Kur Zoti beri gruan ishte dita e tij e gjashte e punes..!

Lauri

Anunnak
Kur Zoti bëri gruan ishte dita e tij e gjashtë e punës, duke punuar, shfaqet një ëngjëll e i thotë: ''Përse po punon kaq gjatë për të bërë këtë?'' Dhe Zoti përgjigjet: ''A e ke parë formularin e aftësive që zotëron? Duhet të jetë tërësisht e pastër por jo prej gome, ka 200 pjesë të lëvizshme e të gjitha të zëvendësueshme e funksionon me kafe e me mbetjet e drekës, ka një prehër ku mund të qëndrojnë dy fëmijë njëkohësisht, e ka një puthje që mund të kurojë gjithçka, nga një gju i vrarë deri tek një zemër e thyer, dhe ka gjashtë palë duar.'' Engjëlli ishte i çuditur nga nga gjithë këto dhunti që gruaja zotëronte: ''Gjashtë palë duar! Nuk është e mundur!!!'' ''Problemi nuk janë duart por tre palë sytë që nënat duhet të kenë'' - u përgjigj Zoti. ''E gjitha kjo në një model standart?'' - pyeti ëngjëlli. Zoti pohoi me kokë, ''Po, një palë sy duhen që të mund të shohë përmes një porte të mbyllur duke i pyetur fëmijët se çfarë po bëjnë dhe pse e di. Një palë të tjerë janë në pjesën e pasme të kokës për të parë gjëra që ka nevojë ti njohë dhe pse askush nuk mendon se duhen, dhe një palë të tjerë ndodhen në pjesën anësore të kokës. këta kërkojnë fëmijët e humbur e ju thonë atyre se i kupton e i do sidoqoftë, pa pasur nevojë të thotë qoftë dhe një fjalë. Engjëlli u përpoq të ndalë Zotin. Kjo është një ngarkesë tepër e madhe për gruan! "Dëgjo dhe mbetjen tjetër të zotërimeve" -protestoi Zoti. Kurohet vetë kur është e sëmurë e mund të ushqejë një familje me çdo gjë, mund të bëjë që një fëmijë 9 vjeç të qëndrojë në dush. ثngjëlli u afrua dhe preku gruan. "por e ke bërë tepër të butë Zot" "Ajo është e butë dhe e ëmbël" - tha Zoti "Por në të njëjtën kohë e kam bërë dhe të fortë. Nuk e ke idenë se sa rezistuese mund të jetë dhe sa mund të durojë." "Mund të mendojë"- pyeti ëngjëlli. Zoti u përgjigj: "jo vetëm do jetë e zonja të mendojë, por edhe të arsyetojë, të ndërmjetësojë. ثngjëlli vuri re diçka, u zgjat e preku faqen e gruas; "duket sikur ky model ka humbje, jua thashë që jeni përpjekur ti vendosni shumë gjëra" "Kjo nuk është një humbje" vuri në dukje Zoti "ky është një lot" "E përse duhet loti?" - pyeti ëngjëlli. Zoti u përgjigj: " lotët janë mënyra me të cilën shpreh gëzimin e saj, dhimbjen e saj, dritën e saj, krenarinë e saj'' Engjëlli ishte i mahnitur, ''Je një gjeni Zot, ke menduar vërtet për gjithçka, meqë gratë janë vërtet të mrekulueshme.'' Dhe shtoi:''Gratë kanë një forcë që i mrekullon burrat. Rrisin fëmijët, durojnë vështirësitë, mbajnë pesha të rënda, heshtin kur do donin të ulërinin. Këndojnë kur do dëshironin të qanin. Qajnë kur janë të lumtura e qeshin kur janë nervoze. Grinden për atë që besojnë. Ngrihen kundër padrejtësive, nuk pranojnë një ''JO'' si përgjigje kur besojnë se ekziston një zgjidhje më e mirë. Kur janë ngushtë blejnë këpucë të reja për fëmijët e jo për veten. Shoqërojnë tek mjeku një mik të frikësuar. Duan pa kushte, triumfojnë. Kanë zemrën e copëtuar kur vdes një mik, vuajnë kur humbasin një pjesëtar të familjes por arrijnë të jenë të forta edhe kur nuk ka më asgjë ku të marrin energji. E dinë që një përqafim dhe një puthje mund të riparojnë një zemër të thyer. Gratë janë bërë në të gjitha masat, format e ngjyrat. Administrojnë, fluturojnë, ecin ose të dërgojnë një email për të thënë se sa të duan. Gratë bëjnë më shumë se sa të transmentojnë dritën, sjellin gëzim dhe shpresë, mirësi dhe ideale. Gratë kanë gjëra pa fund të thonë e të japin. Po, zemra e gruas është e mrekullueshme.
/pa autor,copypaste

Poshte maskilizmi. W femrat, meritojne te adhurohen ne vend te Zotit..;)
femra_zpsb800aa9f.png
 
Titulli: Kur Zoti bëri gruan ishte dita e tij e gjashtë e punës..!

po normal se te shtaten e la shtatzene .

kryevepra ben zoti dhe kush ka dhuntine ti zotohet gjerave.kur nisin me demek ,gjerat gjejne ndonjehere dhe perqasje.
nje portret timin do deshiroja te me dedikohej jo me shume .Po e le ne dore te ankandit te forumit pastaj klasifikimin e vepres dikush mund te ndermarre.
 
Titulli: Kur Zoti beri gruan ishte dita e tij e gjashte e punes..!

Mire qe qenka vendosur tek tregimet kjo, mesazhi eshte i bukur, por menyra si e ka vene autori anonim eshte sh e gabuar...
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Kur Zoti beri gruan ishte dita e tij e gjashte e punes..!

prandaj une e paskam te shtunen si dite pushimi lool
 
Titulli: Kur Zoti beri gruan ishte dita e tij e gjashte e punes..!

Po pra.... Zoti u lodh si puna jone dhe ditet e shtat e beri pushim!
Pse Zoti lodhet!??? Po engjejt ne ke dite i ka krijuar?
Kurjoziteti me shtyn te dije nga kush legjendat e shumta eshte marre kjo... nga testamenti i vjeter, genesi, nga shkrimet e vjetra persjane "Zend-Avesta", nga Babilonezet qe e njihnin legjenden e krijimit te njerezimit reth njemije e peseqind vjet me pare se ebret.... nga egjyptjanet, greket e lashte, indùt apo kinezet "Chi- King". Po nuk mbarrojne se dhe banoret e Madagaskarit kan nje legjende afersisht te tille e perngjashme me krijimin...

Sa per frazen: ""Poshte maskilizmi. W femrat, meritojne te adhurohen ne vend te Zotit.."" :qerpiku:
Ktu ta mbeshtes mendimin, meshkujt qe ven ne origjinen e tyre.... heheh :plazh:e pabesueshme por ja qe ndoth. Nuk eshte per tu çuditur qe ne lashtesi principi femeror shihej si nje forze kozmike. Shum popuj mendonin qe bota ishte krijuar nga perendi femerore. Disa mendonin qe femrat, si perendite femerore e krijonin vet jeten sepse nuk e kishin kuptuar akoma qe lindjet kishin lidhje me raportet seksuale. Femrat adhuroheshin per te treguar qe kishin frik "Perendine Femerore" dhe ne art trupi femeror eshte pare gjithmon si nje simbol i fuqishem lindjeje dhe rilindjej.Kjo fuqi kriimi i femrave figurohej shpesh here me statuja te vogla me gjokse, bark, bel dhe vagina te theksuara. Keto statuja jane gjetur ne vende te ndryshme dhe tregon se ka qene nje kohe ne te cilen femrat ishin "objekt" adhurimi qe perkthehet ne autoritet politik dhe socjal qe ato kishin. Pasi meshkujt u civilizuan adhurimi i Perendeshes u zbeh me kalimin e kohes deri sa arriti fundin ku me pas lindi idea qe ishte vetem mashkulli dhe jo femra qe krijonte jeten.Ehhh ne femrat sa potencial qe kemi... ta dinin te gjitha do ishte mrekulli!

Ps; Me eshte thene qe duhet te tregon ku i marre materialet qe shkruaj, perveç postimit "C'fare ndoth saktesisht ne date 25 Dhjetor?" te cilin e kam perkthyer nga interneti, saktesoj qe shkrimet ku ka lidhje me fete jane frut i kujteses se shum librave qe kam lexuar.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Kur Zoti beri gruan ishte dita e tij e gjashte e punes..!

Nese zoti ka krijuar dicka ma tbukur se femra, ai ateher e ka mbajtur per vete :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top