Kush është domethënia dhe përgjigja e jetës ?

bella

Anëtar i Nderuar
Kete material e kishte nje shoqja ime(te gjetur ne internet) dhe mu duk interesant per ta sjell ne forum e ta lexojme....kush ka vullnet dhe durim sigurisht :p

Kush është domethënia(kuptimi) e jetës, përse jeta egziston?


Pyetja është mashtruese...është një pyetje së cilës nuk mund ti përgjigjesh. Cilido që i jep një përgjigje, do krijojë pikëpyetje të tjera tek ai që pyet. Nuk gjen përgjigje sepse nuk egziston asnjë. Jeta është një mister- për këtë pyetje nuk ka përgjigje. Nuk mund të pyesësh <<përse>>. Nëse mund ti përgjigjeshim kësaj <<përse>>, jeta nuk do ishte një mister. Kjo është e gjitha një sforcim i shkencës: të zbulojë misterin e jetës. Dhe mënyra për ta bërë është të gjejmë përgjigje në çdo përse. Dhe shkenca beson- siç dihet, në mënyrë arrogante dhe injorante- se një ditë do jetë në gjëndje ti përgjigjet të gjithave përse-ve. Nuk është ë mundur. Edhe nëse do u përgjigjej të gjithave, përse-ja supreme do të mbetej: Përse jeta egziston? Kush është kuptimi i jetës? Cili është qëllimi i gjithë kësaj? Kjo pyetje është absolute- nuk mund të marrë përgjigje. Nëse dikush të jep një përgjigje, thjesht do bëj që ti të kesh pyetje tjetër. Për shembull, janë dhënë këto përgjigje: dikush beson se Zoti ka krijuar botën sepse donte të ndihmonte njerzit. E pra, çfarë përgjigje është kjo? Ka krijuar njeriun për te ndihmuar njeriun. اfarë nevoje kishte për ta krijuar? Dikush tjetër thotë se Zoti e krijoi botën sepse ndihej shumë i vetmuar. Zoti ndihej vetëm. E nëse ndihet edhe Zoti vetëm, asnjë qënie humane ska mundësi të jetë i "realizuar". Dhe Zoti fillon ndihet vetëm papritur- çfarë bënte, para se të krijontë botën? Përjetësisht ka ndejtur vetëm....pastaj papritur, një ditë, një mëngjes, u çmend apo çfarë tjetër ndodhi? Po tani? Si ndihet sot? Shumë e ngjeshur bota? ..Për çfarë Zot flisni? Po Zoti është ndoshta një person që mund të ndihet vetëm? Këto janë përgjigje fëminore për pyetje gënjeshtare. Ka edhe persona të tjerë që thonë: << bota është loja e Zotit>>. Po smund të rrijë ulur në heshtje? Dhe çfarë loje është vallë kjo? Adolf Hitler, Musolini, Stalini, Mao, Genghis Khan.....loja e Zotit? Miliona njerëz masakrohen dhe u bëka fjalë për lojën e Zotit? Nuk mund të luaj golf ose shah ? Përse torturon njerzit? Egziston një jolumturi goxha e madhe në botë, dhe disa budallenj vazhdojnë të thonë se bëhet fjalë për një lojë të Zotit? E pra, këto përgjigje nuk mjaftojnë- krijojën vetëm pyetje të tjera pakuptim. Unë mund të thëm këtë: JETA NUK KA ASNJث QثLLIM, NUK MUND Tث KETث ASNJث QثLLIM. Të gjithë qëllimet egzistojnë në brendësi të jetës. Sigurisht, që një makinë ka një qëllim, të çon nga një vend në tjetrin. Ushqimi ka një qëllim, të ushqën, të mban në jetë. Një shtëpi ka një qëllim, mund të të japë një strehë kur bie shi ose kur bën nxehtë. Rrobat kanë një qëllim...të gjithë qëllimet egzistojnë brënda jetës, por jeta vetë nuk mund të ketë asnjë qëllim, sepse nuk është nje mjet që shkon drejt fundit. Një makinë është një mjet, një shtëpi është një mjet. Jeta nuk ka asnjë finish, nuk po shkon në asnjë vënd. Jeta thjesht është këtu! Nuk ka qënë kurrë e krijuar...harroni komplet këtë ide të krijimit: sbën tjetër vetëm rigjeneron në mëndje një pafundësi pikëpyetjesh. Jo, jeta, nuk është krijuar kurrë, ka qënë gjithmonë këtu- në forma të ndryshme, në mënyra të ndryshme, vallëzimi do të vazhdojë. ثshtë i përjetshëm. Nuk ka asnjë qëllim- kjo është e bukura e jetës! Nëse do kishte ndonjë qëllim, jeta nuk do ishte kaq e bukur. E në këtë rast do egzistonte si një motiv, do ishte njësoj si një biznez, do ishte shumë serioze. Shikoni trëndafilat, bilbilat- çfarë qëllimi kanë? Trëndafilat që çelin sythat e tyre, dhe bilbili që lëshon këngën e tij…me çfarë qëllimi? Nuk është diçka trishtushmërisht e bukur? Ka ndoshta nevojë të ketë një qëllim përveç faktit të thjeshtë se duhet të ndodhë?
Jeta është trishtueshmërisht e mrekullueshme, nuk është finalizimi i diçkaje, është thjesht e njëjtë me këngën e një zogu në errësirën e natës, me gurgullimën e ujit, me freskinë e erës që vrapon midis pishave....Njeriu është i fokusuar drejt një qëllimi, sepse mendja jonë është e projektuar drejt një qëllimi. Ajo krijon pyetje si kjo: <<Cili është qëllimi i jetës>>. Duhet të jetë një qëllim. Po nëse dikush do të thoshte: << Qëllimi i jetës është ky>>, atëherë do pyesje: << Cili është qëllimi i këtij qëllimi>>. Ja që të njëjtat pyetje kthehen, dhe të bëjnë të biesh në një regres të pafund. Ka nga ata që thonë: << Cili është qëllimi i krijimit>>. Bota nuk është krijuar kurrë. Fjala "krijim" nuk është e saktë. Bota ka qënë gjithmonë këtu, është e përjetshme. Nuk egziston asnjë krijues. Zoti nuk është krijuesi i botës: Zoti është e njëjta energji krijuese e egzistencës, krijushmëri dhe jo krijuesi. Ai nuk është poeti, por poezia; nuk është kërcimtari, por kërcimi; nuk është lulja, por aroma. Ka nga ata që pyesin: << Përse egziston jeta?>>. Këto pyetje duken filozofike, dhe mund të torturojnë tmerrësisht, por janë absurde. ثshtë sikur të pyesësh: << اfarë shije ka jeshilja?>>. ثshtë e parëndësishme. Jeshilja nuk ka anjë shije; ngjyra dhe shija nuk kanë asnjë marrëshënie midis tyre. << Përse jeta është jetë?>>, do të ishte e qartë, por më pas do pyesnim <<Përse jeta egziston?>>, gjuha të gënjen. Po pyet përse jeta është jetë? Po pyet: përse një trëndafil është një trëndafil? Do na kënaqte nëse një trëndafil do ishte një manushaqe? E në atë rast do pyesnim: përse një manushaqe është një manushaqe?. Si mund të jemi ndonjëherë të kënaqur?Nëse jeta nuk do egzistonte, do ishim të kënaqur? Provojmë të konceptohemi pa një trup, pa një mëndje, një fantazëm që pyet: << Përse jeta nuk egziston?>>. اfarë i ka ndodhur jetës?<< Përse është zhdukur?>>. Vetë pyetja do vazhdonte....Jeta është një mister. Nuk ka përse, nuk ka qëllim, nuk ka arsye. ثshtë thjesht këtu. Dhe meqë është përse mos e marrim? Përse humbasim kohën në filozofira të kota? Përse mos kërcejmë, këndojmë, dashurojmë, meditojmë? Përse të mos zbresim në thellësi të kësaj gjëje që quhet "jetë"? Ndoshta, në esencën e saj më intime do arrim të njohim përgjigjen. Por përgjigja vjen në mënyrë të tillë që nuk mund të jetë e shprehur. ثshtë një memece që shijon sheqerin: është e ëmbël, ai e di që është e ëmbël, por nuk e thotë dot. Mjeshtrit e dinë por nuk mund ta thonë, dhe budallenjtë që nuk e dinë vazhdojnë ta thonë, dhe vazhdojnë të japin përgjigje.
 
Redaktimi i fundit:
bella me fal qe sta lexova dot te gjith kete...
por po i pergjigjem titullit:
Jeta eshte lufte:luftoje si te mundesh!!!!!!!!!!
 
Sa për vete për ta kuptuar jetën do të duhej të shtronim edhe
disa pohime të kundërta si : Ne ekzistojmë pa asnjë qëllim!
apo : "Ekzistojmë pa ndonjë arësye!" - nuk besoj se do të
kishim thënë aq lehtë se këto dy pohime të jenë të
verteta! Marrim shembull vetëm maqinat, shtëpinë apo robotin,
të gjitha këto kanë një qëllim, mirëpo ato nuk shkojnë vetvetiu!
Dikush duhet t'ia jep instruksionet si të punojnë! Poashtu edhe
njeriu, gjegjësisht bota materiale i merr instruksionet nga diçka
për të krijuar jetën.

Edhe disa fjalë për Musolinin e Hitlerin etj....

Si e keqja ashtu edhe e mirja janë në duart tona, çka don
të thotë se ne jemi vetë ato që i krijojmë. S'mundemi përgjegjësinë
askujt të ja lëmë. Edhe Hitlerit edhe Musolinit askush nuk i ka
detyruar me vra e me pre njerëz. Kanë mundur të zgjedhin edhe ndonjë
rrugë tjetër.
 
Ju faleminderit per pergjigjet...shume te sjellshem nga ana juaj qe e hapet kete teme :D

braziljania...kjo eshte nje teme, ku une kam bere pyetjen dhe me tej i kam dhene edhe pergjigjen sipas nje shkrimtari dhe gazetari (te huaj)
 
Ju faleminderit per pergjigjet...shume te sjellshem nga ana juaj qe e hapet kete teme :D

braziljania...kjo eshte nje teme, ku une kam bere pyetjen dhe me tej i kam dhene edhe pergjigjen sipas nje shkrimtari dhe gazetari (te huaj)

po mire dhe ne po ia japim stil alla shqiptarce..........:)
puna eshte se duhet ti japim nje devijim temes qe te postohet ne te,apo jo:brrr
 
sipas nje shkrimtari dhe gazetari (te huaj)

Bota nuk është krijuar kurrë. Fjala "krijim" nuk është e saktë. Bota ka qënë gjithmonë këtu, është e përjetshme.

Ky shkrimtari apo gazetari ( qe duhet te kishte nje emer por nuk pash askund ) , sikur nuk paska ndi e as msu apo lexu se univerzi zgjerohet vazhdimisht, çdo moment e me teper, bile ne permasa qe ne as nuk mund ti imagjinojme.
Pra, nese toka nuk qenka krijuar, kjo sigurisht qe do te vlej edhe per planetet tjera, dmth te gjitha paskan qen dhe jane te " perjetshme ".
Nga kjo shtrohet pytja :
Mos rastesisht toka zgjerohet dhe ne nuk e vrejm ?
A po ndoshta kjo ( zgjerimi e jo krijimi ) ndodh ne galaktikat tjera ku nuk ekziston nje sistem diellor aq perfekt si ky qe njohim ne.
Prap pason pytja tjeter :
Ateher, si eshte e mundur kjo toka jone gjithmone (ne pafundesi) t'i ket shpetuar meteoreve apo asteroideve gjigand qe enden neper hapsire ?
Dihet se ato godasin pa meshire dhe pa nje shenjester te caktuar. Mos rastsisht nuk provokojne token thjesht duke pas parasysh faktin se ne te ekziston nje qenie njerzore qe nuk meriton nje perfundim aq tragjik e te pa arsyeshem ?
Po e le anash ate citimin e shkrimtarit rreth ekzistences se Zotit duke pas parasysh se kjo esht rubrike e diskutimeve qe nuk duhet ta ngatrrojme me ato te feve ( edhe pse thelbi i shkrimit jo pak qenka ngatrrues ).
Por dua te them se planeti Toke nuk eshte asgje tjeter, veqse nje " trup qiellor " . Nga kjo fare thjesht kuptohet se atje lart asgje nuk eshte e perjetshme, bile eshte e pamundur qe diqka te zgjas pergjithmone.
E njejta vlen edhe per ktu poshte !

Ndersa domethenjen apo qellimin e jetes un ndoshta e dij, por do ta mbaj per vete. Jo pse nuk dua qe ju ta dini, por kam frik mos po " shkretoj " si ky nikoqiri i ktij tregimi :)
 
Nuk eshte krijuar nga dikush sic pretendohet moj SempreBarca.

Emrin do tja ve se kam harruar une.
 
kuptimi dhe domethenia
njeriu qe kur lind eshte i destinuar te vdese
jeta eshte te jetosh e te krijosh jete
dmth qe te ekzistoje vazhdimesia
 
Nuk eshte krijuar nga dikush sic pretendohet moj SempreBarca.

Emrin do tja ve se kam harruar une.

Pikerisht per kete e kisha fjalen. Ai shkrim eshte fund e kry " pretendim " i atij lloji qe ne te shumten e rasteve kan nje perfundim zhgenjyes. Kjo si rrjedhoj se ne zgjedhim gjerat qe na konvenojne, te njejten kohe i hedhim poshte teorite qe ne realitet, eshte diqka absurde t'i mohojme apo kundershtojme.
" E kojtmja t'korit " thojm na :)
Dhe nuk mendova se e ke shkru vet tere at text, por isha kurioz ta dij kush na qenka ky shkrimtar qe paska marr gjith ket guxim t'gjuaj ne porte 99 here duke mos e gjetur golin as 1 here.
Un ndoshta nuk jam me i mençur se ai, por spaku perit te bardh nuk i them i zi.

p.s. Jam more.
Sweet dreams :D
 
Eshte kenveshtrimi yt ky.

Ketu behet fjale vetem per nje teori dhe per nje pyetje, por me duket se e ke lexuar sipas interesit tend kete shkrim:)....Dhe pyetja eshte...Perse egziston jeta? cfare kuptimi ka jeta?.....Jane pyetje qe shpesh here ne i bejme njeri-tjetrit...dhe ne mundimin per te gjetur pergjigje, teori komplet ndryshe dalin ne pah nga ato qe ne dime...prandaj eshte me mire qe keto pyetje nese jemi te zgjuar te mos i bejme...Jeta eshte, sepse eshte, nuk ka asnje qellim, njeriu ka, ate te te jetuarit.


Dhe kur tu pergjija pak me siper......ishte fjala....Ky gazetar mbron teorine qe Toka ka egzistuar, nuk e ka krijuar Zoti...me fjalne toka nuk eshte krijuar...kete ka dashur te thote.

Ky shkrim nuk eshte aspak pretencioz, eshte per mendimin tim....nje pergjigje e mire per kete pyetje.
 
po mire dhe ne po ia japim stil alla shqiptarce..........:)
puna eshte se duhet ti japim nje devijim temes qe te postohet ne te,apo jo:brrr

Ne disa tema edhe nese nuk postohet,nuk prish pune.
Une personalisht e lexova te gjithin dhe e mora me shume si reflektim.
E me sa kuptova une Bella nuk eshte se priste pyetjet tona per temen.:ciaoo:
 
Them se eshte nje horizont i pakufishem me nje rrethe te kufizuar ekstremisht te mendjes njerzore, ku secili nga ne me grrithjet tona mundohemi te ja shtojme kushtimisht vrazhdesin apo mrekullin dhe ti thyejme kufijte ekstrem. Nje zbrastesire e pafundme ne te cilen sa me shume qe hudhim aq me e madhe behet pafundesia. Gjurmet qe le une ne kete pafundesi mundohen ti japin asaj kuptimin per mua. Ngjyra e gjurmeve te secilit nga ne krijon luften e kunderthenjes mes verberise qorre apo shendritjes se manget dhe pas nesh vijne te tjeret te cilet mundohen tu japin shendritje erresires sone apo verberi shendritjes sone. :gjujpeshk::gjujpeshk:
 
Pe: Kush është domethënia dhe përgjigja e jetës ?

Po sjell vetem nje shprehje nga W.Shakespeare nga "Makbethi" ne lidhje me jeten dhe domethenien e saj:
"Jeta eshte nje fantazem e perhumbur, nje komedian qe shqetesohet dhe stresohet gjate ores se tij ne skene, dhe qe me pas nuk e degjojme me, eshte nje histori e treguar nga nje idot, plot me inat dhe zhurme dhe qe do te thote Asgje."
 
Pe: Kush është domethënia dhe përgjigja e jetës ?

Njehere dikush ka thene:
Puno sikur nuk do te kesh kurre nevoje per para....
Dashuro, sikur te mos kesh vuajtur kurre nga dashuria.....
Vallezo sikur mos te jete askush afer te te veshtroje.....
Kendo sikur te mos jete askush andejpari te te degjoje....
Jeto, sikur te jete parajsa ne toke.....
Ne njerezit jemi shume ''te vegjel'' per te fol e per te kuptu dicka ''kaq te madhe'' sic eshte jeta......
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top