Arfenilla
Themelues i Forumit
Zenije Zekaj është votuesja më në moshë e Kosovës. Deçanasja i ka bërë 128 vjet këtë prill, po qe se është e saktë lista e votuesve e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
E lindur më 20 prill të vitit 1885, Zekaj do të ishte edhe personi më i moshuar në botë po qe se do të konfirmohej mosha dhe fakti nëse ajo është ende gjallë.
Sipas Librit të Guinnessit, personi më i moshuar në botë ishte Jeanne Loise Calmet, e cila ka vdekur më 1997 në moshën 122 vjeçare.
Zekaj është është listuar si votuese potenciale në këto zgjedhje, ndërsa ndodhet në mesin e 2 mijë e109 njerëzve të lindur më 1913, ose më herët, shumica e të cilëve kanë më shumë se 100 vjet.
Gazeta Jeta në Kosovë verifikoi këtë çështje dhe zbuloi se Zekaj është caktuar të votojë në fshatin Carrabreg të Deçanit, por deri në orën 14 ajo nuk ka shfrytëzuar të drejtën e saj për të votuar.
Sipas të gjitha gjasave Zekaj dhe shumica e këtyre votuesve janë të vdekur. Regjistrimi i Popullsisë i kryer më 2011 vuri në pah se 101 njerëz i kanë 100 ose më shumë vjet.
Gazetës Jeta në Kosovë iu deshën më shumë se një orë e gjysmë për t’i nxjerrë këto të dhëna nga listat e votuesve për 38 komuna, të cilat janë në dispozicion në formën elektronike në formatin Adobe Acrobat. jeta ne kosove