Kuriozitete te ndryshme nga BOTA!

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
  • Në 1750 në botë jetonin rreth 800 milionë njerëz, në 1850 nje miliardë më tepër dhe në një 1950 edhe një tjetër miliard më tepër. Mastaj u deshën vetëm 50 vjet për tu dyfishuar dmth. 6 miliardë.

  • Gjysma e popullsisë së botës fiton vetëm rreth 5% të pasurisë në botë.

  • Megjithëse në botë ka më shumë se 600 milionë telefona, gjysma e botës ende nuk ka bërë asnjë telefonatë.

  • Në Ditën e Nënave në SHBA bëhen më tepër telefonata personale se në çdo ditë tjetër në çdo shtet tjetër.

  • 1 në 10 persona në botë jetojnë në ishull.

  • Në 1870 në Londër jetonin më shumë Irlandezë sesa në Dublin.

  • Mundësia për të të rënë rrufeja është 1 në 600,000

  • Rreth 27% e ushqimit në vendet e zhvilluara përfundon në koshat e plerave.

  • Gjysma e popullisë së botës është nën moshën 25 vjeç.

  • Në Perëndim njerëzit ndërrojnë shtepi mesatarisht 1 herë në 7 vjet.

  • Sherbimi Postar i SHBA dërgon rreth 43% të postës botërore, ndjekësi më i afërt është Japonima me 6 %.

  • Në vendet e zhvilluara % e te rritureve qe martohen ra nga 72% ne 1970 në 60 % ne 1996. Mundësia për divorcim në martesën e parë u rrit nga 50% në 67%. Mundësia për divorcim në martesën e dytë është rreth 10 % me e lartë se në martesën e parë.
  • Mesatarisht në botë shkohet në shkollë 200 ditë, në SHBA 180 ditë, në Suedi 170 ditë, në Japoni 243 ditë.
  • Që nga viti 1972 janë prodhuar rreth 64 milionë tonë kanoçe alumin(rreth 3 trilion kanoçe). Nëse këto do të vendoseshin njëra pas tjetrës, mund të arrinin deri në hënë rreth 1000 herë. Kanoçet e alumint përbëjnë 1% të materialeve mbeturina.
  • Më shumë se 1 miliard tranzistorë prodhohen....çdo sekondë.
  • Në Australi ka më shumë se 150 milionë dele dhe një popullsi prej rreth 17 milionësh.
  • Në Zelandën e Re ka 4 milionë njerëz dhe 70 milionë dele.
  • Në krahun e një majmuni ka rreth 25 milionë qime.
  • DNA ka një madhësi prej 1 të mijtat e milimetrit, përbehet prej rreth 200 miliard atomesh dhe përmban 1 milion faqe njohuri.

  • Një njeri harxhon mesatarisht 3 vjetë të jetës ne banjo.

  • Peshqit e harrojnë çdo gjë që ndodhen vetëm pas 10 min.
  • Një njeri i rritur merr frymë afërsisht 25 000 herë në ditë
  • Kompjuterat modern janë ndërtuar duke u bazuar në sistemin nervor, por edhe kompjuteri modern nuk i afrohet as nivelit të nje zvarritësi.
  • Mjalti mund të qëndrojë pa u prishur 3000 vjet dhe për këtë arsye dylli i mjaltit përdoret për procesin e mumjazimit.
  • Njeriu më i gjatë është 2.75 cm
  • Milingonat e ndjejnë tërmetin që më parë dhe dalin menjëherë nga foletë.
  • Në fytyrën e një maceje ndodhen 146 muskuj.
  • Peshkaqenët nuk sëmuren.
  • Breshka mund të ecë me 10 km në orë.

  • Nëse do të mund të përdornim 13% të trurit, do të mund të shfaqeshim nga një vend në një tjetër.
  • Strucat i kanë sytë më të mëdhenj se truri.
  • Hyrja e folesë së milingonës drejtohet përherë nga Veriu
 
1- Shkencëtarët zbuluan se flokëkuqet kanë vetëm rreth 90 000 flokë, zeshkanet 100 000, ndërsa bjondinet 150 000 fije floku. Por vetëm 20 përqind e bjondinave e mbajnë këtë shifër të flokëve.

2- Fëmijët me sy të zi reagojnë 15 herë më shpejtë se ata me sy ngjyrë qelë.Ata janë më të mirë në sportet ku kërkohet reakcion i shpejtë p.sh. futboll. Ndërsa fëmijët sykaltër janë më të mirë në sportet ku nuk mvaret nga reakcioni i shpejtë, p.sh. Golf.

3- Eshtrat e njeriut janë katër herë më të qëndrueshme se celiku.

4- Sa herë ka rrahur zemra jonë kur jemi në moshën 79 veçare? Shkencëtarët e kanë zgjidhur këtë pyetje. Reth 2,5 miliardë herë.

5- Mushkëria jonë (e shpalosur) do ta mbulonte një fushë tenisi, d.m.th. 100 m².

6- Enët e gjakut të njeriut (të kapura njëra pas tjetrës) janë 2,5 herë më të gjata se ekuatori.

7- اdo foshnje pas lindjes ka saktë 350 eshtra, gjersa njeriu i moshuar ka 144 më pak. Ekspertët kanë zbuluar se shumë eshtra gjatë fazës së zhvillimit të njeriut shkrihen ndërveti dhe kështu forcojnë skeletin e njeriut.

8- Foshnjet e lindura në muajin Maj peshojnë më rëndë se tjerët. Arsyeja ende nuk dihet.

9- Një nga 2000 fëmijë lind me një dhëmb në gojë.

10- Në fund të jetës së tij trupi ka prodhuar 950 kilometër flokë, ndërsa sytë janë mbyllur rreth 415 milionë herë. Edhe në moshë të vjetër asnjë asht i njeriut nuk është më i vjetër se 20 vjet-sepse eshtrat përtrihen rregullisht.

11- 69 Fëmijë të një nëne
Feodor Vasilijev nga Shuya (Rusi), nga gjithsejt 27 lindje gjatë viteve 1725-1765 lindi 16 binjake, 7 trenjake, dhe 4 katërnjake. Vetëm dy fëmijë prej tyre vdiqën si foshnjë.

12- Operacioni më i gjatë
Një operacion i cili u zhvillua në vitin 1951 në Chicago, Illinois (USA), gjatë të cilit pacientes Gertrude Levandowski iu mënjanua një cistë nga njëra vezore e saj, zgjati prej 4-8 Shkurt d.m.th. 96 orë. Gjatë operacionit pesha e pacientes zbriti nga 280 në 140 kg.
 
Titulli: Kuriozitete te ndryshme nga BOTA!

Shteti me popullsine me te re ne bote eshte Uganda ne Afrike, ku 50% e banoreve ka moshen nen 15-vjec.

Vendet me popullsie me te plakur ne bote jane Italia dhe Greqia ku 48% e popullsise se tyre eshte mbi moshen 60-vjec.


Vendi ku ka me shume gra eshte Letonia, ku ne 83 mehskuj ka 100 gra :D

Vendi qe ka me shume meshkuj eshte katari, ku ne 100 gra ka 189 meshkuj :p

Shteti me dendesi me te madhe te popullsise eshte Singapori, me 5380 banore per km katrore.

Shteti me dendesi me te vogel eshte Mongolia, me 1.6 banore per km katrore.

Mongolia eshte vendi ku numri i kuajve ( 2.9 milion ) eshte me i madh se numri i banoreve te saj humane ( 2.3 milion )
 
Titulli: Kuriozitete te ndryshme nga BOTA!

Nje mashkull harxhon mesatarisht 3350 ore duke u rruajtur e qethur.
Bethoveni para se te kompozonte fuste koken ne uje te ftohte.

Ajsbergu me i madh i matur deri me sot ka qene me gjatesi 200 milje dhe gjeresi 60 milje, ai ka pasur nje siperfaqe me te madhe se Belgjika.

Vetem mushkonjat femra piskojne.

Lindjet vjetore ne Indi, e kalojne popullsine e Australise.

96% e sallatorit, eshte uje.

Ne 1 kg limon ka me teper sheqer se ne 1 kg luleshtrydhe.

Ajnshtajni deri ne moshen 9-vjeçare nuk fliste normalisht.

Nje shqiponje mund ta shohe prehen e saj qe 3000 metra larg.

Fluturat shijojne me ane te kembeve.

Nje njeri qesh mesatarisht 13 here ne dite.

Ne trupin e njeriut muskuli me i forte eshte gjuha.

Femrat i perpelitin syte 2 here me shume se meshkujt.

Në tokë ekzistojnë 4 oqeane dhe 56 detëra që së bashku e formojnë “Detin Botëror” I cili përfshin 71% të sipërfaqës së përgjithshme të tokës (316 mil.km2)

Druri i cili e mban rekordin e trshësisë në botë është “Baobabi”, i cili gjendet në Tan- ganike me moshë rreth 30 shekuj. Ky dru perimetrin e trungut e ka 47 m, lartesinë 22 metra, ndërsa perimetrin e kurorës 145 metra.

Gjarpëri i ujit që jeton në veriperëndim të Australisë rreth shkëmbinjëve të ujit, është shtaza më helmuese në botë. Helmi i tij është 100 herë më i fortë se helmi i gjarpërit Australian në tokë i quajtur “Tapana e Shkretëtirës” e që konsiderohet gjarpëri më helmues tokësor.

Peshkun trashanik “Siluris Glanis”- shkencëtarët erdhën në përfundim se përkundër kokës së madhe, është peshku më budalla në Botë, sepse në pranverë ku bënë nxehtë, në breg të lumit rriten shelgjet dhe në ujë bien thuprat e këtij druri së bashku me gjethet, peshku trashanik me ngutësi i përbin duke menduar se bie ushqimi I tyre i preferuar. Në lukth këto fije të shelgjes lëshojnë alkool që e bën peshkun të humbur.

Qelizën i pari e zbuloi shkencëtari anglez Robert Hooke me 1665 i cili edhe ia dha emrin. Ky është zbulimi më i madh në mjekësi, sepse qeliza është njësia themelore kryesore e çdo organizmi të gjallë.

Armata e shtetit të Vatikanit është armata më e vjetër në botë. Zyrtarisht është themeluar më 21 janar 1506, por fillimet e saj shënohen që në vitin 1400. Përveç se është armata më e vjetër në Botë, ajo është edhe ndër më të voglat, me vetëm 83 ushtarë. Uniformat e tyre kanë qenë të dizajnuara nga artisti gjenial Mikelanxhelo.

Libri është botuar në kohën e humanizmit dhe të kundërreformës, kur u krijuan kushtet që feja katolike të mësohej e të predikohej në gjuhët kombëtare. Mesharin e gjeti Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova më 1740. Ky libër përmban: Librin e Orëve dhe Librin e Meshës. Me këtë vepër filloi Letërsia Shqiptare e Rilindjës.
 
Titulli: Kuriozitete te ndryshme nga BOTA!

50 KURIOZITETET ME TE RALLA NE BOTE
1. Femra që ka lindur më shumë fëmijë është një ukrainase. Ajo ka lindur 69 fëmijë, nga të cilët vetëm dy i kishin vdekur gjatë lindjes.

2. Fëmija më i rëndë në botë është lindur në vitin 1954 nga italiania Carmelina Fdele nga Aversa. Djali i saj peshonte ditën e lindjes 10,2 kg.

3. Bethoveni para se të kompozonte fuste kokën në ujë. Anjshtanji deri në moshën 9 vjeç nuk fliste normalisht.

4. I vetmi majmun që është dënuar nga një gjykatë e vërtetë është shimpanzeja Coco në Florida, në vitin 1984. Ky majmun jetonte me një të papunë artist, i cili jepte spektakle të vogla. Shuma e vjedhur arrinte vlerat 200 000 USD. Ai u dënua me burgim të përjetshëm.

5. Libri që mban rekordin më të madh për shitje është ai i Hillary Klintonit, me librin autobiografi “Histori e përjetuar”. Në ditën e parë të hedhjes në treg të këtij libri, në qershor të vitit 2003, u shitën në një ditë (rekord) 200 000 ekzemplarë të tij.

6. Mbiemri më i shpeshtë në botë në rangun internacional është mbiemri Chang. Rreth 75 milionë njerëz në Kinë kanë këtë mbiemër. Vendin e dytë e ka mbiemri Smith në Angli. Rreth 800 000 veta e kanë këtë mbiemër.

7. Kazinoja më e madhe e botës gjendet në MGM – HOTEL, në metropolin e Las Vegasit. Në një sipërfaqe afërsisht 16 000 kuadrat metër, gjenden pothuajse 3500 automate të lojërave të ndryshme dhe 165 tavolina loje.

8. Biblioteka më e madhe në botë gjendet në kryeqytetin amerikan Uashington. Kjo bibliotekë u ndërtua në 24 Prill 1800. Në të gjenden 107 milionë shkrime të të gjitha arteve.

9. I vetmi elefant në botë që flet është pjesëtar i një cirku rus. Ky elefant mundet të thotë deri në 20 fjali. Elefanti ka jetuar që në vogëli mes njerëzve dhe ka arritur të artikulojë tinguj njerëzish.

10. Burri më i shkurtër në botë është Gul Mohammed nga India. Pas matjeve të bëra më 19 qershor 1990 në spitalin “Rahm Manohar” të New Delphit (In), u arrit se ai është vetëm 57 cm dhe mban deri më sot rekordin.

11. Si gruaja më e vogël në botë deri me sot është konsideruar Pauline Musters, e lindur në 26 nëntor 1876 në Holandë. Mbas lindjes së saj, ajo ishte vetëm 30 cm. Në moshën 9-vjeçare ajo ishte 55 cm dhe peshonte vetëm 1,5 kg, ndërsa në moshën 19-vjeçare ajo arriti vetëm në 61 cm e gjatë.

12. Shteti që konsumon më shumë bukë në botë është Turqia. Llogaritjet tregojnë se mesatarja e çdo personi në përdorimin e bukës arrin në 199,6 kg.

13. Pijanecët më të shumtë në botë janë në Irlandë. اdo personi i takon të pijë mesatarisht 12,3 litër pije alkoolike, verë, birrë etj.

14. Duhanxhinjtë më të shumtë ndodhen në Kinë. Sipas llogaritjeve të fundit, në Kinë janë shitur 1,69 bilionë cigare (më shumë se në çdo vend tjetër). Në gjithë botën janë shitur 5,5 bilionë cigare.

15. Operacioni më i gjatë në botë ka zgjatur 96 orë gjithsej. Ka nisur në datën 4 deri në datën 8 shkurt të vitit 1951, në një spital të اikagos. Pacientja Getrude Lewandowski mbas operimit kishte reduktuar peshën e saj gjatë këtyre 96 orëve, nga 280 kg në 140 kg.

16. Rekordin për gjatësi për gratë e mban Zeng Jinlian nga Kina. Ajo tashmë ka vdekur, por rekordi nuk është thyer akoma. Ajo ishte 2 metër e 48 cm. (Ka vdekur më 13 shkurt 1982).

17. Rekordin për gratë me peshë më të rëndë mban amerikania Rosalie Bradford. Në janarin e vitit 1987 ajo arriti dhe kulmin e peshës së saj, me 544 kg.

18. Doktori më i ri në botë është Balamurali Ambati, i lindur në Amerikë më 29 qershor 1977. Ai u diplomua në Maunt Sinai SChool of Medicine në New York City, më 19 maj 1995, në moshën 17-vjeçare.

19. Binjakët më të rëndë në botë janë vëllezërit Billy Leoni, (lindur me 1946 dhe që vdiq në vitin 1979) me të vëllanë Benny LLoyd, po i lindur në vitin 1946 dhe që vdiq në vitin 2001. Ata peshonin pas moshës 6-vjeçare, njeri 337 kg dhe tjetri 328 kg.

20. Si mamaja më e vjetër në botë deri më sot mbahet Rossana dalla Corte, e cila lindi më 18 qershor 1994, në moshën 63-vjeçare, një djalë.

21. Sipas studimeve më të fundit, një mashkull harxhon mesatarisht 3350 orë gjatë gjithë jetës së tij duke u ruajtur e qethur.

22. Kur thyhet një xham disa copëza shpërndahen me shpejtësi 3000 milje në orë. Ndërkohë që shpejtësia e të tjerave është shumë herë më e vogël.

23. Ajsbergu më i madh i matur deri më sot ka qenë me gjatësi 200 milje dhe gjerësi 60 milje, ai ka pasur një sipërfaqe më të madhe se Belgjika.

24. Dallga më e madhe e regjistruar deri më sot ka qenë në vitin 1971 në ishullin Ishigaki, Japoni, me lartësi 85 m.

25. Në një natë të kthjellët, sipas astrologëve amerikanë, çdo njeri mund të shohë jo më pak se rreth 2000 yje me sy të lirë.

26. Vetëm mushkonjat femra pickojnë, ndërkohë që mushkonjat e seksit mashkull duan të “sorrollaten” në zona të ndotura si këneta, etj.

27. Në 1 kg limon ka më tepër sheqer se në 1 kg luleshtrydhe. Sipas dietologëve, është më mirë që limoni të konsumohet i shtrydhur në ujë.

28. Shteti me më tepër rrugë të asfaltuara në të gjithë botën mendohet të jetë Franca. Madje kjo është shënuar edhe në rekordet Gines.

29. Një shqiponjë mund ta shohë prenë e saj që 3000 metra larg, ndërkohë që kuajt mund të qëndrojnë deri në 1 muaj në këmbë.

30. ثshtë vërtetuar që asnjë person nuk mund të teshtijë pa i mbyllur sytë. Shkencëtarët kanë bërë edhe eksperimente për këtë dhe kanë arritur në përfundimin se është e pamundur.

31. Nga barku i vajzës 20-vjeçare nga Devoni Jugor, Angli, u nxor “topi” nga qimet e flokëve të saj të cilat i kishte gëlltitur. Ai ishte i rëndë 2,5 kg. Operimi u realizua në mars 1985.

32. Kompjuterat modern janë ndërtuar duke u bazuar në sistemin nervor, por edhe kompjuteri modern nuk i afrohet as nivelit të një zvarritësi.

33. Një njeri i rritur merr frymë afërsisht 25 000 herë në ditë. Kurse rreth 27% e ushqimit në vendet e zhvilluara përfundon në koshat e plehrave.

34. ثshtë vërtetuar që mundësia për të rënë rrufeja është 1 në 600,000. Kur ndodh të gjithë njerëzit nuk duhet të kenë gjëra të hekurta në duar.

35. Mjalti mund të qëndrojë pa u prishur 3000 vjet dhe për këtë arsye dylli i mjaltit përdoret për procesin e mumjazimit.

36. Video-lojërat i bëjnë fëmijët e trashë dhe agresivë, ndërkohë që përdorimi i tepër i kompjuterit orar pa orar u dëmton atyre qetësinë nervore.

37. Shtëpiaket tradhtojnë burrat virtualisht. Ato janë të kënaqura me aktivitetin e tyre fizik dhe kërkojnë nga “miku” i internetit kënaqësi shpirtërore.

38. Rekordin e martesave e ka thyer një 85-vjeçar, i cili është martuar plot 130 herë. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Kenia, ku Ancentus Akuku ka deklaruar se i është dashur shumë mund dhe diktaturë për të pasur familje të lumtur.

39. Një amerikan kaloi një javë në burg për arsye se tre fëmijët e tij të vegjël ishin djegur nga dielli gjatë pushimeve në plazh.

40. Ndërtimi i Shtëpisë së Bardhë në Amerikë filloi në vitin 1792. Në vitin 1800 presidenti dhe zonja John Adams ishin familja e parë që jetuan aty.

41. Lotët është zbuluar se kanë efekt që të zhdukin bakteriet dhe të mbrojnë sytë nga infeksionet.

42. Në gjuhën e njeriut gjenden 100 lloje damarësh për të shijuar. Në sy gjenden 130 milionë qeliza shikimi.

43. Krokodili është e vetmja kafshë që vazhdon e zgjatet deri në ditën e fundit të ekzistencës, centimetrat e saj ndryshojnë nga muaji në muaj.

44. Titaniku është anija që konsiderohet si anija e parë gjigante në botë. Kapaciteti ka qenë 46000 tonë, me gjatësi 268 m dhe lartësi 53 m. Mund të udhëtonin 1343 udhëtarë.

45. Kënga më e gjatë në botën e muzikës mbahet himni sovjetik, i përbërë nga 65 strofa. Në maj të vitit 1987, një moderator kanadez mendoi ta shtonte himnin, i cili brenda pak javësh rekordi arriti në 689 strofa.

46. Nga një operacion në tëmth që iu bë një pacienti në Londër, kirurgët hoqën afro 230530 gurë të vegjël nga tëmthi i tij me madhësi 1,5 deri 15 milimetra.

47. Truri më i vjetër në botë është gjetur nga arkeologët në Torfmoor në Florida. ثshtë gjendur truri i një 45-vjeçareje e cila kishte jetuar afërsisht 8000 vjet më parë.

48. Poezia më e gjatë në botë u përfundua mbas 30 vitesh punë nga shkrimtari Jose´ Rumanzo nga Ecuador. “Perusia” përbëhet nga 7 volume, me 5000 faqe gjithsej dhe nga 230 000 rreshta.

49. Syri i një struci është më madh se truri i tij, ndërkohë që në trurin e maceve ka më shumë se 32 muskuj.

50. ثshtë vërtetuar që një ari i rritur mund të vrapojë po aq shpejt sa një kalë. Kurse breshka mund të ecë me 10 km në orë
 
Titulli: Kuriozitete te ndryshme nga BOTA!

A e dini se:
... se vendi më i goditur në botë nga rrufeja është Liqeni Maracaibe në Venezuelë , pikërisht në vendin ku takohet lumi Catatumbo me Liqenin , i goditur 28herë në minutë
... se vendi ku bien më së shumti të reshura në Afrikë është Kepiun Debunsha ( Kamerun ) 10 290 mm
... se Zeqir Bajrami nga Tupalla, pas mbarimit të medresesë,studijoi FSHMN në Zagreb, dega e Gjeogrfaisë, dhe diplomoi në vitin 1942, dhe ishte profesori i I-rë i Gjeografisë. [1]
...se numri i përgjithshëm i mysafirëve të huaj të cilët kanë shkuar nga vendi i tyre dhe kanë qëndruar sëpaku një natë në vitin 2009 ka arritur shfirën 898 milion, çka do të thotë se ka pasur rritje qënga viti 2008 për 6.2%.
...se forma më e saktë e Tokës ëshë apioide ( në formë dardhe) - me ndihmën e satelitëve artificialë, të atyre gjeodetë, është konstatuar se shtypshmëria në pole nuk është e njejtë. ثshtë konstatuar se gjysmëboshtet polarë nuk e kanë gjatësinë e njejtë. Sipas këtyre të dhënave, forma e vërtëtë e Tokës i ngjan dardhës-apioide ose formës së zemrës-kardioide.
... se robërit e parë nga Afrika janë sjell në SHBA në vitin 1619 me një anije të holandezëve.
....Biçikleta e parë, e cila është konstruktuar në vitin 1817 nga Baron Von Drais nuk ka pasur pedale. Njerëzit thjeshtë e drejtonin këtë biçikletë duke ecur.
.... Ujëvara më e lartë në botë është Angel, 972 m, në lumin اurum në Venezuelë.
.....Se në vitin 1807 filluan, për herë të parë në historinë e botës , të qarkullojë anija me avull ’’ Clermont” e Fultonit, në lumin Hadson, i cili lidhte Nju Jorkun me qytetin Albani. Anija “ Savannah” prej 300 BRT, e SHBA-ve , kalon, më 1819, Atlantikun, e shtyrë nga motorrë me avull dhe me vela, kur kishte erëra që frynin në drejtim të Evropës, kurse anija “ Curaçao”, është anija e parë në botë që ka filluar, në vitin 1827, të shfrytëzojë vetëm avullin. Në vitin 1838 anija, Gret Western” kaloi Atlantikun për 12 ditë e 10 orë, në drejtim të perëndimit .
....më 21 dhjetor do të jetë ndoshta dita më e errët në 372 vjetët e fundit. Në fakt, kjo ditë në kalendar shënon fillimin e dimrit në hemisferën veriore, si dita më e shkurtër e vitit. Përveç kësaj, dita më e shkurtër e vitit do të errësohet nga eklipsi i plotë hënor, që do të jetë i dukshëm në perëndim, shkruan “Fox News”.


.... Regjistrimi i tërmeteve në territorin e ish Jugosllavisë , ka filluar në kohën e Austro-Hungarisë me instalimin e seizmometrit të parë në opservatiumin seizmologjik në Sarajevë në vitin 1905.
.... Evropa është kontinenti i vetëm i cili nuk fillon me shkronjën A.
....Komuna me numër më të madh të vendbanimeve në Kosovë është Gjakova me 88 vendbanime, ndërsa komuna me numër më të vogël të vendbanimeve është Mamusha me vetëm 1 vendbanim.
....Ptolemeu ka qenë ndër gjeografët më të përmendur të kohës antike, tek i cili hasim shënimet e para që kanë të bëjnë me truallin e Kosovës.
... se Božo Bonifačić(1538.-1592.) është autor i një numri të madhë të punimeve shkencore për krahinat ilire, posaqërisht të hartave regjionale ( p.sh. Zarae et Sebenici descriptio, 1575.. etj.), duke i publikuar në atllaset Bertel, Camoc, Pinargent, Rosaccia, Franc dhe Ortelius.
.... Deutsche Bank ka më shumë të punësuar në Londër se sa në Franfurt.
.... se Brazili dhe SHBA kanë firmosur marrëveshjen për shlyerjen e borxhit amerikan prej 21 milionë dollarëve këtij vendi latino-amerikan dhe përdorimin e këtyre mjeteve për ruajtjen e ekosistemeve.
.... se një ekip i shkencëtarëve ndërkombëtarë kanë gjetur në Arktik disa shkëmbinj për të cilët besohet se i takojnë periudhës së krijimit të Tokës.
.... Vullkani islandez Eyjafjallajoekull që nga 10 maji 2010 nxirrte rreth 50 tonë hi në sekondë, ndërsa të enjten e kaluar nxirrte nga 400 tonë në sekondë kur dhe kishte forcuar aktivitetin, ka thënë një gjeolog i Universitetit të Rejkjavikut
.... më 10 maj të vitit 1497 - Ameriko Vespuçi, detari italian niset në udhëtimin e tij të parë drejtë Botës së Re.
.... më 22 maj të viti 1910,u shpall parku kombëtar Glacier në Alaskë, një prej thesareve më të çmuara të Shteteve të Bashkuara.
.... se fjala Himalaje në gjuhën sanskrite do të thot vendbanim i borës.
... se Piramida e Keopsit kur është ndërtuar ka qenë e lartë 147 m, por pas uljes së terrenit tash lartësia e sajë është 137 m.
..... Amerikanët Riçard Berd dhe Flojd Benet janë të parët të cilët fluturuan mbi Polin e Veriut më 9 maj të vitit 1926.
..... në ditën e sotme të vitit 1919 në konferencën e Paqes në Paris , 32 shtete përkrahën paktin për krijimin e Ligës së Kombeve.
.... më 26 prill të viti 1907 - gazeta "Kombi" shkruan se në këtë kohë në New York jetonin 20 000 arbresh.
.... kryeqyteti i Ekuadorit, Kito, konsiderohet si qytet me klimë më të përshtatshme në botë. ? Temperatura temperratura rrallë bie nën 8؛C dhe rrallë ngritet mbi 22؛C.
....Shteti Federal më i vogel i ShBA është Rhode Island- më një madhësi prej 4.002 km².
....Deti i Vdekur ka gjasa që shumë shpejt të shndërrohet në një moçal, para zhdukjes së tërësishme.
Niveli i këtij deti zvogëlohet çdo vit për një metër, kanë bërë të ditur ekspertët. Ata thonë se për shkak të mungesës së kujdesit njerëzor, Deti i Vdekur mund të thahet deri në vitin 2050. “Kjo është shumë serioze dhe askush nuk është duke bërë asgjë për ta shpëtuar këtë det”, edhe për shkak të konfliktit izraelito – palestinez, ka deklaruar hidrologu Dureid Muahsneh.

...se temperatura më e ulët e matur në Afrikë ka arritë -24؛C në Ifrane në Marok.
..... "Gjeografija është element skeletor i kulturës së përgjithshme, ndërsa njohuritë gjeografike janë më se të nevojshme në jetën e përditshme "
Josip Rogliq
 
3- Eshtrat e njeriut janë katër herë më të qëndrueshme se celiku.

Wow ... po me pelqen shume kjo tema . : )

Kjo ne c'kuptim ? Ka ndonje qe te na e shpjegoje me thelle e qarte ?
 
Back
Top