Kurbin, breshëri automatiku ndaj një makine, vdes fëmija

ida angel

:)
V.I.P
Një fëmijë ka mbetur i vrarë brenda në një makinë, ndërsa xhaxhai i tij është plagosur pasi një person, ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonin.

234.jpg

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Kurbinit ku si pasojë e ngjarjes ka gjetur vdekjen një 9-vjeçar me iniciale I.Ll dhe është plagosur xhaxhai i tij Muharrem Llanaj 62 vjeç.
Ndërkohë mbeten të paqarta motivet e ngjarjes por policia dyshon se objektiv i atentatit mund të ketë qenë drejtuesi i automjetit. gazetashqip
 
Titulli: Kurbin, breshëri automatiku ndaj një makine, vdes fëmija

[video=youtube;B21pAY2Yu-Q]http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=B21pAY2Yu-Q[/video]

POLICIA IDENTIFIKON AUTORET

Policia e Kurbinit pak orë pas ngjarjes ka identifikuar autorët e atentatit në fshatin Shpërdhet të Fushë Mamurrasit. Sipas policisë vëllezërit Albin dhe Ditmir Shkreta janë autorët e këtij atentati, ku mbeti i vdekur 9 vjecari I. Llanaj. Dy vëllezërit janë banues në fshatin Shpërdhet dhe fqinj me objektivin e këtij atentati, Muharrem Llanaj. Informacionet paraprake tregojnë se mbrëmjen e djeshme ka pasur një konfikt mes familjeve Llanaj dhe Shkreta, për motive të dobëta. Duket se dy vëllezërit nuk janë mjaftuar me konfliktin fizik që ka pasur një natë më parë mes dy fqinjve dhe kanë vendosur të hakmerren duke qëlluar me breshëri automatiku drejt automjetit ku udhëtonte shtetasi Muharrem Llanaj. Plumbat i kanë marrë jetën vogëlushit 9 vjecar që udhëtonte me xhaxhain e tij.
Ndërkaq policia ka rrethuar të gjithë zonën dhe po kryen kontrolle të imtësishme për të bërë të mundur kapjen e autorëve të këtij krimi.

Marre nga Shqiptarja.com
 
Titulli: Kurbin, breshëri automatiku ndaj një makine, vdes fëmija

Burri i lige, burrat pa koqe, gjuajne me arme ne femije :(:espuls::espuls:
 
Titulli: Kurbin, breshëri automatiku ndaj një makine, vdes fëmija

Sa njerez pa shpirt qe jane, gjynah femija ...dhe neper filma qe kemi pare kur jane femijet ne mes nuk ndodhin kto gjera
 
Titulli: Kurbin, breshëri automatiku ndaj një makine, vdes fëmija

Sa njerez pa shpirt qe jane, gjynah femija ...dhe neper filma qe kemi pare kur jane femijet ne mes nuk ndodhin kto gjera

eh moj Ida ,,,si eshte ajo fjala ... filmat me te tmerrshem i shkrua realiteti :(
 
Pe: Kurbin, breshëri automatiku ndaj një makine, vdes fëmija

Duhet me patjeter denimi me vdekje...
 
Pe: Kurbin, breshëri automatiku ndaj një makine, vdes fëmija

Njerez kot,mos befshin hajr kurr...
 
Titulli: Kurbin, breshëri automatiku ndaj një makine, vdes fëmija

Vrasja e fëmijës në Kurbin, arrestohet njëri prej autorëve

makina_mamurras1-300x211.jpg


Ka përfunduar në prangat e policisë një prej vëllezërve Shkreta, si i dyshuar për atentatin e ndodhur në Fushë-Mamurras, ku mbeti i vrarë një fëmijë 9-vjeçar si edhe është plagosur një 62-vjeçar. Burime policore kanë bërë të ditur se është arrestuar shtetasi Ditmir Shkreta, 33 vjeç, dhe është shpallur në kërkim autori tjetër i krimit, vëllai tij, Altin Shkreta.

Vëllezërit Shkreta u kishin dalë në pritë familjes Llani, duke zbrazur një breshëri plumbash kallashnikovi në drejtim të automjetit me të cilën po udhëtonte 62-vjeçari Muharrem Llani, ku plumbat nuk kursyen jetën e vogëlushit 9-vjeçar, nipit të Muharremit. Ngjarja u shënua një ditë më parë, rreth orës 14:00, në kohën kur Muharrem Llani po shoqëronte me automjetin e tij tip Volkswagen me targa AA 141 BF, nga Mamurrasi, në fshatin Shpërdhet ku banonte, kunatën dhe nipin që kishte dalë nga shkolla.

Plumbat kanë përshkuar automjetin, duke vrarë vogëlushin 9-vjeçar Indrit Llani në prehrin e nënës së tij, e ndërsa kanë lënë të plagosur rëndë 62-vjeçarin Muharrem Llani. Mjeti ka lëvizur të paktën rreth gjysmë kilometri nga vendi i atentatit, pasi Llanaj ka arritur të largohet ashtu i plagosur, duke kërkuar ndihmën e banorëve në afërsi të një lokali, ndërsa atentatorët u larguan nga vendi i ngjarjes.

Policia shpalli në kërkim vëllezërit Altin dhe Ditmir Shkreta, përkatësisht 29 dhe 33 vjeç.
Ndërkohë sipas policisë, shtetasi Ditmir Shkreta lëvizte edhe me identitete të tjera (Vladimir, Alban etj), pasi i janë gjetur 5 pasaporta me identitete të ndryshme.

Në orët e vona të mbrëmjes është arrestuar njëri nga vëllezërve, pikërisht Ditmir Shkreta, rreth 33 vjeç. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre janë dhe sekuestruar edhe 3 armë zjarri, njëra prej të cilave dyshohet të jetë kryer edhe krimi ku mbeti i vrarë 9-vjeçari, dhe u plagos 62 vjeçari, i cili ishte edhe objekti i këtij atentati, ndërsa ka shpëtuar nëna e vogëlushit, që pa me sy vdekjen e të birit.

Burime nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Lezhës kanë deklaruar se ngjarja mund të ketë ndodhur për hakmarrje. Policia ka shoqëruar disa persona si dhe ka marrë dëshmitë e parë, në të cilat është pohuar se dy ditë më parë, Muharrem Llani, së bashku me vëllanë e tij, ishin konfliktuar me vëllezërit Shkreta, duke i rrahur barbarisht këta të fundit, ngjarje kjo që kishte ndodhur në qendër të qytetit të Mamurrasit.

Ky sherr i nisur dy ditë më parë me konfrontime fizike, ka degjeneruar të martën pasdite me përdorimin e armëve të zjarrit, ku mbeti i vrarë një fëmijë i pafajshëm.

Forca të shumta policie janë angazhuar për arrestimin e autorëve, njëri prej tyre është ndaluar në orët e vona të së martës, ndërsa po punohet për kapjen e 29-vjeçarit Altin Shkreta.

Ky është krimi i dytë i rëndë që ndodh në Kurbin brenda pak muajsh, pasi në fshatin Zhej pak muaj më parë, si pasojë e krimit në familje, babë e bir vranë vajzën dhe plagosën vëllanë. / Lindita Kokaj

Burimi:Shekulli
 
Titulli: Kurbin, breshëri automatiku ndaj një makine, vdes fëmija

Jane cmendur fare....
Si mund te qellosh me bresher fishekesh? Apo qello ke te kapesh, se ti duhet te shfrysh nervat!!!!!!

Sa mire do ishte te zhduknin armet se dita dites po i shtonje nr e krimeve...
 
Back
Top