Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kur "Mjaft" proteston kundër Fratinit, por jo kundër Bakoyannis

Bilderberg

Anëtar i ri
Kur "Mjaft" proteston kundër vizitës së Fratinit, por jo kundër
vizitës së homologes greke Bakoyannis.

Nga Kastriot MYFTARAJ

Kur ministri i jashtëm Italian Franco Fratini vizitoi Tiranën në
tetor të vitit të kaluar, Lëvizja "Mjaft" organizoi ndaj tij një
protestë arrogante në kulm. Pikërisht në kohën kur Fratini ndodhej në
selinë e kryeministrisë , në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" kaluan
makina të drejtuara nga aktivistë të lëvizjes, në të cilat makina
qenë vendosur altoparlantë të ngritur në kulm nga ku buçitnin këngë
fashiste. Lëvizja "Mjaft" pretendoi se me këtë protestë denoncohej
politika raciste e ndjekur nga qeveria italiane ndaj emigrantëve
shqiptarë në Itali. Në fakt, trajtimi që Italia, ashtu dhe u bën
shqiptarëve emigrantë në Itali, si dhe atyre shqiptarëve që kërkojnë
të vizitojnë Italinë, si kur në Romë janë në pushtet qeveritë e
majta, ashtu dhe kur janë në pushtet qeveritë e djathta është
krahasimisht shumë më i mirë se ai që Greqia u bën shqiptarëve. Në
Itali sot janë legalizuar dhe jetojnë e punojnë me dokumente të
rregullta rreth gjysmë milioni shtetas shqiptarë, ndërsa rreth 200
mijë të tjerë janë në procesin e legalizimit. Edhe kur në pushtet
janë qeveritë e djathta, të cilat ndjekin një politikë shtrënguese në
çështjen e emigracionit, për shqiptarët realisht bëhet një
diskriminim pozitiv në krahasim me emigrantët nga vendet e tjera.
Italia i ka legalizuar emigrantët shqiptarë pa u kërkuar që të
ndryshojnë kombësinë, siç bën Greqia.
ثshtë Greqia ajo që zbaton një politikë raciste, asimiluese, derisa
autoritetet greke ngjitin në faqet e pasaportave shqiptare të
shtetasve shqiptarë, me kombësi greke, të ashtuquajturë n "Adhio
dhiamoni" (leje qëndrimi me afat dhjetëvjeçar), për të cilën shkruhet
se u jepet shtetasve të huaj me origjinë greke (homogjenët) dhe
funksionon edhe si një vizë me afat dhjetëvjeçar. Adhio dhiamoni
vuloset dhe firmoset nga shefi i policisë greke të qytetit në Greqi
ku lëshohet ajo, dhe kjo vulë dhe firmë vendoset në pasaportën
shqiptare. Ky është një dhunim i të gjitha ligjeve ndërkombëtare,
pasi në pasaportën e një vendi kanë të drejtë të vulosin dhe firmosin
vetëm zyrat konsullore të vendit tjetër, kur venë vizën, si dhe
zyrtarët doganorë për hyrje-daljet. Por nuk duhet që një zyrtar i
policisë greke të bëjë veprime me pasaportën shqiptare, që e
shndërrojnë atë praktikisht në një dokument të lëshuar nga policia
greke. Këtë gjë mund ta bëjnë vetëm zyrtarët e një vendi okupator, në
një vend të okupuar. Të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë kombësinë
greke, si minoritarët, ashtu dhe ata që e kanë marrë pas vitit 1990,
me deklarime fiktive, kanë marrë dhe vazhdojnë të marrin adhio
dhiamoni, që u vendosen në pasaportat shqiptare. E megjithatë
Lëvizja "Mjaft" nuk protestuan për këtë çështje kur ministrja e
jashtme greke Bakoyannis vizitoi Tiranën vitin e kaluar, dhe nuk kanë
ndërmend të protestojnë as nesër kur Bakoyannis do të vizitojë
përsëri Tiranën.
Lëvizja "Mjaft" nuk protestoi gjatë vizitës së kaluar të zonjës
Bakoyannis dhe nuk ka ndërmend që të protestojë as nesër, për
politikën raciste që ndjek Greqia ndaj shqiptarëve, sipas vendimit të
qeverisë greke, të publikuar në 8 nëntor 2006, për t' u dhënë në
mënyrë masive shtetësinë greke shtetasve shqiptarë të cilët do të
deklarojnë para autoriteteve greke se kanë nacionalitet grek. Sipas
mënyrës se si është konceptuar ky vendim i qeverisë greke, çdo
shtetas shqiptar me nacionalitet shqiptar, pavarësisht nëse është
emigrant në Greqi, ose banon në Shqipëri, mjaft që të deklarojë se ka
nacionalitetin grek dhe të fitojë kartën e homogjenit, çka pastaj i
mundëson që të aplikojë për të fituar nënshtetësinë greke. Dhe ajo që
nuk thuhet por zbatohet në praktikë, është se kërkohet si kusht dhe
marrja e fesë ortodokse nga ana e joortodoksëve.
Qeveria greke përsërit vazhdimisht se në Greqi ka një milion
emigrantë shqiptarë, gjë që e bën për të potencuar tek shqiptarët
mitin se "Greqia po na mban me bukë!", të përhapur nga njerëzit e
Greqisë në Shqipëri, si dhe për të përhapur idenë disfatiste se
Shqipëria duhet të pranojë dominimin grek, ekonomik dhe politik,
ndryshe pasojat do t' i kenë këta shqiptarë të Greqisë. E vërteta
është se numri i emigrantëve shqiptarë në Greqi nuk është më ai i
fillimit të viteve nëntëdhjetë. Emigrantët shqiptarë të Greqisë, prej
vitesh janë duke u larguar nga ky vend ku paguhen më pak se kudo,
duke shkuar drejt vendeve të tjera europiane dhe SHBA-ve e Kanadasë,
siç na është treguar dhe në një emision "Fiks fare" ku minoritari
grek Filip اakuli, në rolin e gazetarit investigues zbuloi një rrjet
trafikimi grek që u shiste emigrantëve shqiptarë pasaporta për të
shkuar në vendet perëndimore. Qeveritë greke kanë prirjen që ta
paraqesin trefish më të lartë shifrën e shqiptarëve që gjenden sot në
Greqi dhe këtë e bëjnë për expedient politik, për të rritur
artificialisht peshën e Greqisë ndaj Shqipërisë, në sytë e
shqiptarëve dhe kancelarive perëndimore.


Sot realisht është Italia vendi që ka numrin më të madh të
emigrantëve shqiptarë, me rreth gjysmë milioni emigrantë shqiptarë të
legalizuar dhe me rreth gjysmën e këtij numri emigrantë klandestinë,
të cilët pritet që të legalizohen sipas ligjit të ri italian për këtë
çështje. Madje sot Italia është vendi ku ka më shumë shqiptarë, po të
mendosh se në Itali ka edhe mbi treqind mijë shqiptarë të tjerë nga
trojet shqiptare tej kufirit shtetëror, çka do të thotë se në Itali
ka mbi një milion shqiptarë. Italia nuk kërkon që t' i italianizojë
me dhunë shqiptarët, siç kërkon t' i helenizojë me dhunë Greqia.
Italia historikisht ka lejuar që komuniteti i hershëm shqiptar në
Itali, arbëreshët, të kultivojnë gjuhën e tyre, madje të kenë dhe
katedra universitare në shqip, si dhe tabelat e rrugëve në këtë gjuhë
në vendet ku përbëjnë shumësinë e popullsisë. Ndërsa në Greqia as që
bëhet fjalë që shqiptarëve t' u njihen të drejta të tilla, madje
Greqia nuk pranon as t' u kthejë pronat çamëve të dëbuar. Sot ka
linjë ajrore mes Tiranës dhe nëntëmbëdhjetë qyteteve italiane, me
gjysmën e të cilëve linja është e përditshme.
Cila është arsyeja që "Mjaft" ndjek një standard të dyfishtë në
raport me Italinë dhe Greqinë. Kjo ka vetëm një shpjegim, atë
se "Mjaft" është një vegël e shërbimit sekret grek, i cili e
kontrollon me anë të influencës së qarqeve të biznesit grek në
Perëndim dhe e përdor për të bërë subversion në marrëdhëniet e
Shqipërisë me Italinë. Kjo kuptohet dhe nga "Mjaft" ka bërë protesta
ndaj projekteve për biznesin italian në Shqipëri, duke i cilësuar si
të rrezikshme nga ana mjedisore, por nuk e ka bërë një gjë të tillë
p.sh. ndaj depozitave greke të naftës në portin e Durrësit, që në çdo
moment mund të shkaktojnë jo më një katastrofë mjedisore, por që mund
ta bëjnë Durrësin Hiroshimën shqiptare.
Në çdo vend sadopak serioz të botës, duke përfshirë dhe shumicën e
vendeve afrikane, në rast se një OJF si "Mjaft", e cila financohet
nga ambasada të huaja, do të bënte atë akt banditesk që bëri gjatë
vizitës së Fratinit në Tiranë, në tetor, ambasadorët që e financojnë
atë do të qenë dëbuar nga vendi brenda natës. Në protestën e "Mjaft"
ndaj Fratinit ishte njëlloj sikur të ishte ambasadori holandez,
protektori i "Mjaft". Në rast se shteti shqiptar nuk ka vullnet që të
zbatojë detyrimet e tij, atëherë shqiptarët e përgjegjshëm kanë të
drejtë që ta marrin në dorë këtë çështje dhe t' i dëbojnë nga Tirana
horrat si ambasadori holandez dhe protektorët e tjerë të huaj
të "Mjaft". Tashmë është e qartë se "Mjaft" po përdoret për të
ndaluar orientimin e ekonomisë së Shqipërisë drejt Italisë, çka po
ndodh sot, ndërsa deri para disa vitesh ekonomia e Shqipërisë ishte e
orientuar drejt Greqisë, gjë që u bë pas vitit 1997.
Pse nuk proteston "Mjaft" ndaj zonjës Bakoyannis për faktin se Greqia
e kushtëzoi ratifikimin e MSA të Shqipërisë me Bashkimin Europian, me
ndërtimin e varrezave për ushtarët grekë në territorin shqiptar.
Ditën e enjtë, në emisionin "Opinion" të Blendi Fevziut, Panajot
Barka tha me sinqeritet se ushtria greke që hyri në Shqipëri në vitin
1940, duke ndjekur ushtritë italiane, ishte një ushtri pushtuese, gjë
për të cilën Barka u kundërshtua nga Sabri Godo. Barka tha të
vërtetën se çdo ushtri që hyn në territorin e një shteti tjetër quhet
pushtuese, aq më tepër kur shteti, ushtria e të cilit kapërcen
kufirin, ka pretendime territoriale ndaj shtetit tjetër. Ndoshta
Barka u tregua kaq i sinqertë për faktin se ish-ambasadori grek në
Shqipëri, Karkabasis, në një takim minoritarësh para disa vitesh në
Derviçian i ka thënë Barkës se ti je jevg dhe jo grek. Këtë histori e
dijnë të gjithë në Dropull. Atëherë Barka rrëmbeu karrigen ta
qëllonte ambasadorin, por e mbajti ish-konsulli grek në Gjirokastër,
Janis Xhovas. Këto janë punët e grekëve në Shqipëri.
Në 11 shtator 2008, gjatë takimit të zonjës Bakoyannis me ministrin e
jashtëm të Serbisë, Jeremic, të dy palët u shprehën në një deklaratë
të përbashkët: "Prioritet do t' i jepet Korridorit Paneuropian
Dhjetë, një autostradë që do të lidhë Selanikun e Beogradin me
Europën Qendrore. Një autostradë me rëndësi të madhe për zhvillimin
ekonomik të rajonit. ثshtë në interesin tonë të ndërsjelltë të
përshpejtojmë procesin e ndërtimit të Korridorit Dhjetë". Greqia dhe
Serbia, duke pasur si prioritet Korridorin dhjetë janë kundër
korridoreve të tjerë që i bëjnë fqinjët, Shqipërinë, Kosovën,
Maqedoninë, të pavarur prej tyre, sic është Korridori Durrës-Kukës-
Prishtinë, apo edhe Korridori Tetë. Edhe në këtë çështje "Mjaft"
vepron në pajtim me interesat greke dhe serbe, duke kundërshtuar
ndërtimin e Rrugës Durrës-Kukës-Prishtinë , pavarësisht nga argumentet
që përdor. Argumentet e luftës kundër korrupsionit duken të
pabesueshme kur ka një standard të dyfishtë në trajtimin e Fratinit
dhe Bakoyannis.
#
 
Titulli: Kur "Mjaft" proteston kundër Fratinit, por jo kundër Bakoyannis

Nuk mendoj se Mjaft eshte vegel greke absolutisht...

Nese do te kerkosh gabime, nuk eshte e lehte te gjesh, por nuk me duket nisme e mire qe pikerisht ata te cilet po protestojne, tu imponojme edhe protestat ku ti drejtojne, ne qe jemi vetem teleshikues apo spektatore te heshtur...
 
Titulli: Kur "Mjaft" proteston kundër Fratinit, por jo kundër Bakoyannis

Shqiptaret nuk duhet ti besojne lojes se Bakojanis, te jemi te bindur dhe te vendosur per ti qendruar vigjilent grekeve.

asnjehere greqia nuk do njohe Kosoven per kete ve duart ne zjarr qysh tani, greket ne luften e kosoves u rreshtuan te gjith me Millosheviqin per spastrimin e shqiptareve atje.

asnje shqiptar nuk duhet ti besoje grekeve qofte i c'do lloj feje apo partije,
 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top