Kur u bë ofendues “gishti i mesit”?

GLOOM

Catch me if you can...
Këngëtarja britanike M.I.A ishte e ftuar në finalen e Superbowl-it. Gjatë këndimit ajo u tregoi gishtin e mesit fansave të shumtë që ndodheshin në stadiumin e mbushur plot e përplot. Gjesti detyroi organizatorët t’u kërkojnë ndjesë të gjithë spektatorëve të pranishëm në stadium dhe atyre që e panë nga ekran.

Por përvec kësaj, gjesti ka çelur një polemikë në Shtetet e Bashkuara dhe Britani, ku janë përfshirë gazetarë, këngëtarë e madje edhe historianë…të gjithë duke u munduar të argumentojnë se ku qendron “ofendimi” kur tregohet gishti i mesit.

Sipas antropologut Desdemond Morris, “gishti i mesit” është një ofendim mijëra-vjecar, që nuk ka lindur as në Nju Jork, as në Londër, por në Athinën e Lashtë. Morris thotë se “babai i gjestit ofendues” është filozofi i lashtë grek, Diogjeni i cili kur u pyet nga një grup vizitorësh se cfarë mendimi kishte për oratorin Demosteni, u tregoi gishtin e mesit të pranishmëve dhe u tha: Ja cfarë mendoj për të!

“ثshtë njëri prej ofendimeve më të vjetra që i ka mbijetuar kohës”, thotë antropologu Morris.
Burimi T/CH
 
Titulli: Kur u bë ofendues “gishti i mesit”?

Shum interesante :D

hahaha... ne fakt , ne fakt sme habit sikur kete veprim ta ket bere Diogjeni i pari, duke pasur parasysh qe e konsiderojne si
një njeri tejet cinik, i cili ne menyre krejtesisht të pavullnetshme krijoi një model të pazevendesueshem, ate te filozofit shkatarraq, i cili nuk pyeste për rregullat e shoqerise.
nuk lane gje pa shpikur keta grekerit :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top