Shiko fotografinë 1769101
Nga Josef Joffe
Unioni Kristiandemokrat (CDU) i kancelares gjermane Angela Merkel e ka qeverisur Republikën Federale 71-vjeçare për një total prej 50 vjetësh. Kur Merkel të largohet nga detyra vjeshtën e ardhshme pas 16 vitesh në detyrë, është e sigurt të supozohet se do ta pasojë një tjetër kristiandemokrat.
Por kush do të jetë ai? Brenda disa javësh, CDU do të mbajë kongresin e 33-të dhe do të zgjedhë një udhëheqës të ri. Cilido qoftë ai, që me shumë gjasa do jetë kandidati i CDU për kancelar kur Merkel të heqë dorë, ka pak dyshime se CDU-ja do të dalë e para në zgjedhjet parlamentare të shtatorit 2021, ndaj ai do të marrë mandatin për formimin e qeverisë së ardhshme.
Të tre burrat që garojnë për postin e lartë partiak, nuk janë emra shumë të njohur jashtë vendit. I pari (sipas rendit alfabetik) është Armin Laschet, kreu i landit Nordrhein-Westfalen dhe aparatçik i vjetër në CDU, karizma e të cilit nuk përputhet me kompetencën e tij.
Tjetri është Friedrich Merz, që ka udhëhequr grupin parlamentar të CDU-së në Bundestag dy dekada më parë, derisa u shkarkua nga Merkel, kur ajo mori drejtimin e partisë. Tani pas një karriere të gjatë në sektorin privat, ku ka krijuar një pasuri të konsiderueshme, ai po bën presion për t’u rikthyer në majën e politikës gjermane.
Pretendenti i tretë është Norbert Röttgen, kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme në Bundestag. Ai ka shërbyer për një periudhë të shkurtër si Ministër i Mjedisit në kabinetin e Merkel derisa ajo e shkarkoi nga detyra.
Laschet është favoriti jo-zyrtar i Merkel, qoftë edhe vetëm pasi 2 dy të tjerët kanë “llogari të hapura” me“Mutti” (Mamin), rruga e të cilës drejt pushtetit është e mbushur me “kufomat” e rivalëve jo dhe aq të hekurt. Për shkak të pandemisë së Covid-19, nuk e dimë ende se kur dhe si CDU-ja do të zgjedhë udhëheqësin e saj të ardhshëm.
Por edhe nëse takohen fizikisht apo virtualisht, partia do të vendosë këtë muaj për datën e kongresit, që do të mbahet diku në mesin e janarit. Kjo garë nuk ka një pretendent të qartë. Merz kryesonte me 27 për qind të mbështetjes në një sondazh të kohëve fundit, por tani është në rënie.
Röttgen kishte një mbështetje prej 16 për qind, por aktualisht ka një rritje të lehtë. Laschet vjen pas tyre, ndërsa 21 për qind e të anketuarve që nuk preferojnë asnjërin prej tyre, e kanë shtuar paqartësinë. Një nga pyetjet,është se çfarë vizioni ka secili prej kandidatëve. Por nuk është e lehtë t’i përgjigjesh në një sistem politik kaq të mërzitshëm, dhe ndoshta për fat të mirë shumë centrist. E majta dhe e djathta ekstreme gjermane, mund të pretendojnë vetëm rreth 20 për qind të mbështetjes në sondazhe.
Shumica e votuesve preferojnë partitë e mëdha (mbi të gjitha CDU-në), të cilat veprojnë si supermarkete, duke ofruar pak nga diçka për të gjithë, pa ndonjë befasi. Gjatë gjysmës së parë të shekullit të njëzetë – nga Kajzeri Wilhelm II tek Hitleri – Gjermania ishte vendi më “interesant” në botë.
Nga brenda ai ishte një “vullkan” politik, dhe një kërcënim vdekjeprurës për vendet përreth. Sot, si rezultat i dy luftërave botërore katastrofike, Gjermania është po aq agresive sa një përtac, me politikën e saj që qëndron pezull midis stabilitetit dhe stanjacionit.
Prandaj, gara brenda CDU nuk ka atë tërheqjen që ofruan zgjedhjet brenda-partiake të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara këtë vit, ku senatorët Bernie Sanders nga Vermonti dhe Elizabeth Warren nga Masaçusetsi, promovuan një kurs shumë në të majtë të kësaj partie.
Gjermania nuk ka asnjë Donald Trump në skenën e saj politike. Politika e vendit është “vazhdimësia mbi të gjitha!”. Kësisoj, Laschet po e bazon garën mbi përvojën e tij si drejtuesi më popullor i 16 landeve gjermane – një avantazh që Merz dhe Röttgen nuk e kanë. Mesazhi i tij i heshtur është “edhe 4 vjet të tjera merkelizëm”: pra asnjë ndryshim të papritur në politikën e brendshme apo të jashtme.
Ndërkohë, Merz, që e nisi fushatën e tij në pozitat më të djathta në CDU (pra më shumë atlantizëm dhe ekonomi të tregut të lirë), i ka balancuar me kujdes aftësitë e tij. Edhe ai nuk dëshiron “shkëputje” nga kursi aktual, por nga ana tjetër beson se Gjermania “është ngadalësuar shumë”.
Pra, le t’i kemi në të dy mënyrat. Röttgen, më i riu nga të tre, duket si më i guximshmi. Duke shfrytëzuar kredencialet e tij si një ekspert i politikës së jashtme, ai dëshiron të jetë më i ashpër ndaj Rusisë dhe Kinës sesa dy të tjerët. Por paralajmëron:nën udhëheqjen e tij, nuk do të kishte “as vazhdimësi totale, por as divorc” me epokën e Merkelit.
Kështu, emri i “lojës politike gjermane” do të vijojë të jetë “stabiliteti”. Këtu nuk ka asnjë ekstremist të krahut të djathtë si Marine Le Pen në Francë, apo Matteo Salvini në Itali, dhe as ka ndonjë të majtë radikal si Jeremy Corbyn në Britani, ish-udhëheqësi i Partisë Laburiste.
Ndërsa SHBA-ja dhe Britania e Madhe qeverisen në thelb nga 2 parti që bëjnë rotacion me njëra-tjetrën, Gjermania, ashtu si shumica e Evropës kontinentale, qeveris përmes koalicioneve shumëpartiake, që nuk ndryshojnë shumë pas çdo palë zgjedhje.
Në çdo rast, kushdo që ta fitojë garën për kreun e CDU-së në janar dhe të bëhet kancelar në shtator, do të duhet të qeverisë së bashku në një koalicion me 2 apo madje edhe me 3 parti. E tronditur nga pandemia, që ka favorizuar forcat qeverisëse, CDU dhe partia e tij simotër bavareze, Unioni Kristiansocial (CSU), do të sigurojë rreth 35 për qind të votave.
Pak më në të majtë, të Gjelbrit mund të marrin rreth 20 për qind, duke i bërë ata një partner natyror në koalicion për CDU/CSU. Kjo marrëveshje e ekuilibrit të fuqisë premton vazhdimësi, gjë që nuk është shumë emocionuese.
Përveç 3 pretendentë ve të deklaruar për kreun e CDU, janë edhe 2 kandidatë që deri tani kanë qëndruar në hije, që në vend të mënyrës tradicionale – kryetari i partisë, pastaj kandidati për kancelar – po luajnë lojën e pritjes.
Njëri është Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn, qëfalë Covid-19shfaqet vazhdimisht në lajme. Tjetri është udhëheqësi i CSU Markus Söder, një njeri me ambicie të forta që merr vazhdimisht pjesë në debatet politike dhe jep shumë intervista. Por asnjë nga këta 5 kandidatë nuk do të krijonte dot një revoltë kundër “Mutti”-t dhe trashëgimisë së saj. Ndaj me siguri kancelarja e ardhshme e Gjermanisë, do të jetë ‘Merkel’ por pa Angela-n.
/ “Project Syndicate” bota.al