Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kush do të qajë sot?

E po, si duket udhëheqësit botërorë zemërmirë e humanë që s’përtuan të defilojnë udhëve të Parisit, duhet ta takojnë njëri-tjetrin përsëri – këtë herë në Karolinën e Veriut – për t’u bërë homazh e për të shprehur keqardhjen e tyre për tre studentët muslimanë të vrarë nga një terrorist (?), terrorist ateist (?), islamofob (?), apo më mirë, e me shumë gjasa, një person psiqikisht i metë, i cili nuk qe me fat sa ‘terroristët muslimanë’ të cilëve mediat botërore u qëndrojnë te këmbët duke i bekuar me popullaritet të menjëhershëm botëror!

Por, pse duhet të trazohen për diçka që nuk do të ketë fatin të shfaqet as në mediat më të vogla, e që po të mos ishin rrjetet sociale, nuk do t’i dëgjohej zëri fare – ashtu si nuk iu është dëgjuar shumë ngjarjeve të ngjashme.

Me fajin pse kanë nxjerrë një postim në Twitter, tri jetë janë fikur. Me kaq do të marrë fund i tërë rrëfimi. Askush nuk do të flasë për humbjen e tri jetëve të pafajshme, nuk dë bëjë dramë askush me faktin që dy nga viktimat sapo ishin kurorëzuar një muaj më parë, as nuk do të ketë lavdërim të punës humanitare që bënin ata. Nuk do të ketë ‘breaking news’ në televizione e gazeta, nuk do të ketë letra ngushëllimi, as deklarata që dënojnë, as vajtime masive në rrjete sociale, as turma milionash në sheshe. Nuk është shkelur këtu mbi shenjtërinë e jetës, ose të pakten, jo mbi shenjtërinë e jetës së civilizuar, të bardhë, perëndimore. Prandaj, s’ka lajm të madh, s’ka as emocion.

Porse, siç na kanë thënë se duhet pas ndohive të këtilla, është koha tani që të gjithë jomuslimanët të kërkojnë falje publike për këtë krim makabër! Kjo sepse vetëm në këtë mënyrë do të sigurohemi që besimet/ideologjitë e tyre nuk thërrasin për, e nuk nxisin terrorizmin. Të githë individët jomuslimanë duhet të ndihen me faj pse një i krisur ka vrarë për shkak të të menduarit të vet të prishur. Të pakten muslimanëve kjo u diktohet tërë kohën. Por, as kjo nuk do të ndodhë, sepse vrasësi nuk u quajt terrorist, as nuk u përmend bindja e tij religjioze, ai ishte thjesht ‘një vrasës’ – ashtu siç edhe duhet të jetë, përveç kur yjet e krimit janë muslimanë, kjo s’ka nevojë të thuhet më.

Në mos më shumë, është detyrë për çdo individ të ndërgjegjëm të dënojë një krim të këtillë dhe të kërkojë që drejtësia të vihet në vend – sado e largët dhe e huaj të tingëllojë e tërë ngjarja për ne! Por me shumë gjasa, shumica jemi lodhur duke i vajtuar viktimat e CharlieHebdo-s, kështu që, e lëmë për tjetër herë!


Kush do t
 
Titulli: Kush do të qajë sot?

Me shume respekt per Shqipen dhe per ata qe e mendojne si ajo kjo ngjarje fatkeqesisht perben lajm dhe opinioni i gjere te pakten ne USA e di dhe e njeh shume mire ngjarjen.Fakt eshte qe edhe ne forumin tone te mjere e te varfer kjo ngjarje pati hapesiren e vet qe dje.Sot qajne te gjithe ata qe vleresojne tre jete humane, te gjithe ata qe jane kunder cdo lloj fobie, qofte ajo pro apo kunder islamit, qajne te gjithe ata qe mendojne se eshte absurde te vdesesh per hir te besimit tend, qajne te gjithe ata qe me te drejte kane qare per humbjen e jeteve humane te charlie hebdo vetem e vetem per shkak te disa karikaturave.
Tani nese e nderuara Shqipe kerkon te vendose shenjen e barazimit midis kesaj ngjarje dhe vrasjeve dhe ekzekutimeve qe po ndodhin perdite, e theksoj perdite nga ana e ISIS apo e ithtareve te tij atehere llogjikisht me duhet te zhgenjej Shqipen dhe te gjithe ata qe e mendojne si ajo.Rasti ne fjale eshte botuar ne te gjithe gazetat e rendesishme te USA dhe europiane keshtu qe nuk ka kaluar pa rene ne sy.Tani nese Shqipja kerkon nje marshim madheshtor si ai i Parisit eshte e drejta e saj.Por te ekzekutosh perdite, e theksoj perdite ne menyrat me barbare dhe me cnjerezore gazetare, njerez, pilote, humaniste, kundershtare nuk eshte dhe nuk do jete kurre e njejta gje si te ekzekutohen tre besimtare te devotshem nga nje i cmendur, sepse duam apo nuk duam ne dhe Shqipja bashke ky eshte nje rast shume sporadik dhe fatmiresisht nuk ndodh perdite sic ndodhin ekzekutimet e ISIS me djegie, me hedhje nga lartesia, me shotgun kokes, me prerje fyti etj.
Me shume respekt per Shqipen une vajtoj humbjen e cdo jete humane, e kujtdoqofte ajo.
Ah edhe dicka, nuk eshte as momenti e as rasti i pershtatshem per te lujatur rolin e viktimes.
Denoj me force cdo akt dhune per hir te besimit por denoj gjithashtu me force cdo shenje barazie qe mund te kerkohet te vihet mes nje akti sporadik dhe perditshmerise fatkeqesisht makabre qe ndodh ne emer te besimit.Denoj me force gjithashtu cdo viktimizem, qofte ky i drejte apo i presumuar i tille!
 
Titulli: Kush do të qajë sot?

po mua qe sme qahet cte bej?
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back