Kush duhet me shume?

Titulli: Kush duhet me shume ??

Burrin sot e ke e neser e nderron...Nena eshte 1 dhe mbetet 1

Mamin se nderroj apo zevendesoj me asgje :)
 
Titulli: Kush duhet me shume ??

Une mendoj se kjo varet cik e nga marredhenia qe ka femija-prind dhe anasjelltas... Kam pare individe qe ishin me shume te lidhur me partnerin-en sesa me familjen,nenen ne kete rast!
 
Titulli: Kush duhet me shume ??

E para eshte ajo qe te beri koken .

Pastaj ai qe na ka mbjellur

Pastaj vjen norja , e dashura ene pastaj per ke te ndjeshe veri ne rradhe, sicili te tijat .
 
Titulli: Kush duhet me shume ??

Jan 2 dashuri komplet diferente... dhe sic tha dhe Wow, varet nga raportet qe kemi me to.
 
Titulli: Kush duhet me shume ??

Sa her je keq nuk thua ah burre, por oh nene. Do jepja dhe jeten per burrin ama para nenes nuk e vej kurre.
 
Titulli: Kush duhet me shume ??

Pyetje hipotetike për femrat: Pse nuk jetoni me vjehrrat tuaja? (nënat e burrave)
 
Titulli: Kush duhet me shume ??

Pyetje hipotetike për femrat: Pse nuk jetoni me vjehrrat tuaja? (nënat e burrave)

Jetojme por nqs kemi zgjidhje do preferonim pa vjerrat. Sepse eshte e thjeshte. Its not our real mom. :P. Ne fakt une do doja qe prinderit te jetonin me vajzat. Ketu keshtu veprohet ne shumicen e rasteve :D Dhe problemi me i madh i te gjitheve eshte xhelozia qe kane vjerrat per nuset. Une ne fakt se kam provuar se skam jetuar kurre ne shqiperi e jam vetem. Por, kam gjyshen time qe s'rri pa i fut hundet ne cdo gje me nusen e dajes, hahahaha...
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Kush duhet me shume ??

Jetojme por nqs kemi zgjidhje do preferonim pa vjerrat. Sepse eshte e thjeshte. Its not our real mom. :P. Ne fakt une do doja qe prinderit te jetonin me vajzat. Ketu keshtu veprohet ne shumicen e rasteve :D
Ah pra burri duhet të jetoj pa nënën e tij, kurse ju prap i doni më shumë nënat tuaja. Ndoshta edhe burrat duhet të e bëjnë këtë gjë ;-)
 
Titulli: Kush duhet me shume ??

Pyetje hipotetike për femrat: Pse nuk jetoni me vjehrrat tuaja? (nënat e burrave)

Po ju pse si doni vjerrat? Meqe ra fjala dmth dhe na pyete,ju si doni as kur vijne per nje shetitje pale ti mbani ne nje shpi ato!
 
Titulli: Kush duhet me shume ??

Ah pra burri duhet të jetoj pa nënën e tij, kurse ju prap i doni më shumë nënat tuaja. Ndoshta edhe burrat duhet të e bëjnë këtë gjë ;-)

Po ta bejne me radhe pra, 1 muaj ktej 1 muaj andej :P. Nejse, mbijetohet dhe ne harmoni ne fakt. Mjafton qe me se pari t'mos e shohin njera tjetren armike, Lol. Mbyll nje sy e nje vesh per cdo gje :D. Gjthss, nese nusja di te kuptoj vleren e nenes mendoj se do e pranoj pa problem jetesen me te. :)
 
Titulli: Kush duhet me shume ??

Po ju pse si doni vjerrat? Meqe ra fjala dmth dhe na pyete,ju si doni as kur vijne per nje shetitje pale ti mbani ne nje shpi ato!

Kjo hapë tema të reja. Kur martohet një çift nusja shkon si nuse te burri apo e kundërta?

Unë besoj që do e respektoj dhe nderoj.
 
Titulli: Kush duhet me shume ??

Po ju pse si doni vjerrat? Meqe ra fjala dmth dhe na pyete,ju si doni as kur vijne per nje shetitje pale ti mbani ne nje shpi ato!

haaha sa mir ja the, po sdoja tu fusja ne debat me.:P Mir shetitje, por nje keshille me na e dhene prinderit tane neve, i shtrembojn turinjt e s'duan ta marrin kurre keshillen.
 
Titulli: Kush duhet me shume ??

Une them cifti duhet te dalin me vete sapo t'martohen. Te krijojne familjen, pastaj te marrin prinderit. Ke te duan e kush te kete nevoje. Nese prinderit e vajzes kan vec ate te jetojne me vajzen. Ja psh une do e marr vjerren pas nja 2-3 vitesh,(edhe pse i kemi then tvij qe tani) se tani po rri njeher me fmine tjeter. AMa e marr tere qef, se te pakten e shijuam martesen rehat :P

E pastaj problemi ne shqiperi eshte se vjerren duhet ta degjosh, ta pyesesh, kur ne realitet se ke per detyre fare. PEr detyre ke thjesht ta respektosh. Kjo dhe nga ana fetare madje.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Kush duhet me shume ??

Ahaha o Soul na gajase me ate qe the nje muaj ketu nje muaj atje :P

Veton tjeter se eshte zakoni ashtu qe nusja vete tek burri por po flasim per dashurine ndaj vjerrave tani.E pra nena ime sbehet nena e burrit dhe nena e burrit sbehet e imja vec se e respektoj si grua ne moshe dhe per hater te burrit qe ma ka rrit dhe e gz une :P
 
Titulli: Kush duhet me shume ??

Ahah. I lexova të gjitha komentet. Kjo temë do të jetë një nga te rallat që unë do heq dorë të e vazhdoj.

Ajo që mendoj është se duhet pasur respekt të ndërsjellë të prindërve, dhe kjo duhet transmetuar edhe në kujdesin ndaj tyre.
 
Titulli: Kush duhet me shume ??

Pyetje hipotetike për femrat: Pse nuk jetoni me vjehrrat tuaja? (nënat e burrave)

Un mezi jetoj me prindrit e mi, e jo mo me te tjere... dhe s'eshte puna vetem tek fakti qe eshte vjehrra.
Pastaj duhet analizuar rast me rast...
un shkoj me shume dakord me vjehrren se sa me mamin
kurse burri shkon me shum dakord me mamin tim se sa me te veten lol



Kur martohet një çift nusja shkon si nuse te burri apo e kundërta?

Unë besoj që do e respektoj dhe nderoj.

zgjedhja me e mir eshte qe te dy te shkojne per hesapin e tyre... duhet te ken intimitetin dhe privatsin e duhur sepse eshte normale te krijohen konflikte per gjerat me banale... gjithsesi eshte nje zgjidhje qe duhet marr bashk me partnerin dhe te dy koshient per vendimin qe do marrin.
 
Titulli: Kush duhet me shume ??

Jan dy dashni te vecanta por mqs duhet ti pergjigjem pyetjes them NENEN 3 her ma shum se grun :D
 
Titulli: Kush duhet me shume ??

Pyetje hipotetike për femrat: Pse nuk jetoni me vjehrrat tuaja? (nënat e burrave)

se pari flitet per nenen dhe jo vjehrren.
se dyti pyetja eshte shume individuale dhe pergjigja eshte e tille, cdo perqasje per ta kolektivizuar pyetjen apo pergjigjen do te sillte nje debat te madh.

Ashtu sic une dua dhe respektoj nenen time , padiskutim te njejten do deshiroja edhe per patnerin tim.
Jam partizane e idese se me shume se nena nuk te do dhe nuk duhet te duash askend.
Eshte njesoj si neser kur nga nuse ,do jesh nene dhe do jene femijet e tu qe do te te duan pa asnje kusht!
Kam bindjen se nuk do xhelozoja perse ai do donte nenen e tij me shume ,pasi dashuria per nenen sigurisht do jete e ndryshme nga dashuria per mua si femra, gruaja , si nena e femijve te tij.

Ne fund te fundit daulle per koke eshte.


isha e qarte besoj :)
 
Titulli: Kush duhet me shume ??

Ahah. I lexova të gjitha komentet. Kjo temë do të jetë një nga te rallat që unë do heq dorë të e vazhdoj.

.

Dhe bere sh mire! :P
 
Titulli: Kush duhet me shume ??

Ahaha o Soul na gajase me ate qe the nje muaj ketu nje muaj atje :P

Veton tjeter se eshte zakoni ashtu qe nusja vete tek burri por po flasim per dashurine ndaj vjerrave tani.E pra nena ime sbehet nena e burrit dhe nena e burrit sbehet e imja vec se e respektoj si grua ne moshe dhe per hater te burrit qe ma ka rrit dhe e gz une :P

Gjyshja ime thosh nje shprehje

Nusja vajze nuk behet dhe vjehrra nene nuk behet :)


PS: sa te mencur e kam patur gjishen me aman
 
Titulli: Kush duhet me shume ??

Gjyshja ime thosh nje shprehje

Nusja vajze nuk behet dhe vjehrra nene nuk behet :)


PS: sa te mencur e kam patur gjishen me aman

Ja te shohim e ty kur ta provosh o Moni se tani shume e zjarrte je mbas vjerrave! :P

Kam frike se do te vertetohen fjalet e gjyshes edhe pse sia ke ven vesh! :)
 
Titulli: Kush duhet me shume ??

Ja te shohim e ty kur ta provosh o Moni se tani shume e zjarrte je mbas vjerrave! :P

Kam frike se do te vertetohen fjalet e gjyshes edhe pse sia ke ven vesh! :)

E ke gabim....une i qendroj shume parimeve . Stoike fare bile :)
Pastaj une nuk kam kundershtuar fjalet e gjyshes. Lexo me kujdes.
Kur drejtohem vjehrra nuk flas per veten...por ate ,partnerin :)
 
Titulli: Kush duhet me shume ??

Jane te ndyshme ndjenjat ndaj nenes me ato te gruas . Nenes p.sh.,s'mund ti bertas asnjehere , kurse gruas hmm nese nuk ndegjone ndonjehere !
 
Titulli: Kush duhet me shume ??

Jane te ndyshme ndjenjat ndaj nenes me ato te gruas . Nenes p.sh.,s'mund ti bertas asnjehere , kurse gruas hmm nese nuk ndegjone ndonjehere !

po gruja si te gjen burr nga fillim der ne mbarim
 
Titulli: Kush duhet me shume ??

Ja te shohim e ty kur ta provosh o Moni se tani shume e zjarrte je mbas vjerrave! :P

Kam frike se do te vertetohen fjalet e gjyshes edhe pse sia ke ven vesh! :)

Ta plotesoj pak mendimin tim serioz te lutmi shume
Une jam shume objektive sepse pike se pari jam me parimin nje mashkull qe sdo ate qe e solli ne drite ...nenen ,femren qe i dha jeten ,sdo jete ne gjendje te me doje mua.
Per aq kohe sa themi me ze e nen ze se meshkujt jane pjellat e femrave por s'jane si femrat ath ktu jemi ne qe kemi faj. Sepse jemi ne femrat qe edukojme nje qenie pavaresisht gjinise.
Sigurisht qe ka edhe nena te papergjegjshme e te liga....por kjo nuk lidhet me memesine. Ato te tilla kane qene gjithnje . E ne nje rast studimi kto lloje duhet ti shohesh qe ne zanafille. Cfare kane marre e sa kane marre nga nenat e tyre.
Prandaj them loder per koke.
Nese une do jem nje nuse e mire padiskutim do jem e nje vjehrre e mire.
:) cheers
 
Titulli: Kush duhet me shume ??

Burre e grua mund te kesh plot por nene vetem 1 ke.

Keshtu qe kjo pyetje eshte retorike. Ska nevoje per pergjigje.
 
Titulli: Kush duhet me shume ??

Ta plotesoj pak mendimin tim serioz te lutmi shume
Une jam shume objektive sepse pike se pari jam me parimin nje mashkull qe sdo ate qe e solli ne drite ...nenen ,femren qe i dha jeten ,sdo jete ne gjendje te me doje mua.
Per aq kohe sa themi me ze e nen ze se meshkujt jane pjellat e femrave por s'jane si femrat ath ktu jemi ne qe kemi faj. Sepse jemi ne femrat qe edukojme nje qenie pavaresisht gjinise.
Sigurisht qe ka edhe nena te papergjegjshme e te liga....por kjo nuk lidhet me memesine. Ato te tilla kane qene gjithnje . E ne nje rast studimi kto lloje duhet ti shohesh qe ne zanafille. Cfare kane marre e sa kane marre nga nenat e tyre.
Prandaj them loder per koke.
Nese une do jem nje nuse e mire padiskutim do jem e nje vjehrre e mire.
:) cheers

Ta plotesosh po stu luta une :P
Po ngaterrohesh pak o Moni! Kush tha mos e doje nenen e tij njehere eshte gabim te mendosh se kemi thene kete me siper perkundrazi nenen ta doje e respektoje sic dua dhe une timen. Sa per ate qe thua ndoshta dhe mendimi jot seshte gabim por realisht dhe praktikisht kemi pare te ndodh e kunderta,shiko njehere komentet e meshkujve me siper 'nenes nuk i therras ndersa nuses i therras e ja keput nje shpulle kur sme degjon' he ca do me ti te shpjegoj une? Flasim per mentalitetin shqiptar ketu moj goce,bej cudi me ty se eshte sikur jeton ne nje nga vendet europiane dhe jo ne Shqiperi.Sigurisht qe faji eshte i joni dhe pikerisht per kete mentalitet te kalbur po flasim e duam ta ndryshojme! Me kupton cfare dua te them! Hajt se heret a vone do biesh ne fjalet e Soulit ne jo timet meqe ajo flet dhe si nuse ne kete rast! :)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top