Kush e vuan më shumë vetminë, burrat apo gratë? Ja çfarë zbulojnë studimet

Monique

With or Without u
Kush e vuan më shumë vetminë, burrat apo gratë? Ja çfarë zbulojnë studimet
Me kalimin e kohës, miqësitë shpërndahen, njerëzit ndjekin drejtime të ndryshme dhe miqtë ose të njohurit bëhen më të vështirë për t’u arritur.

Por a përputhet stereotipi me realitetin?

Hulumtimi i ri i botuar në “Gazetën e Personalitetit dhe Psikologjisë Sociale” shqyrtoi zhvillimin e vetmisë përgjatë gjithë jetës. Është interesante pasi studiuesit zbuluan se trajektorja e vetmisë në moshën e mesme dhe tek të moshuarit varej nga gjinia e një personi. Burrat e përjetonin vetminë më shumë në moshën e mesme, ndërkohë gratë janë më të vetmuara në pleqëri.
Pra, burrat ndihen më të vetmuar rreth moshës 40-vjeçare, ndërkohë në moshën 80-vjeçare, vetmia ulet. Ndërkohë e kundërta ndodh tek gratë.
Gjithsesi, gjinia nuk ishte i vetmi faktor që ndikon tek vetmia. Studiuesit gjithashtu zbuluan se rrethanat sociale dhe mjedisore kontribuuan në zhvillimin e vetmisë në jetën e mëvonshme./Panorama.com.al
 
Midlifecrisis ?
 
Grat qe nuk duhen te martohen ne pleqni qojini te shpia pleqve se nuk e vujn ma vetmin ?
 
  • Haha
Reactions: D.
Vetmia eshte e veshtire per cdo kend. Mendoj se per burrat eshte me shume se ne grate. Ndoshta sepse ne sikur jemi me kreative, mendoj se dhe te qenit me aktiv ne cdo gje, ne cdo fushe, si ne pune si ne shpi na ben te deglendisemi jo me pune dore, jo me dicka tjeter. Mgjth mendoj se vetmia eshte me e perballueshme kur ke Zotin ne zemer. Ne fakt kjo ndodh dhe me ne qe nuk jemi vetem xhanem. Fakti qe e di se ke 1 Zot qe te ndjek kudo ku je, i flet ne cdo moment. Por edhe kur vuan te mban gjalle ajo shpresa se do te shperblehesh per durimin ne boten tjeter.
 
Vetmia eshte e rende për kedo, po sic po vijn ditet njerzit po behen gjithnje edhe me te huaj me njeritjerin...
Irionike ta mendosh kur jetojme ne kohe kur distancat zerohen me nje te shtypur butoni ne telefon etj...
 
Me sa kam pa une e me sa kam konstatu meshkujt ne pleqni pasi u vdes gruja jetojne shume pak ndersa grate pasi u vdes burri jetojne me shume
 
Vetmia eshte e rende për kedo, po sic po vijn ditet njerzit po behen gjithnje edhe me te huaj me njeritjerin...
Irionike ta mendosh kur jetojme ne kohe kur distancat zerohen me nje te shtypur butoni ne telefon etj...
Po qe dhe ky distancii nga pandemia sikur na ka rehatuar... po kur te marrin ne tel? bezdisesh e thua: A nuk di te shkruajne po rrine e i bien telit?

p.s. nuk e pata per ty, por them si fenomen.
 
Me sa kam pa une e me sa kam konstatu meshkujt ne pleqni pasi u vdes gruja jetojne shume pak ndersa grate pasi u vdes burri jetojne me shume
ashtu eshte.
Gruaja te zgjat jeten :p ndersa burri ta shkurton. hahaha
 
Po qe dhe ky distancii nga pandemia sikur na ka rehatuar... po kur te marrin ne tel? bezdisesh e thua: A nuk di te shkruajne po rrine e i bien telit?

p.s. nuk e pata per ty, por them si fenomen.
Ne fakt kete do thoja edhe une ne vazhdim te atsyetimit tim por sdoja me u bo i gjate.
Është fenomen njerzor që cdo mardhenie nqs nuk ka pak larmi ndodhi të reja etj. Behet monotone gati e bezdishme. Sidomos ne kohe kur gjendja ne pergjithesi është ne një lloj apatie (si tani me rastin e pandemisi) per rreth. Dhe kushdo bie shum kollaj ne "rehatine e vetmise"...
 
E keni kuptuar gabim, ajo gje ndodh sepse ne shumicen e rasteve burri eshte min 1 dekade me i moshuar se gruaja.?
Simas ksaj ne punojm me naft grate me benzin lool
E kena veshtire cik startin po s'naljom kollaj ??
 
Burri Eshte si femia kur i vdes gruaja ngel si jetim. Gruaja ndryshe nga burri e perballon me mire vetmine .
Eshte e faktuar kjo gje .
 
Pleqte thone ; me te ri,kalohet c`do gje.
Keshtu dhe vetmia, kur jemi te ri s`te vret fare.
Ama kur vitet fillojne ikun,dhe kthen koken pas,e c`do gje sikur shuhet,se di pse behem tradicionale ne kete pike.
Dhe mendoj qe gjeja me shejte per mos ta ndjere vetmine eshte familja.
Partneri qe ndave jeten me te,dhe niper e mbesa,nese jemi me fat ti shijojme e lumturohemi nga buzeqeshja e tyre.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top