Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kur një grua hesht…

Kur një grua hesht…
1591113226079.png


Gjithmonë ka qetësi para furtunës. Kur do të ndodhë një tërmet, ju nuk e ndjeni. Lëkundjet ndodhin në heshtje derisa, në fund, nuk ka më hapësirë për të lëvizur dhe asnjë heshtje për tu frenuar. Gratë janë të ngjashme, ato përdorin heshtjen si paralajmërim. Kur një grua hesht, kjo është për këto 11 arsye:

1) Po merr rrugën e duhur

Eshtë e lehtë të lejosh që gjuha të marrë avantazhin mbi mendjen dhe të thotë gjëra të dëmshme.

Edhe në zemërim e sipër, një grua mund të qëndrojë e heshtur sepse e di se po merr rrugën e duhur, përndryshe në të ardhmen do ta dëmtojë më shumë.

2) Po shërohet

Ajo është e lënduar. Dëshiron të tërhiqet dhe të shërohet. Vetmia e ngushëllon dhe ajo e di se do të jetë më mirë pasi të rrijë vetëm për një farë kohe.

3) Ajo dëshiron të jetë vetëm

Në të kaluarën ajo është përpjekur të shkojë tek të tjerët për këshilla dhe ka mësuar se përfshirja e tyre në problemet e saj, i bën gjërat më të ndërlikuara.

Ajo e di se e ka forcën të merret me problemet vetë, dhe kjo është pikërisht ajo që po bën.

4) Ka nevojë për kohë

Gjithçka është bërë shumë e lodhshme për të. Eshtë në limite të durimit dhe i duhet vetëm hapësirë dhe kohë.

5) Eshtë e angazhuar

Ndonjëherë, në realitet ajo është vetëm thjesht duke bërë gjërat e veta dhe ky është shkaku i heshtjes së saj.

Puna e saj është me të vërtetë duke shkuar mirë, bën takime me mike të reja, stërvitet gjatë mbrëmjeve.

6) Ka nevojë për ju

Ajo nuk di si t’ju kërkojë të jeni më të pranishëm, kështu që nuk thotë asgjë.

Kur ju shikon, ajo përcjell trishtimin e saj tek ju.

7) Eshtë duke marrë veten

Në vend që të debatojë, ose të vazhdojë betejën e atyre që kanë të drejtë dhe që duhet të bëjnë diçka, ajo hesht.

Eshtë e shëndetshme për të, që të zgjedhë betejat e veta, me gjërat e vogla mund të merret më vonë.

8) Ka nevojë për pushim

Nuk ka ikur përgjithmonë, por është vërtet e inatosur dhe ka nevojë për pushim.

Ajo do të kthehet, por tani duhet ta lini të qetë.

9) Po mendon shumë

Ajo është e shqetësuar për gjithçka.

Të kesh kaq shumë përgjegjësi mund të jetë problem.

10) Po bëhet e fortë

Ajo është mbështetje dhe prijëse për të gjithë. Kur ndodh diçka shkatërruese, i lëshon britmat e veta vetëm kur është në vetmi.

Ajo e di që të gjithë do të përfitojnë nëse vazhdon të ecë përpara.

Ajo është i fortë dhe i lejon gjërat të ndodhin, në mënyrë që të gjithë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.

11) Nuk di çfarë të thotë tjetër

Ndonjëherë nuk ka asgjë për të thënë.

Kur komunikimi ka arritur në një rrugë pa krye dhe dy njerëz nuk janë në gjendje të lidhen në asnjë mënyrë, nuk ka shumë për të thënë.

Nëse ajo ka provuare ka provuar të kapërcejë dhe asgjë nuk ka funksionuar, përfundimisht do të ndalojë së përpjekuri.



a.d. / dita
 
Kur nje grua hesht
Ajo flet me shume ateher .heshtja saj thot shume ...
 
Kur nje grua hesht..., jeni te lutur te mos e nderprisni, por ti shijoni ato pak çaste qetesie lool
Nga pervoj flet ti?
 
Heshtja është reflektim analizë e komunikimit.
 
Heshtja qe nuk heshte.
 
Kur hesht... dy jan gjerat: o kam rende ne dashuri dhe po shijoj cdo detaj te fytyres dhe zerit ose po mendoj "cfare po thot ky? A mund ti them qe po na can koken?!" ?
 
Ti bi me kok te shof se kush eshte me kokfort?!?

Jo se ashu ngelesh treçerek kulaçi se gjysem je ti lol..

Bjeri me ca t kesh n dore ose nga allatet ptauuuuu

Po e plase nga allatet esht njejt sikur makina djeg testat/Disk Freksioni/ ose dhjet Marshat
 
Jo se ashu ngelesh treçerek kulaçi se gjysem je ti lol..

Bjeri me ca t kesh n dore ose nga allatet ptauuuuu

Po e plase nga allatet esht njejt sikur makina djeg testat/Disk Freksioni/ ose dhjet Marshat

O kafsh ahahhaha
Ku ishe mcef gjith ket koh ?
 
nji mashkull i zgjuar e kupton shume mire qe HEshtja e nji gruaje
Do te thoje SHume gjera
 
O kafsh ahahhaha
Ku ishe mcef gjith ket koh ?

Une ktu jam,po pse Skerkon ti ide Brilante non e kolpa mia shema :D

Majt,djatht,korshe Haperkat mbaro hall lol allatet ne toke per rimont kapital biri botes..
 
Une them qe po ha.
Vetem atehere i mbyllet.

Menduat qe do thoja seksi oral eee,jojo as aty se qep ?
 
Heshtja vret ...dhe kur nje grua hesht vret
 
Ore nje gje nuk kuptoj me ju meshkujt une ?...Kur flasim ju ndiheni keq,edhe kur heshtim ju prape ndiheni keq...dhe thon pastaj ec e merr vesh femrat ??‍♀️
Ps : Kur nje femer hesht ?? :
Fryhet vjosa, derdhet buna,
skuqet semani dhe drini,
dridhet beu dhe zengjini,
se pas vdekjes ndriti jeta
dhe kudo gjëmon trumbeta.
ngrehuni dhe bjeruni,
korini dhe shtypini,
katundar' e punëtorë,
që nga shkodra gjer në vlorë!??
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back