bella
Anëtar i Nderuar
Kete material e kishte nje shoqja ime(te gjetur ne internet) dhe mu duk interesant per ta sjell ne forum e ta lexojme....kush ka vullnet dhe durim sigurisht
Kush është domethënia(kuptimi) e jetës, përse jeta egziston?
Pyetja është mashtruese...është një pyetje së cilës nuk mund ti përgjigjesh. Cilido që i jep një përgjigje, do krijojë pikëpyetje të tjera tek ai që pyet. Nuk gjen përgjigje sepse nuk egziston asnjë. Jeta është një mister- për këtë pyetje nuk ka përgjigje. Nuk mund të pyesësh <<përse>>. Nëse mund ti përgjigjeshim kësaj <<përse>>, jeta nuk do ishte një mister. Kjo është e gjitha një sforcim i shkencës: të zbulojë misterin e jetës. Dhe mënyra për ta bërë është të gjejmë përgjigje në çdo përse. Dhe shkenca beson- siç dihet, në mënyrë arrogante dhe injorante- se një ditë do jetë në gjëndje ti përgjigjet të gjithave përse-ve. Nuk është ë mundur. Edhe nëse do u përgjigjej të gjithave, përse-ja supreme do të mbetej: Përse jeta egziston? Kush është kuptimi i jetës? Cili është qëllimi i gjithë kësaj? Kjo pyetje është absolute- nuk mund të marrë përgjigje. Nëse dikush të jep një përgjigje, thjesht do bëj që ti të kesh pyetje tjetër. Për shembull, janë dhënë këto përgjigje: dikush beson se Zoti ka krijuar botën sepse donte të ndihmonte njerzit. E pra, çfarë përgjigje është kjo? Ka krijuar njeriun për te ndihmuar njeriun. اfarë nevoje kishte për ta krijuar? Dikush tjetër thotë se Zoti e krijoi botën sepse ndihej shumë i vetmuar. Zoti ndihej vetëm. E nëse ndihet edhe Zoti vetëm, asnjë qënie humane ska mundësi të jetë i "realizuar". Dhe Zoti fillon ndihet vetëm papritur- çfarë bënte, para se të krijontë botën? Përjetësisht ka ndejtur vetëm....pastaj papritur, një ditë, një mëngjes, u çmend apo çfarë tjetër ndodhi? Po tani? Si ndihet sot? Shumë e ngjeshur bota? ..Për çfarë Zot flisni? Po Zoti është ndoshta një person që mund të ndihet vetëm? Këto janë përgjigje fëminore për pyetje gënjeshtare. Ka edhe persona të tjerë që thonë: << bota është loja e Zotit>>. Po smund të rrijë ulur në heshtje? Dhe çfarë loje është vallë kjo? Adolf Hitler, Musolini, Stalini, Mao, Genghis Khan.....loja e Zotit? Miliona njerëz masakrohen dhe u bëka fjalë për lojën e Zotit? Nuk mund të luaj golf ose shah ? Përse torturon njerzit? Egziston një jolumturi goxha e madhe në botë, dhe disa budallenj vazhdojnë të thonë se bëhet fjalë për një lojë të Zotit? E pra, këto përgjigje nuk mjaftojnë- krijojën vetëm pyetje të tjera pakuptim. Unë mund të thëm këtë: JETA NUK KA ASNJث QثLLIM, NUK MUND Tث KETث ASNJث QثLLIM. Të gjithë qëllimet egzistojnë në brendësi të jetës. Sigurisht, që një makinë ka një qëllim, të çon nga një vend në tjetrin. Ushqimi ka një qëllim, të ushqën, të mban në jetë. Një shtëpi ka një qëllim, mund të të japë një strehë kur bie shi ose kur bën nxehtë. Rrobat kanë një qëllim...të gjithë qëllimet egzistojnë brënda jetës, por jeta vetë nuk mund të ketë asnjë qëllim, sepse nuk është nje mjet që shkon drejt fundit. Një makinë është një mjet, një shtëpi është një mjet. Jeta nuk ka asnjë finish, nuk po shkon në asnjë vënd. Jeta thjesht është këtu! Nuk ka qënë kurrë e krijuar...harroni komplet këtë ide të krijimit: sbën tjetër vetëm rigjeneron në mëndje një pafundësi pikëpyetjesh. Jo, jeta, nuk është krijuar kurrë, ka qënë gjithmonë këtu- në forma të ndryshme, në mënyra të ndryshme, vallëzimi do të vazhdojë. ثshtë i përjetshëm. Nuk ka asnjë qëllim- kjo është e bukura e jetës! Nëse do kishte ndonjë qëllim, jeta nuk do ishte kaq e bukur. E në këtë rast do egzistonte si një motiv, do ishte njësoj si një biznez, do ishte shumë serioze. Shikoni trëndafilat, bilbilat- çfarë qëllimi kanë? Trëndafilat që çelin sythat e tyre, dhe bilbili që lëshon këngën e tij…me çfarë qëllimi? Nuk është diçka trishtushmërisht e bukur? Ka ndoshta nevojë të ketë një qëllim përveç faktit të thjeshtë se duhet të ndodhë?
Jeta është trishtueshmërisht e mrekullueshme, nuk është finalizimi i diçkaje, është thjesht e njëjtë me këngën e një zogu në errësirën e natës, me gurgullimën e ujit, me freskinë e erës që vrapon midis pishave....Njeriu është i fokusuar drejt një qëllimi, sepse mendja jonë është e projektuar drejt një qëllimi. Ajo krijon pyetje si kjo: <<Cili është qëllimi i jetës>>. Duhet të jetë një qëllim. Po nëse dikush do të thoshte: << Qëllimi i jetës është ky>>, atëherë do pyesje: << Cili është qëllimi i këtij qëllimi>>. Ja që të njëjtat pyetje kthehen, dhe të bëjnë të biesh në një regres të pafund. Ka nga ata që thonë: << Cili është qëllimi i krijimit>>. Bota nuk është krijuar kurrë. Fjala "krijim" nuk është e saktë. Bota ka qënë gjithmonë këtu, është e përjetshme. Nuk egziston asnjë krijues. Zoti nuk është krijuesi i botës: Zoti është e njëjta energji krijuese e egzistencës, krijushmëri dhe jo krijuesi. Ai nuk është poeti, por poezia; nuk është kërcimtari, por kërcimi; nuk është lulja, por aroma. Ka nga ata që pyesin: << Përse egziston jeta?>>. Këto pyetje duken filozofike, dhe mund të torturojnë tmerrësisht, por janë absurde. ثshtë sikur të pyesësh: << اfarë shije ka jeshilja?>>. ثshtë e parëndësishme. Jeshilja nuk ka anjë shije; ngjyra dhe shija nuk kanë asnjë marrëshënie midis tyre. << Përse jeta është jetë?>>, do të ishte e qartë, por më pas do pyesnim <<Përse jeta egziston?>>, gjuha të gënjen. Po pyet përse jeta është jetë? Po pyet: përse një trëndafil është një trëndafil? Do na kënaqte nëse një trëndafil do ishte një manushaqe? E në atë rast do pyesnim: përse një manushaqe është një manushaqe?. Si mund të jemi ndonjëherë të kënaqur?Nëse jeta nuk do egzistonte, do ishim të kënaqur? Provojmë të konceptohemi pa një trup, pa një mëndje, një fantazëm që pyet: << Përse jeta nuk egziston?>>. اfarë i ka ndodhur jetës?<< Përse është zhdukur?>>. Vetë pyetja do vazhdonte....Jeta është një mister. Nuk ka përse, nuk ka qëllim, nuk ka arsye. ثshtë thjesht këtu. Dhe meqë është përse mos e marrim? Përse humbasim kohën në filozofira të kota? Përse mos kërcejmë, këndojmë, dashurojmë, meditojmë? Përse të mos zbresim në thellësi të kësaj gjëje që quhet "jetë"? Ndoshta, në esencën e saj më intime do arrim të njohim përgjigjen. Por përgjigja vjen në mënyrë të tillë që nuk mund të jetë e shprehur. ثshtë një memece që shijon sheqerin: është e ëmbël, ai e di që është e ëmbël, por nuk e thotë dot. Mjeshtrit e dinë por nuk mund ta thonë, dhe budallenjtë që nuk e dinë vazhdojnë ta thonë, dhe vazhdojnë të japin përgjigje.

Redaktimi i fundit: