KURBIN/ Vdes në korrent 16-vjeçari

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
KURBIN/ Shkon për t’i dhënë ujë mushkës në lumë, bie në korrent. Sipas policisë, 16–vjeçari G.Gjoka nga fshati Selitë i rrethit Kurbin ka mbetur i vdekur rreth orës 13:40 të së enjtes. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Gallatë, ku i riu do të shkonte tek të afërmit e tij. Ai është ndaluar për t’i dhënë ujë kafshës së punës, por ka takuar pa dashje një tel korrenti, i cili ishte në kontakt me një pemë në anë të lumit. Shkarkesa elektrike ka shkaktuar vdekjen e tij. Të afërmit e viktimës e kanë gjetur atë në lumë të mbytur, pasi korrenti e kishte hedhur disa metra më tej në ujë.*panorama*
 
Back
Top