Mendimet tona kanë fuqi
I flasim vetes çdo ditë për pengesat dhe rrethanat që nuk na lejojnë të ndryshojmë, por nuk i flasim vetes se si bëhet më mirë, të jemi të dedikuar dhe të mos ndalemi në pengesa.
A duhet ta provoj përsëri? Koha do kalojë që do kalojë.
Gjithçka lidhet me mendimet që kalojmë çdo ditë në mendjen tonë.
Të fokusohemi dhe të mendojmë më shumë për sukses, të përfshihemi në zgjidhje, kjo do bëhet e përhershme nëse kontrollojmë fokusin tonë dhe në situata për zgjidhje do jemi të programuar për sukses.
Ndryshimi i fokusit, ndryshon qëndrimin tonë si e shikojmë jetën.
Me fokus, duke u përqëndruar dhe përsëritur një informacion apo veprim disa here do të mund ta bëjmë pjesë tonën. Kjo mund të ndodhë me vetëdije ose pavetëdije. Veprime e mendime me të cilat prezantohemi gjatë ditëve tona.
Kujtoj të rinj dhe jo vetëm, të cilët zgjedhin të jenë të lumtur. Duke udhëtuar në këmbë dhe duke eksperimentuar me të jetuarit në natyrë, do të më ngacmonte jeta që kanë zgjedhur të jetojnë për ca kohë.
Kur ndryshon fokusin si do ta shikosh jetën, të ndryshon dhe lumturia në jetë. Ne vendosim nëse jemi të lumtur.
Kur mendojmë të blejmë një makinë, na duket sikur ai tip, na shfaqet gjithnjë e më shumë në rrugë. Është thjesht fokusi jonë në atë periudhë.
Fokusohu në zgjidhje, sukses, lumturi dhe ato do të të shfaqen në rrugën tënde.
Emocionet, ngjarjet dhe përsëritja na ndikojnë nëndijen.
Një shembull i prekshëm ku ne nuk kemi më nevojë të sforcohemi për një ide apo veprim nëse e kemi bërë disa herë:
Me përsëritjet e shpeshta në TV në histori të shkurtra apo duke e mbështetur dhe me postera, ne bombardohemi.
Kur ne duam një produkt, ai na vjen i pari ndërmend, sepse ajo është e regjistruar në nëndijen tonë nga përsëritja. Ne nuk mendohemi, gjatë por në mënyrë automatike, nëndija na sjell atë zgjedhje.
Është emocioni i cili na sjell në kujtesë atë produkt kur duam të zgjedhim.
Pse të lejojmë të tjerët të luajnë me nëndijen tonë, kur ne mund të luajmë vetë me të, është më mirë dhe ia vlen.
Në një eksperiment disa pika uji u vendosën nën efektin e fjalëve: Të Dua, Faleminderit dhe Të urrej! U pa që kristalet e ujit nën mikroskop kishin forma të ndryshme. Pra, të ndikuara çdo herë nga fjalët dhe emocionet e caktuara ato kishin dhe format nga më të bukurat tek më të parregulltat, në rastin e atyre negative. Një kujtesë: trupi i njeriut thuhet se përbëhet nga 80% ujë.
“Një dhuratë që të është dhënë që në lindje është mundësia e zgjedhjes. Ti zgjedh në çfarë do të fokusohesh. Ti zgjedh çfarë mendimesh të lejosh të hyjnë në mendjen tënde dhe besoje apo jo, ti zgjedh si të ndihesh në çdo moment.” – Savy Wisdom
Pra, duhet menduar që suksesi është aty për ne duke na pritur. Kjo është një zgjedhje.
Duke zgjedhur ta mendojmë, ta kultovojmë suksesin, suksesi do të jetë zgjedhia e parë.
Por, ne nuk tentojmë të flasim me veten tonë me vetëdije, ashtu si bëjmë pa vetëdije duke i folur vetes 800 herë në ditë dhe më së shumti në negativitet se si nuk mund të arrijmë dhe jo për të parë si një person i tretë veten tone. Ne nisim menjëherë të analizojmë sjelljet dhe shkaqet për veprimet e dikujt tjetër, sikur të ishim agjentët e byros së hetimit, seksionit i profilizimit të kriminelëve. Unë ju ftoj të bëjmë deduksion të mendimeve dhe ndjesive që nisemi për të bërë ose vendosim për të bërë diçka.
Një mënyrë është duke bërë afirmime vetes dhe duke gjetur shembuj suksesi. Duke u informuar në çfarë na intereson në mënyrë konsistente.
Ky është si proçesi i programimit të një kompjuteri. Nëse nuk e programon me informacione, ai është thjesht një copë metalike e komplikuar. Informimi na bën që të gjejmë edhe zgjidhje, apo të na ngacmojë me ide të reja. Kjo mund të vendoset si një qëllim.
Nëse shohim kemi shumë mendime të imponuara, pra jemi programuar. Por, ka ardhur momenti të riprogramojmë veten ndryshe.
Pse nuk i krijojmë iluzion vetes që do ia arrijmë dhe të ndihemi besimplotë që do ta bëjmë. Ndërkohë, gjatë gjithë kohës jetojmë me iluzionin që 3 gjëra do na bëjnë të pasur apo do na rregullojnë marrëdhëniet tona shpejt. Ka prova që çdo gjë do djersë, punë mendore dhe fizike.
Pra, dy janë kryesore: mendimet e vetëdijshme dhe ndjesia që do ia dalësh.
“Oj arsye e gjorë, argumentet që i përdor për të më përgënjeshtruar mua, i merr sërish prej meje!”. Epikuri
Vetëm vendos dhe mos mendo se si do e arrish. Hapi i parë do të të tregoj rrugën.
Pra ky ligj mund të themi fillon me besimin, me ndjeshmerinë (si ndihemi, çfarë ndjejmë, kur mendojmë për qëllimin tonë) dhe imagjinatën (ta imagjinojmë atë çfarë duam si një film në mendjen tonë të realizuar, pa menduar mënyrën, hapat në detaje).
Daut Demaku: Durimi është besim dhe kultivojeni sepse ne kemi durim vetëm atëherë kur besojmë.
Kushtoji vëmendje vetes, ndërtoje veten; është të dashurosh veten.
Mos tento të ndryshosh botën, bota e madhe, ti i vogël – Daut Demaku
Nëse nuk i ke dhënë vetes, nuk ke çfarë t’i japësh botës. Njësoj sikur udhëzimi për oksigjenin në avion në rast aksidenti, nëse nuk ndihmon veten përpara me oksigjen nuk do jesh në gjendje të ndihmosh të tjerët.
Merr një vendim në këtë ditë, për të sprovuar veten dhe të refuzosh çdo besim limitues që mund të kesh për veten që mund të të ndalojë. Shiko te vetja dhe vendos në pikëpyetje hapësirat në jetën tënde ku mund të kesh dyshime mbi talentin dhe aftësitë. Mund të pyesim miqtë apo familjen nëse shikojnë ndonjë besim ndalues, pengues që mund të kemi.
/Bussines Magazine

Redaktimi i fundit: