbanin armatim dhe municion, e të cilën tokë do të mund ta përdornin edhe si një bazë operacionale për të udhëhequr një xhihad të dhunshëm në Kosovë dhe në vende të tjera.

Sherifi më pas ishte kthyer në SHBA, më 5 prill 2009, dhe kishte mbledhur para për këtë qëllim, duke pranuar një çek prej 15 mijë dollarëve në korrik 2009, por ishte arrestuar më 27 korrik 2009, para se këto para t'ia dërgonte Asllanit në Kosovë.
Për më tepër, padia ngarkon Asllanin për pranim të parave nga Sherifi, të dërguara me qëllim që Asllani t'i përdorte për të siguruar dokumente udhëtimi.
I dyshuari Daniel Boyd thuhet se kishte shprehur dëshirën për t'i ndihmuar Sherifit në planin e tij për të fituar para për "muxhahedinët në Kosovë dhe Boyd kishte deklaruar se ka dashur t'i dërgonte bijtë e tij Zakariya Boyd dhe Dylan Boyd, por edhe vetë ka dashur të udhëtonte për në Kosovë, pasi të kthehej Sherifi".
Prokurori i Përgjithshëm për Sigurinë Kombëtare, David Cris, citohet nga Departamenti i Drejtësisë të ketë thënë se kjo është natyra e përgjithshme e funksionimit të grupeve terroriste në mbarë botën.
"Faktet siç dyshohet në këtë padi nënvizojnë lidhjet në mes të ekstremistëve në shtëpi dhe jashtë dhe natyrën globale të kërcënimeve terroriste me të cilat ballafaqohemi. Në të njëjtën kohë, arrestimi i Asllanit demonstron se si bashkëpunimi efektiv në mes të partnerëve ndërkombëtarë shërben për të luftuar kërcënime të tilla. Unë u duartrokas shumë agjentëve, analistëve dhe prokurorëve që ndihmuan në kompletimin e këtij rasti", citohet të ketë thënë David Cris, pas marrjes së lajmit se Asllani është arrestuar në Mitrovicë.
Ky hetim është duke u udhëhequr nga Task Forca e përbashkët kundër terrorizmit në Raleight të divizionit Charlotte të FBI-së dhe Qendrës së Karolinës Veriore për Analiza dhe Shpërndarje të Informacioneve, ndërsa Qeveria e Kosovës është përmendur nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë për kontributin substancial që ka dhënë në këtë rast.
Në anën tjetër, Besa Asllani, bashkëshortja e të dyshuarit, për 'Kohën Ditore' ka thënë se shumë policë ndërkombëtarë dhe vendës kanë ardhur të enjten në mëngjes rreth orës 07:00 dhe kanë arrestuar Bajramin.
"Nuk kam asnjë ide se pse e kanë arrestuar ndërsa që sjellja e policisë ka qenë shumë korrekte", ka thënë bashkëshortja e të dyshuarit.
Sipas saj, policia me këtë rast ka konfiskuar disa dokumente, 2 shtëpiza të kompjuterit si dhe 5 telefona celularë, ndërsa nëna e të dyshuarit Habibja, ka hedhur poshtë çdo mundësi që djali i saj të jetë i përfshirë në ndonjë vepër kriminale e aq më pak që ai të ekstradohet në ndonjë vend tjetër për gjykim. Bajram Asllani, është baba i 3 fëmijëve, ndërsa që në vitin 2007 është dënuar në mungesë nga një Gjykatë e Serbisë me 8 vjet heqje lirie për planifikim të sulmeve terroriste.
shekulli.com
 
Titulli: Kush është xhihadisti i arrestuar në Mitrovicë?

Lirohet shqiptari i dyshuar për terrorizëm, nga SHBA


MITROVICE- Një gjyqtar i EULEX-it e ka liruar nga arresti, Bajram Asllanin nga Mitrovica, i kërkuar për terrorizëm nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së.
29-vjeçari, i arrestuar për dyshimet se është i përfshirë në plane terroriste, ka qëndruar një natë në paraburgim. Gjyqtari i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë ka vendosur që Asllani të paraqitet në polici dy herë në javë.

"Ai nuk është ndaluar, por do të raportojë në polici dy herë në javë”, ka thënë Kristina Herodes, zëdhënëse e EULEX-it, për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA.
Para lirimit të tij, ai u kishte thënë gazetarëve lokalë se është i gatshëm ta dëshmoje pafajësinë e tij, raporton gazeta Zeri.

Familjarët e tij nuk besojnë që ai të ketë qenë aq i zoti sa të merret me plane terroriste. E përditshmja kosovare Express ka përcjellë situatën nga banesa e të arrestuarit që bie ne sy për varfërinë e saj të tejskajshme.
“Bajrami nuk e ka parë kurrë Amerikën me sy, por nëse duan, le ta dërgojnë atje dhe e sheh”., kështu është shprehur Besa Asllani, bashkëshortja e Bajramit.

Madje, ajo betohet se bashkëshorti i saj ka vetëm një emër dhe quhet Bajram Asllani. Nderkaq, bazuar në të dhënat e hetuesve amerikanë, bashkëshorti i saj ka pasur edhe një emër tjetër, të cilin nuk e ka përdorur kur ka biseduar me të.
“Ebu Hatab” është emri i dytë me të cilin Prokuroria Publike e Karolinës së Veriut i referohet Bajram Asllanit, sa herë që atij i përmendet identiteti i tij i vërtetë.

Sipas Departamentit te Drejtësisë ne SHBA, personi i identifikar si Bajram Asllani, bashkë me shtetasin HysenSherifi kishin në plan të ngrinin një baze operative në Kosovë për të rekrutuar kandidatë për terroristë. Në korrik të 2009-ës, një gjykatë në Karolinën e Veriut, paditi tetë persona, mes të cilëve edhe Sherifin me akuzat për mbështetje të terrorizmit, dhe bashkëpunim për vrasje, rrëmbim dhe plagosje. Ndërsa Asllani u cilesua si ndihmesi i tij në Kosovë. Sipas raporteve, Asllani, ka mbajtur kontakte të rregullta me bazën e Xhihadit në Karolinën e Veriut, anëtarët e së cilës u arrestuan në korrik të 2009-ës. Nëse vërtetohen të gjitha akuzat kundër tij, i dyshuari mund të dënohet deri në 40 vjet burg.
(e.n/BalkanWeb)




Njeri tu dek per buk kto flliqtina shkojn arrestojn per terrorizem ncncnc , veq kur skan qka bojn tjeter i bojn kto , veriu i mitrovices plot terrorista ortodoks shki ka e kriminela askush nuk shkon me i arrestu po nje njeri te varfur se ai terrorist ncncn
 
Titulli: Kush është xhihadisti i arrestuar në Mitrovicë?

"Ku ka za, nuk asht pa gja" thone nga Lezha. Shume me mire qe eshte lene i lire!!
Sherbimet sekrete dyshojne edhe tek avatari yt Black Devil, nje shqiponje e krijuar me germa arabe. C'fare thuhet ne te, nje thirrje per xhihad? shqipetaret jane Arab? apo cfare?
GJithsesi klasifikohesh terrorist, ndonse virtual per tani! Dhe nje dite do te kapin edhe ty per kete:P
 
Titulli: Kush është xhihadisti i arrestuar në Mitrovicë?

"Ku ka za, nuk asht pa gja" thone nga Lezha. Shume me mire qe eshte lene i lire!!
Sherbimet sekrete dyshojne edhe tek avatari yt Black Devil, nje shqiponje e krijuar me germa arabe. C'fare thuhet ne te, nje thirrje per xhihad? shqipetaret jane Arab? apo cfare?
GJithsesi klasifikohesh terrorist, ndonse virtual per tani! Dhe nje dite do te kapin edhe ty per kete:P


Kunder fes Islame ose kunder Muslimanve shum za bohet por pak ose hiq jan te verteta .

sa i perket shqiponies kjo eshte e vizatuar nga nje shkrimtar i njohur shqiptar po qe tash spo me kujtohet cilli .


 
Last edited by a moderator:
Titulli: Kush është xhihadisti i arrestuar në Mitrovicë?

Se cfare do te ndodhe me cunin do ta shofim pas perundimit te procedurave gjyqesore ndaj tij sepse perkunder lirimit ai duhet te lajmerohet ne polici nga dy here ne jave.

Ajo qe me beri me shume pershtypje te ky raste eshte gjendja e tij familjare ne aspektin ekonomik. Televizionet tona dhane hyrjen e shtepise ku banonte ky zoteriu dhe nga hyrja dukej se jetonte ne kushte te veshtira ekonomike, per te mos thene mizerable. Por, sipas raportit te policise ketij i jane marre dy kompjuter dhe pese telefona.

Nje kryefamiljare, me tre kalamaj te vegjel dhe me kushte te veshtira ekonomike qe mba 2 (dy) kompjuter dhe 5 (pese) telefona ne shtepin e tij nuk me duket diqka ne rregull qoft ne aspektin e tij psiqik qofte ne veprimtarine e tij.
:gjujpeshk:
 
Titulli: Kush është xhihadisti i arrestuar në Mitrovicë?

Njeri tu dek per buk kto flliqtina shkojn arrestojn per terrorizem ncncnc , veq kur skan qka bojn tjeter i bojn kto , veriu i mitrovices plot terrorista ortodoks shki ka e kriminela askush nuk shkon me i arrestu po nje njeri te varfur se ai terrorist ncncn [/COLOR][/B][/QUOTE]


Po te keqen Po tu vdek per buken e gojes ai me 2 Kompiutera dhe 5 telefona . vras mendjen se per c'far i duheshin 2 Kompiutera ketij zoteris dhe 5 telefona . per tu habitur .
 
Titulli: Kush është xhihadisti i arrestuar në Mitrovicë?

Njeri tu dek per buk kto flliqtina shkojn arrestojn per terrorizem ncncnc , veq kur skan qka bojn tjeter i bojn kto , veriu i mitrovices plot terrorista ortodoks shki ka e kriminela askush nuk shkon me i arrestu po nje njeri te varfur se ai terrorist ncncn [/COLOR][/B]


Po te keqen Po tu vdek per buken e gojes ai me 2 Kompiutera dhe 5 telefona . vras mendjen se per c'far i duheshin 2 Kompiutera ketij zoteris dhe 5 telefona . per tu habitur .[/QUOTE]


Kto komp. telefona jon shpik prei gazetarve sepse dikun flitej per kto dikun nuk flitej e kto jon fol prei ktv-s nje gazet(Tv) qe sponzorohet prei jahudive pse nuk tha ndonje tv tjeter ? tung
 
Back
Top