Kur të thonë “të dua si shoqe”

Kresha

A pretty face can never trick me
friendzone-mujeres-hombres-solo-amigos.jpg
Të gjithë mund ta kemi provuar ndonjëherë në jetë atë momentin e sikletshëm kur një nga miqtë tanë, për të cilin kemi pëlqim mund të na ketë thënë “të dua si shok/shoqe”. Në këtë pikë mund të jemi dëshpëruar, por ka një zgjidhje për të dalë nga “friend zona”, mjafton të ndiqni me përpikmëri këto këshilla.
Hapi i parë: filloni të jepni shenja
Ndoshta miku juaj mund të mos e ketë kuptuar që ju e pëlqeni, ndaj dhe duhet të filloni t’i jepni sinjale. Ndoshta ndonjë shaka, ose ndonjë puthje si pa dashje mund të funksionojnë. Duhet ta provoni, pasi nuk i dihet mbase dhe shoku, apo shoqja mund të ndiejë të njëjtën gjë për ju.
Hapi i dytë: Ndryshoni pamjen
Ndoshta mund të duket si një veprim që do t’u nxjerrë nga natyra juaj, por në mënyrë që të bini në sy të “shokut” në fjalë, duhet të ndryshoni pak stil dhe të mos jeni aq të shkujdesur krah tij. Ky veprim i juaji do të bëjë që personi që pëlqeni të fillojë t’ju shohë edhe si diçka tjetër dhe jo vetëm si shok, ose shoqe.
Hapi i tretë: Mundohuni ta bëni xheloz/e
Dihet që xhelozia është një armë e pagabueshme nëse do të marrësh vesh në të pëlqen dikush, ose jo. Kështu nëse dëshironi vërtet të dilni nga friend zona, mjafton ta bëni pak xheloz “shokun” ose “shoqen” në fjalë. Edhe nëse mund të mos ketë pëlqim për ju do të fillojë ta intrigojë ideja.

//revistavip
 

Attachments

  • friendzone-mujeres-hombres-solo-amigos.jpg
    friendzone-mujeres-hombres-solo-amigos.jpg
    36.2 KB · Shikime: 1
  • friendzone-mujeres-hombres-solo-amigos.jpg
    friendzone-mujeres-hombres-solo-amigos.jpg
    36.2 KB · Shikime: 1
/e merr perdore shokun dhe i thote 'ec shkojme shofim 1 film ne kinema' dhe se vret mendjen hiç per strategjirëra e gjëra! :p
 
E vetmja gjë negative mund të jetë që të prishet ajo ‘dashuri miqësore’ nëse njëra palë nuk ka ndjenja ndryshe. Tani, a ja vlen të rrezikohet me një estimate 50%?
Unë nuk do e bëja hapin e parë ?
 
Kur te thone te dua si shoqe duhet ti thuash sdu te kem te bej fare me ty edhe tja fusesh vrapit.
Po kur ja themi ne dikuj?
Të kemi të njëjtat pritshmëri, thua? ?
 
Po kur ja themi ne dikuj?
Të kemi të njëjtat pritshmëri, thua? ?
Jo jo vetem kur ndodhin keqkuptime.
Te gjith kemi shoqe ose anasjelltas qe flasim shprehemi, sdo te thot qe duhet me lind sesban dashuria.
 
Po pse ti me tere shoqet puthesh keshtu me dashje padashje?:p

Shyqyr me Covid tani ste puth me njeri e te doj :p
Mvaret ??? nqs rrëshqet rrëshqet hellu përpjetë ti ?
 
Nese shoqja ime do me propozonte nje gje te tille ..... do skuqesha shume dhe nuk di se çfare do beja ! ?

Po me mire te vdes fare sesa te lej ate te me propozoje (propozoj vete i pari, direkt) ?.
Kam nja 100 shoqe deri tani dhe seciles i kam propozu nja 10 here. Nuk humb gje te pakten. E kshu vazhdo historia ahahhahahhahhaaaa (@Endrra sot me ka kapur e qeshura, ta dish prej teje ???)
 
Nese shoqja ime do me propozonte nje gje te tille ..... do skuqesha shume dhe nuk di se çfare do beja ! ?

Po me mire te vdes fare sesa te lej ate te me propozoje (propozoj vete i pari, direkt) ?.
Kam nja 100 shoqe deri tani dhe seciles i kam propozu nja 10 here. Nuk humb gje te pakten. E kshu vazhdo historia ahahhahahhahhaaaa (@Endrra sot me ka kapur e qeshura, ta dish prej teje ???)
Jo jo mu mos bej gabim me thu gje se ste flas me goje me .. me humb si shoqe pastaj ?
 
Keto sipadashje 90% kane sukses
 
Pse çuditeni o njerez une kam patur 2 shoqe ne shkolle qe i doja si motra, edhe sot qe jane bere familjare, kur vijne nga emigracioni mblidhemi per kafe e dreka . Ne shqiptaret jemi te çuditshem, ngaterrojme marredheniet shoqerore me ato seksuale!
Do i kesh pas te shemtuta se ska mundesi :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top