Kush erdhi natën për vizitë

Petrit Sefaj

Pasi kishte mbyllur dyert e hekurta të oborrit, po shihte rreth e rrotull shtëpisë. Nuk ishte nga djemtë frikacakë, por zgjuarsia e tij gjithnjë dëshironte siguri. <<Natë e bukur!>> mendoi. U ul në prag dhe qëndroi për pak çaste. Vuri bërrylin e dorës së djathtë mbi këmbën e djathtë, ndërsa mjekrën, në shuplakën e saj. <<Ndonjëherë vetmia më ndihmon ta rigjejë vetveten!’’-përsiatej. Këtë radhë qëndroi jashtë më gjatë se zakonisht, ndoshta meqë i pëlqente era e lehtë që po e ledhatonte, e që i bëhej sikur po i pëshpëriste në vesh. Në dhomën e tij të vogël, ndihej sot ndihej disi i shqetë, ani që pjesën më të madhe të kohës e shpenzonte duke shkruar. U kthye dhe u fut në shtëpi. Radio e vjetër sipër në divan emetonte një program me zë të vogël por Erosi dëshironte qetësi absolute. Diçka po e mundonte, por nuk ishte në gjendje ta zbulonte. Të gjithë e njihnin si një personalitet i qetë, i cili fliste pak, por mençur. Megjithatë si çdo njeri tjetër, ndonjëherë ndihej çuditshëm. Përditshmëria e kishte furstruar paksa. <<Shumë lajme, pakëz art>> – thoshte me vete. Qëndroi disa minuta dhe rroku lapsin të vazhdonte ditarin e tij të shënimeve. <<Të gjithë kemi hyrë në trenin e gjatë të botës virtuale, duke mos pasur një qëllim në jetë>>-shkruante i ndrojtur. Ndërkohë iu kujtua biseda në kafenenë e qytetit, ku pikërisht këtë temë kishte diskutuar me kolegët e sociologjisë. Të gjithë po qeshnin me idetë e tij. Një cinizëm i brishtë u përvidhej nëpër fjalë.

<<Eros i dashur, a nuk kemi ardhur në këtë botë për t’u argëtuar?>> – thanë shokët njëzëri. Përpjekja e tij për të zhvilluar këtë tranzicion të vockël në shoqëri, po haste në pengesa të mëdha. Për më keq ato po i shfaqeshin nga vet rrethi i tij i ngushtë i miqve. Megjithatë, Erosi po vazhdonte rrugën e tij, sepse dëshironte t’i dhuronte botës një pjesë të artit shpirtëror të tij. Për këtë punonte. Për këtë mundohej çdo ditë me zell të lartë. Edhe sikur të mos kishte asnjë ndjekës të denjë, e shtynte vetën të vepronte, meqë e ndiente si detyrë. Kjo ndjesi e veçantë e mbante natën zgjuar, duke shfletuar libra që ia fuqizonin inspirimin të cilin tashmë e posedonte. Ndërsa ishte zhytur në at rrëmujë mendimesh, dikush trokiti në derë. U tremb. Iu bë se e trokitura ndodhi në imagjinatën e tij. <<Më duhet koncentrim, jam ngarkuar dhe më duket se kam halucinacione>>, mendoi. Mirëpo, papritmas të trokiturat u dëgjuan sërish, tani edhe më fort. <<Kush mund të jetë në këtë kohë?>> pyeti. Pa orën që po shënonte 01:00 pas mesnate. Posa hapi derën dhe pa me dyshim. Nuk po mund t’u besonte syve se ç’po shihte. Të katërt shokët e departamentit të sociologjisë troq në derën e shtëpisë.

-A mund ta di, me ç’justifikim keni ardhur këtu në pikë të natës? Mos u kam borxh ndonjë gjë?- I pyeti tërë nervozë.

-Erdhëm të të kërkojmë falje për bisedën e djeshme në kafene, me të vërtetë kishe të drejtë për ato që the! – U përgjigj njëri nga shokët.

-Vetëm pak, a tash ishte koha, a tash u deshtë të vinit të ma thoshit, pse jo nesër?

-I gjithë argumentimi yt Eros i dashur, na ka zgjuar nga kllapia ku kishim rënë. Ne nuk duam të jemi pjesë e kësaj bote joreale, e stërmbushur me thashetheme dhe dije të panevojshme. Qëllimi jonë është fisnik dhe i lartë. Nuk është aspak humbja e kohës së çmuar në rrjetet sociale e arsyetueshme – i thanë ata.

-Siç ju shpjegova dje, virusi i quajtur internet ka hyrë në çdo shtëpi, në çdo skutë-përsëriti ai.

-Ne mundemi ta ndryshojmë qasjen tonë, ndoshta dikush do të marrë mësim-vazhdoi.

-Do të jemi shembull për të mirë!-Pohuan shokët njëzëri. Më në fund Erosi e kuptoi situatën. Më plot gaz ju tha:

-Ejani brenda, është ftohtë jashtë dhe të debatojmë në qetësi. Unë nuk jam shkencëtar dhe as nuk kam shpikur ndonjë gjë, por një gjë jam i sigurt, nëse shoqëria futet në këtë grackë të botës virtuale dhe i harrojnë librat, kam frikë se injoranca do ta kolapsojë të ardhmen e afërt.
 
Sa e bukur!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top