Pas ekspertëve në fushën e aviacionit, edhe përfaqësues të agjencive turistike që janë çdo ditë në kontakt me qytetarët që përdorin Aeroportin e Tiranës, thonë se qeveria duhet të fokusohet tek shkaqet më të thella që bëjnë që biletat sot të jenë më të shtrenjtat në rajon.
Shteti, sipas tyre, ka të drejtën e mbikëqyrjes dhe kontrollit të koncesioneve dhe duhet të veprojë për këtë problem që ekziston prej vitesh.
Barrë në një biletë është edhe taksa që paguajmë për kalimin e kufirit, që qeveria mund ta heqë me një VKM.
Sipas tur operatorëvë hetimi u kompanive ajrore është gati i pamundur për shkak të liberalizimit të këtij tregu në vendosjen e çmimeve që e parashikojnë direktivat e BE. Kompanitë sipas tyre i vendosin çmimet në bazë të kostove që kanë ,kjo bën që në Shqipëri të mungojë edhe konkurrenca e kompanive.
Ne vende të rajonit sipas përfaqësuesve të agjencive jo vetëm që tarifat aeroportuale janë më të favorshme, por shtetet përdorin edhe subvencionime për të stimuluar turizmin.
Klan Plus