Kur SHBA viziton Shqipërinë, 220 minutat e Tiranës me Klintonin

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
timthumb.php

Entela Resuli
-Mbeta në ashensor. Nuk e ngrinte automatin Doshja, administratori i pallatit dhe këtë e bënte për çështje sigurie: "prit të kalojë skorta" - thoshte. Kjo situatë personale më ndodhi dje, ndërsa nisesha për në punë. Mëngjesi i djeshëm gjithçka në Tiranë e gjeti të paralizuar. Vizita e Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, bëri që të gjithë të jetonin një ditë pushimi, dashje pa dashje. Kishte nga ata të revoltuar që shfrynin rrugës me çadër në dorë duke menduar, se kishin për të bërë kilometra të tëra për të shkuar në vendin e punës. Ndërsa në momentin që Hillari shkon në parlament, probabiliteti për të kaluar te “Rruga e Elbasanit” ishte zero përqind. Për të mos folur për atë që njihet, si “pallati me shigjeta”, ku rruga u bllokua që në orën 09:00 të mëngjesit. Ora ishte 10 e 40 minuta, vizitorja ameri- kane u gjet në Aeroportin e Rinasit, ku në mënyrë modeste zbret shkallët e avionit duke mbajtur një çadër të zezë në dorë dhe shkel tokën shqiptare. ثshtë hera e parë për të, që vjen në vendin tonë. Sapo avioni filloj të dukej në qiell, ashtu mes reve, Tirana u dalldis. Trafiku, trafik e shumë shi, shi. Rrugë të bllokuara. Punë të lëna pezull. Ajo niset nga Rinasi... Hyrja e saj në Tiranë boshatisi tërësisht rrugët. Policë rrugorë, civilë, por edhe të ndërhyrjes së shpejtë, presin kalimin e eskortës dhe më pas fillojnë e flasin me njëri-tjetrin. Edhe pse shiu binte litar, nuk kishte asnjë shitës ambulant çadrash në rrugë. Shitja e tyre ishte ndaluar rreptësisht! Pak metra larg vijës së verdhë të Tiranës, jeta ka vazhduar normalisht. Kanë parë në televizor vetëm një dalldisje masive, për ardhjen e Sekretares Amerikane të Shtetit në kryeqytet. Kjo e enjte ka qenë një ditë pushimi për institucionet shtetërore, por edhe një pengesë për ato private
اadra e Hillarit
Donaldi thotë: “Ka lezet mo vlla! Tjetra, Sekretare (Grua) e Shtetit më të fuqishëm të botës e mbante vetë çadrën, në mes të shiut”!. Do thoni ju, nuk u gjend një burrë t’i mbante çadrën zonjës Klinton, por jo, askush nuk e beson këtë, ndoshta ajo ka dashur vetë, të dal ashtu në mënyrë sportive...
Katër sekretarët amerikanë që kanë shkelur në Tiranë
Kjo nuk është hera e parë, që një zyrtar i lartë i SHBA-ve mbërrin në Tiranë. Përveç vizitës historike të Presidentit George Bush, më parë tre Sekretarë të tjerë të Shtetit kanë qenë në Tiranë. Sigurisht që vizita më historike është ajo e James Baker, në vitin 1991. atëherë kur Shqipëria ende nuk kishte dalë plotësisht nga diktatura 45-vjeçare komuniste, mbërrinte për herë të parë një zyrtar amerikan, i cili u prit në mënyrë madhështore nga shqiptarët. Më pas në vitin 1998 ishte Madeleine Albright që vizitonte Tiranën në një periudhë aspak të mirë për shqiptarët, të cilët vuanin ende pasojat e vitit të mbrapshtë 1997. Në majin e 2003-shit ishte Colin Poëell, krahu i djathtë i George Bush që kishte radhën për të mbërritur në Shqipëri, i cili për disa orë u takua me krerët më të lartë të qeverisë së asaj kohe. Ndërsa dje, muaji jubilar i shqiptarëve, nëntori, nis me vizitën e Hillary Clinton, e cila pas vizitës në Algjeri, Bosnjë dhe Kosovë, vizitoi edhe Tiranën.
James Baker
"Ishte një moment prekës për mua, por dhe edukues, sepse në Shqipëri dhe në vende të tjera të Europës Lindore pashë se ëndrra amerikane ishte një ëndërr universale, se njerëzit kudo kërkojnë një mundësi për të rritur fëmijët e tyre, t'i besojnë Zotit dhe të ndërtojnë jetë më të mirë për veten, me vlerat e tyre, jo të planifikuesve qendrore apo policëve sekretë çnjerëzore".
Colin Powell
"Kam dashur gjithnjë ta vizitoj Shqipërinë, duke patur në konsideratë ndjenjën e vjetër të miqësisë shqiptaro-amerikane dhe përpjekjet e Shqipërisë për të mbështetur politikën amerikane dhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara".
Madeleine Albright
Sekretarja amerikane kërkoi në Tiranë që shqiptarët të ndikonin për të ndihmuar dhe përkrahur popullin e Kosovës, me shpresën që ata të drejtohen nga toleranca dhe paralajmëroi çdo përpjekje për krijimin e Shqipërisë së Madhe apo Serbisë së Madhe.
Hillary Clinton
“Lidhjet tona janë forcuar dhe shumëzuar dhe kjo nuk është vetëm midis qeverive, por edhe popujve tanë. Populli amerikan dhe ai shqiptar kanë të njëjtën aftësi për të treguar aftësi. Ju, sikurse ne, keni qenë të vendosur për të qenë të lire për të ndërtuar një demokraci të gjallë dhe ekonomi të lulëzuar dhe për të krijuar një të ardhme paqeje dhe oportuniteti për të gjithë”./Shekulli
 
Back
Top