Kresha
A pretty face can never trick me
Të gjithë mund ta kemi provuar ndonjëherë në jetë atë momentin e sikletshëm kur një nga miqtë tanë, për të cilin kemi pëlqim mund të na ketë thënë “të dua si shok/shoqe”. Në këtë pikë mund të jemi dëshpëruar, por ka një zgjidhje për të dalë nga “friend zona”, mjafton të ndiqni me përpikmëri këto këshilla.
Hapi i parë: filloni të jepni shenja
Ndoshta miku juaj mund të mos e ketë kuptuar që ju e pëlqeni, ndaj dhe duhet të filloni t’i jepni sinjale. Ndoshta ndonjë shaka, ose ndonjë puthje si pa dashje mund të funksionojnë. Duhet ta provoni, pasi nuk i dihet mbase dhe shoku, apo shoqja mund të ndiejë të njëjtën gjë për ju.
Hapi i dytë: Ndryshoni pamjen
Ndoshta mund të duket si një veprim që do t’u nxjerrë nga natyra juaj, por në mënyrë që të bini në sy të “shokut” në fjalë, duhet të ndryshoni pak stil dhe të mos jeni aq të shkujdesur krah tij. Ky veprim i juaji do të bëjë që personi që pëlqeni të fillojë t’ju shohë edhe si diçka tjetër dhe jo vetëm si shok, ose shoqe.
Hapi i tretë: Mundohuni ta bëni xheloz/e
Dihet që xhelozia është një armë e pagabueshme nëse do të marrësh vesh në të pëlqen dikush, ose jo. Kështu nëse dëshironi vërtet të dilni nga friend zona, mjafton ta bëni pak xheloz “shokun” ose “shoqen” në fjalë. Edhe nëse mund të mos ketë pëlqim për ju do të fillojë ta intrigojë ideja.
//revistavip