Kur të detyrojnë të vetëvritesh (VIDEO)

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Vëmendja e mediave dhe opinionit ndërkombëtar është zhvendosur tek fluksi i emigrantëve dhe ajo që ndodh çdo ditë në vendburimin e këtij fluksi është lënë në hije.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Realiteti i përditshëm i atyre sirianëve që kanë mbetur ende në vendlindje është lufta dhe frika e vdekjes nga momenti në moment dhe këtë e tregon më së miri një video e hedhur në internet nga një grup ekstremist i lidhur me Al Kaedan.

Në video shihen disa luftëtarë xhihadistë që i japin përshëndetjen e fundit “martirit” të radhës; një adoleshenti uzbek që merr përsipër të drejtojë një autoblind të mbushur me eksploziv drejt bazave të armikut në frontin e luftës.

Sipërmarrja vetëvrasëse e të riut uzbek nuk rezultoi aq e thjeshtë sa ai e kishte menduar. I vënë përballë vdekjes, adoleshenti përlotet në momentin kur futet në autoblind.

Pak sekonda më vonë, në video shfaqen planet, që tregojnë momentin e shpërthimit. Adoleshenti ja doli mbanë në misionin e tij vetëvrasës duke lënë pas shtëllunga tymi të ngritura në qiell, shkatërrim dhe ndoshta dhjetra viktima veç vetes.

/ Top Channel
 
Titulli: Kur të detyrojnë të vetëvritesh (VIDEO)

Eh, femijet ushtar jane pjesa me trime e luftes dhe me e keqperdorura :mah:
 
Titulli: Kur të detyrojnë të vetëvritesh (VIDEO)

Me renqethet lekura kur e mendoj se nje femije te vritet pafaj...merr e hyp vet ne ate tenk nese mendon se ashtu duhet dreqi te marrt...eshte gjynah se si i bindin ose ndoshta edhe nuk u len zgjidhje... felliqesirat e dreqit...Zoti ua dhent hakun, te poshter...
 
Titulli: Kur të detyrojnë të vetëvritesh (VIDEO)

dhe te mendosh qe gjithcka behet per numra..... per me shume zero ...e gjithmone shtresa e pafajshme paguan...sakrifikohet e themi ne qe sjemi "kanibal"(mbase nuk ham mishin njeri tjetrit por jua coptojme) ...:(
 
Titulli: Kur të detyrojnë të vetëvritesh (VIDEO)

E para te ju vije turp qe na sillni gjera te tilla, Jo inkurajuese/pozitive/edukuese , ne nje forum Shqiptar ku konsiderohet te jemi te civilizuar . Videoja Jo Vetem qe eshte shqetesuese, Por as nuk eshte e perkthyer ne shqip- e gjitha c'fare kuptoj eshte Allahu Ekberr .

Gjithsesi ... Kush e detyroi te vetevritet? Me leri te kuptoje qe kishte vendosur te binte hero ne emer te Allahut? Nuk pashe gjekundi dhune & force - te detyruar!?
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top